Në vitin 2006, Klodian Çalamani u dënua me vetëm 4 vite burg për pengmarrjen e një vajze të mitur në fshatin Greçalli të Fierit, bashkë me xhaxhain e 8-vjeçarit Mateo Vasiu që vrau një ditë më parë.
Çalamani dhe Florian Vasiu u dënuan me nga 4 vite burg secili, duke i shpëtuar akuzës për dhunë të kryer në bashkëpunim.
Në dosjen hetimore thuhet se ata e kanë dhunuar të miturën, i kanë mbyllur gojën, i kanë grisur rrobat, i kanë shkulur flokët dhe e kanë dëmtuar në trup me një biçak.
Por gjyqtarja Nafije Curri, e ka pushuar çështjen për dhunë ndaj 16-vjeçares, duke i dënuar dy të rinjtë asokohe vetëm me akuzën e heqjes së lirisë së kryer në bashkëpunim, pavarësisht tmerrit që e reja kishte parë me sy.
Nëse në dosjen e tyre do të përfshihej edhe akuza për dhunë e kryer në bashkëpunim, Çalamani dhe Vasiu duhej të dënoheshin maksimumi me 10 vjet burg.
Me pushimin e akuzës, sipas asaj që parashikohet në Kodin Penal, ata rezultojnë të pafajshëm dhe të padënuar në sistemin e regjistrit të drejtësisë shqiptare.
Por cila është historia që daton thuajse 15 vjet më parë? Shkak i kësaj ngjarjeje, ishte bërë ngacmimi i përsëritur i Florianit ndaj vajzës atëherë 16 vjeçe, e cila ndiqte vitin e dytë në gjimnazin “Perikli Ikonomi” në Fier.
Bezdisjet e herëpashershme që Floriani kishte kryer ndaj 16-vjeçares N.R., ishin vërë re rastësisht nga i dashuri i saj, E.N., nga Fieri, i cili e kishte takuar atë duke i thënë që të mos e shqetësonte më të dashurën e tij.
Në këtë kohë, ka ndërhyrë Klodian Çalamani dhe i ka ndarë. Floriani dhe Klodiani, duket se kanë planifikuar ndëshkimin e fqinjës së tyre të mitur, duke e kërcënuar se do t’i dëmtonin pjesë të ndryshme të trupit të saj, pikërisht në zonën e gjoksit.
Për të arritur qëllimin e tyre, një prej të dënuarve, Klodiani, ka kërcënuar edhe motrën e tij, E.Çalamani, e cila dyshohet se është përdorur për të futur në kurth adoleshenten.
Në dëshminë e saj, motra e Çalamanit thotë se është gjendur nën kërcënimin e të vëllait të saj dhe shokut të tij për të sjellë 16-vjeçaren në shtëpi.
Kjo e fundit është mashtruar për të ardhur në shtëpi nga e reja tjetër me pretendimin sa të merrte shapkat që të shkonin më pas në një dyqan për të blerë diçka.
“Kur kanë mbërritur atje, ajo i ka dhënë për të lexuar letrat që vëllai i saj kishte shkruar për të, sa ajo të gjente shapkat, ndërsa Klodiani dhe Floriani ishin fshehur jashtë derës së dhomës”, – përshkruan dosja.
Pasi janë pikasur nga e mitura, Klodiani dhe Floriani hyjnë në dhomë dhe i thonë: “Pse na e nxore dashnorin tënd dje të na vriste me pistoletë!”, dhe kanë filluar ta godisnin me shkelma. Në këtë kohë, motra e Klodianit ka dalë menjëherë jashtë me fëmijën e saj.
Më pas ata, përmes dhunës, kanë mbyllur derën e dhomës, duke shtyrë dhe qëlluar me shkelma e grushte të dëmtuarën, duke i mbyllur gojën dhe duke e mbajtur të shtrënguar nga rrobat që ajo të mos largohej.
Ushtrimi i dhunës fizike nga dy të pandehurit ndaj të dëmtuarës, provohet edhe me aktin e ekspertimit mjeko-ligjor të datës 10-05-2006, sipas të cilit, në trupin e të dëmtuarës, ku nuk janë konstatuar dëmtime në organet e brendshme, por pesë gërvishtje përmes një cope xhami.
Gjithnjë sipas 16-vjeçares, ditën e ngjarjes, vajza ka ardhur në shtëpi e zhveshur në pjesën e sipërme të trupit, vetëm me të brendshme, e gjakosur nga krahët me flokët e lëshuara dhe të ngatërruara.
Në dijeni të ngjarjes, është vënë edhe babai i të miturës, i cili ka dëshmuar në gjykatë se dy të pandehurit i kishin shkuar vajzës në shkollë për të pirë kafe, po se ajo kishte refuzuar.
Ai pohoi se kur ka shkuar në shtëpi, së bashku me gruan, e kanë gjetur vajzën të gjakosur dhe të zhveshur në pjesën e sipërme.
Vajza i kishte thënë babait se të pandehurit e kishin shtyrë në dysheme dhe e Floriani i kishte thënë Klodianit: “Lëre se do ikim e vjen policia”. Por Çalamani ka marrë një shishe birrë dhe e ka qëlluar direkt e në kokë, por ajo është ulur duke shmangur goditjen.
“Pas kësaj, Çalamani ka marrë copat e qelqeve dhe ka dëmtuar veten e tij dhe fytyrën”, – thuhet në procesverbalin e këqyrjes së vendit të ngjarjes.
E mitura ka dëshmuar se asnjë nga të pandehurit nuk ka tentuar të kryejë marrëdhënie seskuale me të, apo ta kenë ngacmuar seksualisht, por Çalamani i ka thënë se donte t’i linte një shenjë në pjesën e gjoksit, pa ndërmarrë ndonjë veprim tjetër për këtë.
Sipas dëshmisë, në këto momente ka hyrë në dhomë vëllai i Florianit, i cili i thotë dy të pandehurve: “Çfarë keni më këtë, e lini të ikë!”. Çalamani nuk e lëshonte nga krahët të miturën, por Floriani i thotë: “Hajde të ikim”.
Në këtë kohë që Klodiani e mbante shtrënguar nga bluza, e mitura shpjegon se ka lëvizur trupin dhe i ka ikur nga duart pengmarrësit të saj, ku i kanë dalë të dyja bluzat nga trupi, duke qëndruar vetëm me të brendshmet e sipërme dhe me tuta.
Ajo ka dalë me vrap në rrugë dhe prej andej ka ikur në shtëpi, ndërsa gjithçka ka zgjatur 20 minuta. Në mbrëmje, e reja ka bërë kallëzim penal në polici.
Dy të rinjtë u dënuan nga Gjykata e Fierit, me nga katër vjet burgim për veprën penale të heqjes së lirisë të kryer në bashkëpunim, bazuar në nenin 110/2 të Kodit Penal, duke i shpëtuar kështu akuzës së dhunës së kryer në bshkëpunim.(SI)
Po Nafija kriminele talibane duhet burgosur prandaje jemi ku per shkakte te politikanve gjygjtarve dhe prokurorve
Per sa kohe qe denimet apo gjykimet vendosen nga nafijet hysnijet fazlijet etj, shqiperija s‘ka per tu bere kurre, harrojeni.
keta jan llum te gjithe…fshatarka 16 vjece me dashnor, cfar prisni?!!
Nafije Curri! Kujtoheni kete emer dhe mos e harroni,kjo eshte drejtesia.Si esht e mundur te marrin nje vajz te mitur dhe ta torturojn ,duket nje film horror ku drejtesia shqiptare kryen rolin e regjizorit .Keshtu i lejuan perverset qe qarkullojn te lir dhe ne fund kemi viktimen e vogel vetem 8 te vjeç,faleminderit shume Nafije Curri sebashku me Curret e tjer te drejtesis.
Do thesha te fusin ne burg edhe gjyqtaren tani, po do thoni kush?? Kta qe leshojne vrases per 10000 euro do e gjykojne dhe ate. Prandaj vriten rrugeve si qente njerzia , se ska ligj
Ne cdo vend te botes ka monstra si calamari,Faji eshte I prinderve qe e kane lene femijen 8vjec tel lozi neper fshat I pashoqeruar
Ju lutem redaksia: Mos na jepni me detaje per ngjarjen per ket Moster!
Jeni te lutur shume te na jepni lajme per vazhdimesine e tij ne “big brother qeli”! Psh. sa here e qine ne bythe sot, sa here ne goje, cfare lloj ushqimi hengri, etj… Kjo do te na e shkarkoje sa do pak shume pak, mllefin