Grida Duma: Berisha nuk duhej të ishte as në listën e PD-së në 25 Prill

11 Nëntor 2021, 21:44Politika TEMA

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka shprehur nevojën që baza e demokratëve nuk duhet të çahet, por të jetë sa më e unifikuar. E ftuar në emisionin “Real Story” në News 24, Duma tha se Lulzim Basha ka pasur betejën të godasë tek demokratët me një profil dhe lidership ndryshe nga Berisha i cili ishte i paprekshëm.

Sipas saj pati një vështirësi nga Basha për krijimin e profilit të tij pasi prezenca e Berishës në PD nuk ishte pa influencë dhe impakt.

“Nga Lulzim Basha dhe një pjesë e jona nuk ka mungesë maturie. Me plus minuset tona jemi përpjekur të jetë e qete situata. Baza demokratë nuk duhet të çahet, të jetë e unifikuar. Kjo është një domosdoshmëri që i takon kryetarit të mbajë qetësi në këtë situatë. Koha kishte ardhur për të ndodhur kjo. Kjo mund të kishte ardhur edhe pas listës së zgjedhjeve të 2021-shit. Unë e kam thënë që statura e Berishën nuk përkon me kostumin e deputetit. Mënyra se si ka bërë opozitë Berisha është edhe ekstraparlamentare.

Nuk ka qenë petku i deputetit që e ka bërë të rëndësishëm në PD atë. Kjo po shkonte në absurd sepse kryetari i PD duheJ të krijonte profilin e tij. Lulzim Basha ka pasur betejën të godasë tek demokratët me një profil dhe lidership ndryshe nga Berisha i cili ishte i paprekshëm. Ka një paradosks të madh. Ai nuk mund të ishte thjesht një deputete. Ai vetë në kushtet e në politikani me përvojë të gjatë duhej të bënte një hap pas nëse do të donte që Basha të kishte peshën totale të vendimeve. Pati një vështirësi nga Basha për krijimin e profilit të tij. Basha e ka respektuar me besnikërinë më të madhe Berishën. 

Ajo që është e normalshme brenda një partie është se prezenca e Berishës aty nuk ishte pa influencë dhe impakt. Janë bërë disa disktutime në atë mbledhje. Ka pasur diskutime në atë mbledhje dhe Berisha nuk ka mbajtur qëndrim kundër. Vetë Berisha ka dalë nga Kuvendi dhe ka thënë se do e djegë mandatin. Që në listën e 2021 nuk duhet të ishte Berisha sepse e ka tejkaluar kostumin e deputetit. Basha duhet të thotë që vendimi i është i tij dhe e ka thënë qartësisht. Unë thashë që Basha deri në momentin e fundit nuk zgjodhi të bënë një kontrapedal…Kjo them unë mund të kishte ndodhur që me listën e 2021”– tha ajo.

4 komente në “Grida Duma: Berisha nuk duhej të ishte as në listën e PD-së në 25 Prill”

  1. Dursaku says:

    Sala nuk duhet te fuste ty grida lufka ne pd.ti je me patent.

  2. Tirona says:

    Ai ishte gabimi i pare, por gabimi i dyte qe nuk i falej Lulzim Basesh eshte qe nuk e perjashtoi nga PD kur Berisesh ju komunikua nga DASh shpallja non grada, por e la Berishen deputet te thjeshte …..

  3. Al Pacino says:

    Zgjedhjet behen akoma me lista si ne kohen e shokut Enver Hoxha Shqiperia vazhdon te shkoj rrumpalle per mese 30 vjete. H. E. Yuri Kim do t’ju bente shume ndere shqipetareve, meqe u jep mesim cdo dite drejtueseve qe kane mbetur ne Shqiperi, t’ju mesonte shqiptareve ABC e zgjedhjeve. Po vazhduat ti beni zgjedhjet me lista i keni garantuar edhe 30 vite te tjera si keto qe kane kaluar, keshtu qe Grida do te dale ne pension duke pare filxhanin e kafese nese doe te futet ne lista apo jo.

  4. Blerti says:

    Sigurisht qe jo. Duhet te ishin gra qe tradhetojne burrat se jemi parti e djathte, patjeter Grida.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje