Përplasjet në PD, Patozi: Berisha s’do e çojë në gjykatë, s’ka rrugë tjetër përveç asaj ushtarake

11 Nëntor 2021, 22:10Politika TEMA

Astrit Patozi beson se përballja Basha-Berisha nuk do të përfundojë në gjykatë, ndonëse aludohet gjerësisht se është hallka e fundit.

I ftuar në studion e “Log”, Patozi tha se Berisha nuk do të pranojë ta çojë çështjen në gjykatë, kur Basha nuk do t’i njohë vendimin, pasi ish-kryeministri nuk beson në drejtësinë, që ai e quan të kapur.

“Jemi në fazën që të dy palët kanë pretendime të ndryshme. Të merremi pse kemi mbërritur në këtë pikë. Pse PD është në këtë situatë që është çarë në dy pjesë. Nuk do të shkojë në gjykatë sepse pala që duhet ta çojë në gjykatë është ‘Foltorja’.

Dhe ‘Foltorja’ nuk do ta çojë në gjykatë për shkak edhe të mosbesimit që ka ndaj drejtësisë. Kryetari legjitim është Lulzim Basha, këtë e pranojmë të gjithë të paktën deri në datë 11. Sali Berisha nuk do ta çojë çështjen  në gjykatë,” u shpreh Patozi.

“Unë mendoj se përveç rrugëve ushtarake nuk ka rrugë tjetër,” shtoi ai.

2 komente në “Përplasjet në PD, Patozi: Berisha s’do e çojë në gjykatë, s’ka rrugë tjetër përveç asaj ushtarake”

  1. FRROK CUPI BEHET GJELOZE says:

    TITKE IK ANDEJ NGA YMER GELBAZA KELLIRA SE PO TE PRET PA RROBA HAHA HAHA

  2. Atje janë 300 spartanë , atë po presin , kanë 2000 e ca vjet , pa luftuar !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje