Po humbet Prishtinën, Vitia inkurajon aktivistët: Do presim të gjitha rezultatet nga KQZ-ja, jemi dy pikë para sipas sondazheve

14 Nëntor 2021, 20:55Rajoni TEMA

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Vitia, ka deklaruar se do të dalin me shifra në momentin kur të publikohet rezultati përfundimtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Vitia deklaroi para mediave se gara është e ngushtë, mirëpo janë duke prirë me dy për qind dallim.

“Po e presim rezultatin, sapo ta marrim nga KQZ-ja do të dalim t’iu njoftojmë. Jemi dy pikë përpara sipas sondazheve. Votat janë duke u numëruar, është një rezultat shumë i ngushtë”, deklaroi Vitia në konferencë për media

Ndërsa, ka lavdëruar punën e institucioneve për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

“Sot kanë qenë një palë zgjedhje të jashtëzakonshme, tash e sa kohë Kosova po jep shembull për organizim të zgjedhjeve. Dua t’i falënderoj institucionet për organizimin e zgjedhjeve”.

 

1 komente në “Po humbet Prishtinën, Vitia inkurajon aktivistët: Do presim të gjitha rezultatet nga KQZ-ja, jemi dy pikë para sipas sondazheve”

  1. gomari says:

    Vetem ne gomeret do votojme per Vitine…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje