Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Evis Kushi prezantuan ditën e sotme buxhetin e vitit 2022 për Ministrin e Arsimit.
Në fjalën e tij Rama është shprehur se në mandatin e tretë qeverisës synimi është rritja e pagave të mësuesve me 40%
“Vijon rritja e pagave për të gjithë mësuesit dhe projeksioni i mandatit të tretë është që pagat të rriten pa diskutim edhe 32%, por mundësisht të realizojmë objektivin e rritjes 40% të tyre.
Kjo lidhet jo vetëm ne ç’ka dimë dhe planifikojmë, por edhe ç’ka ne nuk e dimë dhe mund të na shfaqet përpara. Çdo vit do të jetë i njëjtë me rritje të vazhdueshme të pagës për ju” tha Rama.
pasi te kesh trefishuar cmimet…
Dakord rritja e rrogave,por në arsim duhet të bëhet një punë e madhe nga ministria e arsimit për rritjen e nivelit të mësim dhënies,për rritjen e përgjegjësisë së mësuesve në vlerësimin real të nxënësve dhe studentëve. Sepse metoda e mësim dhënies dhe vlerësimi kanë bërë që të humbasë interesimi për shkollën dhe dijet.