Edi Reja u ndal te fitoja 1-0 ndaj Andorrës, që solli mbylljen e eliminatoreve të Botërorit Katar 2022 me 18 pikë, një rekord në historinë e kuqezinjve. Trajneri italian foli për Supersport, aty ku preku disa tema gjatë fjalës së tij.
“Përgjigjet ishin pozitive sa i përket pjesës së parë. Krijuam shumë raste, por dukej sikur porta ishte e magjepsur, komplimente djemve, arritëm objektivin me 18 pikë si vend i tretë.
Na vjen keq për ndeshjet me Poloninë, mund të shkonim në ‘play-off’. E kisha shumë frikë këtë ndeshje, pasi mbërritëm në fund të eliminatoreve me shumë probleme, dukej sikur na kishin mallkuar, por urime të gjithë djemve”.
Më pas një koment rreth së ardhmes. “Kam edhe një vit kontratë, jam i impenjuar dhe në dispozicion, por të shohim përpara, pasi e ardhmja ime varet edhe nga Federata.
Kemi bërë gjëra të shkëlqyera, kemi aktivizuar 45-46 lojtarë, jemi gjithmonë në kërkim të lojtarëve të rinj, Federata më ka kërkuar rinovimin e grupit të lojtarëve.
Kemi bërë një punë shumë të mirë edhe për të ardhmen, pasi detyra ime ka qenë të përgatitemi për Euro 2024. Kemi bërë gjëra të mëdha në kuadrin e dy viteve, kemi aktivizuar shumë lojtarë të rinj.
Nëse do të jem do të vazhdojmë përpara, nëse nuk do të jem mund të them se tavolinën e kemi plot. Kemi marrë kritika pas humbjes në Angli, ndërsa sot ishte e vështirë.
Fituam, tani kemi 18 pikë. Më vjen mirë që dikush kujtohet për rekordin e pikëve. Hungaria fitoi sot në Poloni, pra tregoi se nuk është ekip aq i lodhur.
Luajtëm mirë sot, patëm shumë mundësi, por për fat të keq nuk tundëm rrjetën më shumë se njëherë. Nuk duhet të kemi pengje, e bëmë rrugëtimin tonë, komplimente djemve, pasi sot luajtëm edhe pa tifozë.
Kemi qenë pa fat në periudhën e fundit, dikush aty lart nuk na ndihmoi, kështu që duhet të kënaqemi me kaq”, përfundoi trajneri italian i kombëtares shqiptare.
Reja ti duhet te kerkoje falje tifozeve shqiptare ne Angli qe u turperuan dhe kishin ardhur me mijera ne Wembley. Ishte faji yt qe lojtaret ishin te pa pergatitur dhe skema jote deshtoi. Ishte turp!
Ndeshja me Angline dhe ajo humbje e thelle lane gjurme negative te cilat u pane qarte ne ndeshjen me Andoren. Ekipi mu duk komplet i coroditur,loja pa lidhje dhe rrezikonim te humbisnim perseri. Penalltine nuk e pash qarte nese ishte apo na u dha dhurate nga arbitri. Mua mu duk nje fitore shume e veshtire me breke neper kembe. Mbyllje e turpshme per ekipin tone. Shpresonim shume te pakten te tregonin cilesi te mira dhe jo te deklaronin apo mendonin se do fitonim me Angline apo Polonine.
Djema-mos harroni se nuk jemi as Anglia, Gjermania, Italia e as ndonje ekip tjeter me shume lojtare elite.
Kemi shume pak lojtare ne dispozicion qe mundet te luajne kunder ekipeve elite te globit, sic eshte Anglia.
Mungesa e Gjimshitit dhe demtimi i Kumbulles ishte i parikuperushem dhe rezultati i ndeshjes ishte llogjik. Po te kemi parasysh golat e anglezeve, cdo gje fillonte nga qendra. Po te kishim patur Beratin dhe Marashin ne qender, gjerat me siguri do kishin vajtur ndryshe per kombetaren tone.