Përplasje mes klaneve rivale të drogës, 11 viktima, mes tyre dhe fëmijë

15 Nëntor 2021, 09:06Bota TEMA

Të paktën 11 persona, përfshirë këtu dy fëmijë, humbën jetën në dy sulme të lidhura me një përpasje mes karteleve të drogës në shtetin meksikan të Guanajuato.

Persona të armatosur hapën zjarr ndaj një grupi njerëzish gjatë një feste në një shtëpi në Silao, duke vrarë 3 burra, 2 gra dhe një fëmijë.

Natën në Apaseo el Grande, persona të armatosur vranë 5 anëtarë të së njëjtës familje, përfshirë një 14-vjeçar, ndërsa një foshnjë 8-muajshe u plagos në krah.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje