Nga Petrit Brokaj*
Kompozitori shqiptar, Limoz Dizdari, paska më shumë se 12 ditë që proteston i vetmuar para kryeministrisë sepse, aty në Ksamil të Sarandës, qendrën kulturore “Dea”, të cilës ai i ka dal zot në kohën e shkatërrimeve të qeverisjes së Sali Berishës dhe ku ka shpenzuar për funksionimin e saj, po ia marrin nëpërmjet një shitje që ka bërë Konfederata e sindikatave.
Jam në dijeni jo vetëm nëpërmjet mediave për konfliktin dhe protestën disavjeçare që ai ka për këtë veprim të padrejtë dhe kam qenë solidar me të edhe si artist, edhe si mik i vëllait tim, por edhe si një njeri që në kohën e raprezaljeve të Sali Berishës, e ka pirë edhe një kafe në shtëpinë time.
Ia kam përcjell këtë qëndrim edhe nëpërmjet disa miqëve të tij, me të cilët më shprehte shqetësimin dhe ankesën edhe për ndonjë të fisit tonë.
Edhe sot, edhe në këtë çast, kur po bëj këtë reagim, jam me të drejtën që ka z. Limoz për blerjen e këtij objekti si primar, gjithashtu jam me të që, kryeministri Edi Rama duhet të jetë më i përfillshëm ndaj shqetësimit që ka ky njeri edhe si qytetar, edhe si artist.
Kaq. Por, nëse do të ishte gjallë vëllai im,Sabiti, ish miku i z. Limoz, ndofta do të bënte edhe më shumë për të, sepse ai besonte naivisht tek ata që i vlerësonte si miqë. Por, ç’ka ndodhur?
Para dy ditësh, në një intervist që i ka dhën gazetarit Babaramo, në shprehjen e protestës së tij, në mënyrën më të papritur dhe aspak dinjitoze, përgojon ish mikun e tij, Sabitin, i cili sot nuk jeton, duke iu përgjigjur pyetjes se, kush e ka blerë këtë objekt(qendrën kulturore), jo me emrin konkret të blerësit, por si “nipi i Zabit Brokës”(në fakt, të gjithë ata që s’e kanë patur qef vëllain tim, nuk i flisnin Sabit, siç ka emrin e vërtetë, por Zabit).
Po, pse unë duhet të reagojë ndaj këtij artisti të dëgjuar, njëkohësisht, ish miku i vëllait tim? Sepse:
E para. Sabiti nuk jeton, por pas ka lën një emër dhe një prestigj që, ne njerëzit e tij, nuk lejojmë askënd që ka guximin ta përgojoj, qoftë ky edhe Limoz Dizdari.
E dyta. Nuk është e vërtetë që blerësi i qendrës kulturore është nipi ynë, pavarësisht nga mbiemri. As e kemi djalin e motrës, as të vëllait, as të kushëririt të parë, të dytë, të tretë, të katërt..
Por, është një e vërtetë se, duke mbajtur këtë mbiemër, ky dhe gjithë familjarët e tij, nën regjimin e Sali Berishës, janë përndjekur, dhunuar, penguar etj. si të afërmit tanë. Këtë ia kam sqaruar jo vetëm një herë z. Limoz, por sa herë ai ankohej nëpërmjet të tjerëve tek unë.
E treta. Z. Limoz, duke mbetur vetëm dhe rrugëve, (siç shprehet te intervista e tij), me sa duket, rrugëve i merr edhe informacionet dhe të dhënat me të cilat akuzon e qëllon.
Ai që ka blerë këtë objekt në Ksamil, sot nuk merret fare me gazin e lëngshëm sepse, dikur, kur shumë vite më parë, merrej me këtë biznes është kërcënuar me jetë nga konkurentët e lidhur me qeveritarë dhe u detyrua që të ikte familjarisht në SHBA, aty ku edhe sot ka familjen e tij.
E katërta. Le ta zëm se ky blerës merret me gazin e lëngshëm dhe nuk është i një sektori tjetër, çfarë dëmi dhe pengese i bën zotit Limoz ky fakt që të mbroj ligjërisht të drejtën e tij? Ҫ’faj ka që ligjet e shtetit, i japin të drejtën të futet edhe ky në garë për këtë blerje?
Pse nuk merret z. Limoz me pronarët që e shesin këtë objekt, por merret me blerësin? Pse i ka ngritur armët me individin e jo me institucionet, aq më tepër që dihet se ndarja e pronave të ish Bashkimeve Profesionale është bërë me ligjet e vendimet e qeverisë së Sali Berishës?
E pesta. Vlerat e ca mureve dhe ca materialeve(në krahasim me vlerat njerëzore dhe personalitetit tënd), nuk të japin ty, z. Limoz, krenarinë se flet e vepron si hero i mbrojtjes së pasurisë së popullit, kur me ligësi nuk përmend emrin e atij që e ka blerë, por përgojon mikun tënd, kur nuk thua të vërtetën, kur nuk merresh me fajtorin e vërtetë etj. Prap po e them mendimin tim, se ai objekt lezetin do ta kish të të kishte ty pronar, por ç’faj ka ky që e ka blerë dhe ligjërisht është bërë pronar i tij?
E gjashta. E papritura tjetër për mua ishte përgjigja që i dha z. Limoz gazetarit për Sali Berishën.
Po e them publikisht se unë, Petrit Brokaj, kam pakënaqësitë e mia personale, por edhe qytetare, si vlonjat, për Edi Ramën si kryeministër dhe si kryetar i PS. I kam personale se, ai duke dëgjuar e besuar intrigat e shpifjet e ca balashëve e malashëve socialist, më ka cënuar personalitetin familjar pa pyetur: Kush? Cilët? Pse?
Dhe s’ka menduar kush ka qenë viktima. I kam ca pakënaqësi edhe si qytetar vlonjat sepse ai, duke bër disa investime në Vlorë, nuk ka menduar për përparësitë e nevojave dhe halleve të popullit vlonjat. Gjithashtu, i them atij se nuk pranoj të ul kokën para një tradhëtari si Mt.hat Frashëri dhe krenohem me çlirimtarët dhe dëshmorët e kombit.
Por, vetëm kaq dhe deri këtu. Dhe të gjitha këto, unë i mendoj gjera të korregjueshme edhe nga vet z.Rama. Unë nuk mund të mos gëzohem në krahun tjetër për shumë gjera të mira, të bukura dhe të nevojshme që ka bër ai jo vetëm në qytetin e Vlorës.
Por, që të shkoj pakënaqësia deri në urrejtje dhe mosvlerësim të Edi Ramës përballë Sali Berishës, kjo është një tjetër e papritur deri në keqardhje për artistin, socialistin, pasardhësin e një familje patriotike, Limoz Dizdari. Qoftë e çastit. Bëmat e Sali Berishës janë të pa korregjueshme.
Si mund të jetë shpresë Sali Berisha, i përzënë dy herë nga vota e popullit dhe i shpallur non grata nga DASH, ai që shkatërroi dy herë vendin e tij: menjëherë pas vitit 90 dhe pastaj në 1997, ai që ka vrar ose krijoi kushte për të vrar me qëndrimet e tij, ai që grabiti dhe lejoi të grabitnin me ligje e pa ligje, ai që fali kufij territorial, ai që lejoi dhe përkrahu vjedhjet nga firmat piramidale, ai i Gërdecit, ai i kultivimit të ashashit, i kioskizimit dhe fshatarizimit të qyteteve, ai që fuste kundërshtarët në burg, ai që digjte redaksit e gazetave, ai që nxiste Veriun kundër Jugut…?
Ti, Limoz Dizdari e vlerëson Sali Berishën se i thotë gjerat pa iu dridhur qerpiku?!
Atij s’i dridhet as zemra edhe kur vret, edhe kur të ngrin buzëqeshjen, jo më t’I drihet qerpiku mbi ata sy të skuqur.
E dije ti se ku i thoshe ato lavdërime për Sali Berishën? Nuk e dije ti se posht këmbëve të tua, aty ku po protestoje, janë akoma njollat e gjakut të katër të vrarëve nga ai Sali Berisha? Po ti vet ke harruar se ç’ke hequr nga Sali Berisha?
Nuk tu kujtua ty se pas shpinës tënde në atë ndërtesë ka qën disa vite më parë ai që futi në burg ish mikun tënd, Sabitin dhe ai është Sali Berisha, të cilin e merr në mbrojtje edhe nga ndërkombëtarët?. Ҫfarë ka ndodhur me ty Artisti imadh që u bëre njeri kaq i vogël?
E fundit. Në ceremoninë e varrimit të Sabitit, duke e njohur jetën e tij jo vetëm si vëlla, por edhe si shok, kam thënë se, ai iku nga kjo botë i zhgënjyer edhe nga ca shokë, por nuk kisha parasysh asnjëherë Limoz Dizdarin, të cilit ai i kish falur miqësinë, besnikërinë e dashamirësinë e sinqertë.
Ke te drejte Perit, kur arrine edhe Limozi te lavderoje Berishen eshte per ti qare hallin te ziut!
Turp Limonz Disdari ….Shteti ka ligje dhe zgjidhe ne gjykate. Por mos harro se Ai qe iku dhe eshte ne parajse sot nuk fliste si grate e liga ne shkallet e kryeministrise por, ngrinte revolucione….Mu neverite kompozitor. Edhe dicka per vellane e mikut tone Sabit, Nuk e ulin dot figuren e Sabitit disa njerez te tille . Trajtoi vetem si miza kali….
E thënë shqip “Alien,, :- Nuk ka pith kurve të mar nëpër gojë emrin e njeriut të mirë, shokut besnik, burrit të besës, burrit të shtetit e trimit që i doli për zot vëndit kur të tjerët futën bishtin nën shalë dhe ikën nga syt-kembët.
Limos, respekt për sa ke bërë, por mblidhe mëndjen se i kan hedhur sheqer rakisë.
Familje patriotike e Limozit??? Kujdes se ka shume genjeshtra pas kesaj. I di vete Limozi.
Limoz hunde derri eshte nje hajdut i ndyre…
Rrace kurvaresh.
Po per limozin eshte shprese se Berisha nuk njihte ligjin dhe regullat e shtetit prandaj limozi e sheh si shpetim per hallin e tij
Edhe vellai yt, nuk ka qene ndonje burre i mire. Kur ja donte puna partise hidhte balte mbi njerezit qe nuk i njihte fare.
Kete qe them e kam nga eksperienca personale, kur pa me njohur fare foli brockulla ne mbledhjen e Keshillit Drejtues te PS-se, packa se une kurre nuk kam qene as anetar dhe as simpatizan i ndonje partie politike. Isha vetem nje zyrtar i larte i njeres prej kompanive me te medha ne vend, i vendosur atje nga Qeveria socialiste per ta drejtuar ate kompani si nje teknik i mirefillte i asaj fushe.
…kur e degjova Limozin ne ate interviste; thashe paska rrjedhur fare, eshte zvogeluar aq shume sa nuk e degjon e vlereson njeri; le te ruaj kujtim investimin e bere ne monizem e fillimet e viteve ’90. Ndersa ne keto vitet e mepasme e deri tani, po me duket se kerkon si lypsar per te drejtat dhe jo si intelektual, si e kemi njohur. Jo keshtu Limoz, ndaj te njejtin opinion me replikuesin per Ramen, por kurre si ty.
Ndersa replika qe ka marre eshte teper dinjitoze, miqesore dhe LABCE.
Urime Petrit, shkrim dinjitoz dhe plot urtesi. Respekt per Sabitin e shtrenjet, nje vlonjat model dhe nje zemer e hapur per te gjithe ata qe i trokiten ne Porte dhe qe meriton te kujtohet me nderim.
Sa poshte kane rene keta njerez qe me punen e tyre i respektuam! Sa njeri i vogel e pa dinjitet Limoz Disdari pronave, jo Limozi muzikes shqiptare. Atehere kur u frymezua nga populli, ja ngriti vlerat vetes, sot qe frymezohet nga prona dhe kriminelet po behet bisht qeni.
Nje pergjigje e shkelqyer per kete Limoz te VOGEL qe na u ba biznesmen ……dhe jep intervista poshjte e lart per ti bere presion E.Rames qe ti beje ndonje favor.Kur pask aritur puna qe lavderon S.Berishen duket se ky zoteri ka rrjedhur dhe kerkon nje kontroll psiatrik per nje demence ose Alzaimer .Dr Sabiti do ja vinte menjehere diagnozen.??? Por mjerisht ai iku i ri.Sabitin e kam njohur prej nje kohe te gjate ,qysh ne bangat e shkolles por njeri me karakter dhe integritet si Ai deri me sot nuk kam njohur ne trevat Shqipfolese .Me vjen mire qe paska nje vella dinjitoz dhe edukuar si vetja .Dua te them se jam plotesisht dakort me kritikat qe i ben E.Rames por te krahasosh ER /S.Berishen duhet te jesh i koruptuar nga perfitimet nga ai ,ose tesh me te meta mendore dhe intelektuale qe te kerkosh S.Berishen prap kryeminister ….turp e faqe zeze…
Profesor Dizdari te mbaj mend me gjithe respektin e madh si kompozitor ne dekadat e Majit qe benim prova korale me ty dhe me te ndjerin profesorin tone te dashur Vangjo Nova. Atehere na dukeshe me te vertet nje artis i madh (jo me i madh se Vangjo Nova). Kishe gjithe respektin per punen qe beje. Por kur te shoh so qe perkrah nje perbindesh si Sali qen Berisha them se je transformuar e ke ndryshuar komplet. Nuk njihesh me se kush je. Keqardhje per ty te mjere qe te ka ikur truri fare.
Limoz, e ke dhjerë, duhet nëse e ndjen të kërkosh një falje të madhe publike. Sa për sabitin është e vertete sa dielli që shikon ti dit për dit që, ishte babaxhan njeri, por për fatin tonë dhe të tijin na la shpejt. Limoz ti kompozon mbi idealin dhe jo mallin e gjësë, kështu që ke dalë nga korniza e asaj që duhet të jesh dhe tjetër ajo që paraqitesh. Shum bukur e thot zotnia që, çke me atë që e ka blerë e nuk meresh me atë që e ka shitur, kur ndlrkohë kërkon dhe ti ta blesh. Shum e ulët për një njeri që shet moral e virtut.