“Berisha nuk njeh asnjë institucion të partisë”, Basha: Halli i tij është ta kthejë PD-në në mburojë të vetën përballë SHBA-ve

17 Nëntor 2021, 17:08Politika TEMA

Në mbledhjen me 71 kryetarët e degëve të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ngriti shqetësimin për qëndrimet antistatutore sipas tij të Sali Berishës.

Basha tha se Berisha nuk njeh asnjë institucion të PD dhe as vendimmarrje.

“Kjo histori e përdorimit të demokratëve si mburoje e interesave personale te kujtdo merr fund njëherë e përgjithmonë. Kryesia e Partisë Demokratike votoi për mbledhjen e Kuvendit legjitim. Sali Berisha thotë se prapë nuk e njeh. Ku qëndron morali i statutit që me forcë ngre Sali Berisha?

Çfarë po kërkon ai? Sali Berisha nuk e ka hallin te statuti. Ai nuk njeh asnjë strukturë të Partisë, sepse qëllimi i tij është që partia të shndërrohet në një mburojë të tij përballë Shteteve të Bashkuara”,  tha Basha.

Basha e përforcoi argumentin se Sali Berisha e kishte justifikim nisjen e foltores me qëndrimin se vendimi për të nuk ishte marrë nga forumet.

“Pse nuk e përmend më Sali Berisha faktin me të cilin nisi foltoren, sepse nuk u votua në Kryesi? Sepse ky ishte një justifikim. Ja ku është vendimi i Kryesisë me 28 vota pro për mbledhjen e Kuvendit, dhe ai përsëri thotë s’e njoh. Është e qartë se sido që të merrej ai vendim, me çfarëdo votimi, Sali Berisha dëshmon se nuk do ta njihte. Sepse sot ai nuk njeh asnjë organ zyrtar te PD”, tha kreu i PD.

3 komente në ““Berisha nuk njeh asnjë institucion të partisë”, Basha: Halli i tij është ta kthejë PD-në në mburojë të vetën përballë SHBA-ve”

  1. Salivirusi PPSH says:

    TI JE ZAGARI BERRISHES MOS TE GENJEJE MENDJA SE JE BURRE I MIRE .
    I KE DUART ME GJAKE KE VRARE KATER PROTESTUES PA GJYKUAR KORRUPSIONIN 250 MILIONE RRUGA KOMBIT AFERA RUSE LIDHJET NE KOSOVE E TE TJERA
    TE DY JENI PJESE E KRIMIT SJELLJA JUAJ NE PARLAMENTE TREGONE ME SE MIRI QE JE DREJTE VETVRASJES JE NJERI I PA KULTURUAR KOPJE E SHEMTUAR E BERRISHES THJESHTE NJE PLEHRE

  2. John says:

    Te harrojme per nje moment se kush eshte Saliu apo kush eshte Luli. Duket qarte, ne qofte se do perdorim pak llogjike, se Institucioni i PD (Luli) ka te drejte. Cdo proces duhet te kaloje ne forme institucionale, ndryshe quhet rrumpalle e Sali kriminelit qe do te zgjidhe hallet e veta nepermjet PD. Kjo perleshje eshte e mire, se eshte si ai “kapslleku” i mberthyer brenda zorreve e qe duhet te clirohet ne toilet.

  3. Luli organizoi MBLEDHJEN E 71 PARTIVE NË SHQUP , atje ju lexoi shtypin e përditshëm të pranishëmve .
    Je i vonuar Luli , këto që po i thua ti tashti , gazetat i kanë shkruar që më 19 maj , me sa duket tashti mësove të lexosh , se shumëzimin zor se e mëson në këtë moshë !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje