Nëse fëmijët janë të pavëmendshëm në orën e mësimit, mësusesit duhet të ndjekin këtë metodë gjeniale

12 Nëntor 2021, 16:19Lifestyle TEMA

Një edukatore e zgjuar zbulon metodën e thjeshtë që garanton që studentët t’i kushtojnë vëmendje asaj.

Kaitlyn O’ Nan që mëson fëmijët e klasës së katërt në Amerikë betohet për këtë teknikë komunikimi.

Mësuesja e shkollës fillore postoi në llogarinë e saj në TikTok për të shpjeguar saktësisht se si sigurohet që nxënësit e saj të argëtohen ndërsa e dëgjojnë..

Kaitlyn zbulon se teknika përfshin të kesh një fjalë si kod, që mësuesi duhet ta thotë përpara se studentët të mund të bëjnë atë që udhëzoni.

“Studentët nuk mund të bëjnë atë që ju kërkuat të bënin derisa të thoni fjalën e kodit. Kjo i ndalon studentët të përpiqen të bëjnë atë që po thoni ndërsa ju po jepni udhëzimet”, tha ajo. “Çdo ditë unë do t’i lë studentët të zgjedhin fjalën e kodit. Dëshironi të dini se çfarë zgjodhën sot? Ata zgjodhën gjyshen”, shtoi zonja O Nan ndërsa zbuloi tabelën e saj të bardhë.

Ajo tha se përdor fjalën disa herë në ditë dhe kur studentët e dinë se po vjen, ata i kushtojnë vëmendje shtesë.

“Kështu që gjatë gjithë ditës sot thashë ‘a je gati për fjalën e kodit sekret? Mirë gati? Gjyshe’”, tha mësuesja. “Do të duhet të shohim se çfarë do të zgjedhin nesër,” tha ajo duke fshirë fjalën

2 komente në “Nëse fëmijët janë të pavëmendshëm në orën e mësimit, mësusesit duhet të ndjekin këtë metodë gjeniale”

  1. BUJARI JU DEGJON says:

    Po kur te zgjedhin fjalen “pirdh”?…
    Ate dite do te behet nami ne klase!… ?

  2. Ana says:

    Mary

    ATA do thone Bujare vulgari!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje