"Më dhemb të shoh PD në këtë gjendje", Nard Ndoka shpall “non grata” Bashën

11 Nëntor 2021, 17:40Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka akuzuar Lulzim Bashën se ka shkelur marrëveshjen me PDK, dhe si pasojë përfaqësuesit e kësaj force politike nuk janë në Parlament.

“Normalisht që jo, ka një ftohje në ekstrem me kryetarin e PD, Bashën. Në një mënyrë të njëanshme ai ka shkelur marrëveshjen me Partinë Demokristiane, si pasojë e kësaj ne sot nuk jemi të përfaqësuar në Kuvendin e Shqipërisë. Basha është non grata për Partinë Demokristiane. Do jemi aleat me çdo kryetar të PD, përveç Bashës”, deklaroi Ndoka.

Më tej, ai është shprehur se Basha e ka humbur legjitimitetin si kryetar partie, ndërkohë shton se viktimë e Bashës tashmë është Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi.

“Më dhemb të shoh PD në këtë gjendje, por do të marrë një lloj, përgjigje me 11 dhjetor. Basha e ka humbur legjitimitetin e tij si kryetar partie, e ka humbur besimin tek anëtarësia, tek militantët e PD. Basha ka gjetur edhe një viktimë, këtë që ishte në konferencë shtypi po e bën lolo deri në fund. Ka vetëm 3-4 veta rreth vetes. Baza mbështet ‘Foltoren’ tashmë”, shtoi Ndoka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje