Kryeministri Edi Rama në një intervistë për “Corriere della Sera” ka deklaruar se Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë, për të ecur drejt hapit të radhës të procesit të integrimit në BE.
Ai tha se hapja e negociatave varet nga Bullgaria, por kjo ‘nuk është një çështje jetë a vdekje’.
Duke folur për situatën në Ballkan, kreu i qeverisë tha se ka probleme, duke përmendur çështjen e njohjes së Kosovës nga Serbia, por sipas tij mund të ndërtojmë një rrugë të përbashkët
“Është një moment i vështirë, pasi kriza e refugjatëve e vitit 2015 shpërtheu një valë populiste, viktima e parë e së cilës ishte procesi i zgjerimit të BE-së. Frika nuk është kurrë një këshilltare e mirë. Ne kemi bërë detyrat tona të shtëpisë.
Tani fillimi i negociatave varet nga Bullgaria dhe nga efektiviteti i shtytjes së brendshme të vendeve të tjera. Por, nuk bëhet fjalë për jetë apo vdekje. Reformat bëhen sepse i nevojiten Shqipërisë, për të ndërtuar Shqipërinë moderne”, tha Rama.
Sapo mbërritët në Itali thatë se ”po vij në shtëpinë tjetër timen”. Cilat janë perspektivat e bashkëpunimit mes dy vendeve?
Rama: Tridhjetë vjet më parë mbërritëm në brigjet italiane me varka si alienët, por që atëherë ndryshimi ka qenë i pabesueshëm, pasi sot shqiptarët janë integruar plotësisht në Itali dhe ne kemi shumë biznese italiane në Shqipëri. Megjithatë, ne duhet të përshpejtojmë çështjen e pensioneve për shumë nga bashkatdhetarë tanë që kanë punuar për vite në vendin tuaj dhe që paguajnë kontribute në thesarin italian. Kam folur për këtë me Draghin.
Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia. Si janë marrëdhëniet?
Rama: Asnjëherë nuk kanë qenë më të mira, sigurisht që ka probleme si ai i njohjes së Kosovës nga Serbia, por mendoj se mund të ndërtojmë një rrugë të përbashkët. Pastaj varet nga ne nëse do të kemi sukses apo nëse duam të biem në kurthet e së kaluarës.
Ju jeni mbrojtës i rregullimit të përdorimit të mediave sociale, por a nuk cenon kjo lirinë e shprehjes?
Rama: Një rregullim është i nevojshëm, boll të shohësh se si kanë ndikuar këto vitet e fundit, nuk janë demokracitë që dalin të forta, por regjimet autokratike, imagjinoni se çfarë do të bënte sot propaganda naziste nëse do të kishte mediet sociale.
Në mars 2020, kur këtu në Itali shpërtheu pandemia, ju dërguat një ekip mjekësh dhe infermierësh, ndërsa këtë vit hapët dyert për refugjatët afganë. Ju jeni me të vërtetë një vend bujar.
Rama: E vërteta është se ne kemi një kujtesë që e ruajmë sepse nuk jemi mjaft të pasur. Italia ka bërë aq shumë për ne, sa edhe dy jetë nuk do të mjaftonin për ta falënderuar, ata pak mjekë sigurisht që nuk e kanë ndryshuar rrjedhën e luftës kundër Covid-it, por kanë mundur të tregojnë se edhe ne e përjetojmë dhimbjen tuaj. Sa për afganët, ne jemi një vend anëtar i NATO-s dhe ishte më e pakta që mund të bënim për njerëzit që ata besuan tek ne dhe punuan për ne.
Detyrat e bëra janë këto ?
-Bankat pa kontroll pastruese të parave të pista.
-Drogaxhijtë që vriten nën hundën e policisë ke blloku.
-Gjykatat e korruptuara që shesin ligjin kush paguan më shumë.
-Prokurorët bashkëpunëtorë shkencorë me krimin.
-Administrata e korruptuar dhe arrogante.
-Hipotekat që fallsifikojnë edhe dëftesat e fillores.
-Mafjozët dhe politikanet e pasur dhe populli i varfër.
-Noteret që shesin një apartament 10 personave të ndryshem.
-Paratë e droges dhe korrupsionit e investuar ne hotele dhe restorante lluksoze.
-Ndërtuesit që ndërtojnë për të mos shitur.
-Non gratat dhe zaptuesit me famë botërore.
Etj,Etj,Etj që mos mërisim lexuesit që i dinë vetë te gjitha por jane të pafuqishëm,fenomen tipik
të nje shteti mafjoz.
Nuk jam tifoz i RAMES , por na prenzanton 100 here me mire se shpellari. per sa i perket korupsjonit jane tipike ne vendet demokrate ,demokracine e kerkuam vete me te mirat e te kqiat e saja, ne AMERIKE qe eshte vende demokratik u shpik skema piramidale ,nga emigranti ITALIAN ( NGA LUGO I RAVENES), ose ne kohen e sotme mjafte te shikosh listen e falijes ( ncjerjen nga burgu) qe beri TRAMP para hikjes,pa folur per gjyqet per denimin e SARKOZI ne FRANCE jane fenomene qe egzistojne ne boten e lire, ne te kundert te regjimeve totalitare qe te presin koken qe shpresojme mos te na kethehet me.
“Nuk e more, ta dhamë!”
60 vjet më parë një nxënëse mesatare në Shkollën Pedagogjike në Tiranë, pasi dha provimin, kur hapi derën për të dalë i thirri shoqeve:”E mora (provimin)! Nga brenda klasës edhe kryetari i komisionit gjithashtu thirri:”Nuk e more, ta dhamë.” Kjo i ka ndodhur edhe ish-vendeve socialiste të Lindjes kur u pranuan në BE.
Ne na bën përshtypje ngutja e kryeministrit Rama për hapjen e negociatave për hyrjen në BE.Herë me lutje e ndërhyrje, herë me mburrje e mirënjohje, ironi e sulme, herë i zhgënjyer me krenari se “nuk bëhet fjalë për jetë a vdekje,” ai, pasi hedh baltën e zakonshme mbi arritjet e sistemit të kaluar për të justifikuar spektaklin e refugjatëve shqiptarë drejt Perëndimit, mburret me integrimin e tyre të suksesshëm në dhe të huaj pa përmendur refugjatët e shumtë pa mjete jetese e pa punë që u rekrutuan nga segmente të korruptuara të asaj bote dhe u bënë trafikantë të vëllezërve e motrave të tyre, u bënë drogaxhi e drogashitës, vrasës e hajdutë, prostituta rrugësh e lokalesh. Ne sot na akuzojnë pikërisht për këto që erdhën edhe tek ne, për babëzin dhe korrupsionin.
I pushtuar nga ideja për sukses , ai që natyrisht ka edhe arritje të dukshme, bën politika jo fort parimore në favor të shqiptarëve siç është bashkëpunimi kreditues për Serbinë nëpërmjet “Ballkanit të Hapur” ose duke mbështetur kërkesën serbe që njohja e pavarësisë së Kosovës në mbyllje të dialogut Kosovë-Serbi të jetë “si kapak floriri”, kur kjo e kaloi provën në dialogun e kaluar. Kosova e filloi dialogun me Serbinë akoma pa bërë Serbia asnjë hap për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe doli pa rezultat. Duket se ai, ashtu si Serbia dhe ndërmjetësuesit i varin shpresat te përmirësimi i komunikimi gjatë dialogut dhe te ato “hapat e tjerë” përftuar gjatë proçesit të këtij komunikimi, për ta bërë më të lehtë kërkesën e faljes nga Serbia. Ato janë marifete diplomatike që çojnë gradualisht në kurthe me prapaveprim për plotësimin e kërkesave dhe pretendimeve serbe për trojet shqiptare populluar me kolonë serbë si në Bosnjë, për të legjitimuar “Kolonën e Pestë Serbe” në Kosovë nëpërmjet “asociacionit serb”. Për të arritur këto propaganda dhe Kisha serbe rrisin presionin se e gjithë Kosova është serbe.
Ide të tilla vetiake mund të shpallë kushdo, por jo Kryeministri i Shqipërisë pa përfillur organet ligjvënëse dhe pa u “dakordësuar” në rrugë vëllazërore me drejtuesit kosovarë që të dalin me një zë. Kjo nuk ndihmon as mirëkuptimin midis drejtuesëve shqiptarë në tërësi. Një veprim i tillë çon në keqkuptime e mosmarëveshje midis dy shteteve tona shqiptare, por lë shtek edhe për interpretime të padëshirueshme.
Arsyet reale të “ngërçit të hapjes së negociatave” burojnë nga faktorë të mirënjohur. Shih rastin e Katalonjës, etj.Prandaj pyesim se çfarë ndryshon hapja apo moshapja e tyre tani që u dashka ngutur kur shqiptarët dhe Shqipëria janë lidhur me besë strategjike me aleancën Euroatlantike, kur gëzojnë gjithë përkrahjen e tyre, dhe kur ecuria e natyrshme është, padyshim, në favor të mbarësisë tonë në një moment të favorshëm? Teknikalitet kufitare zgjidhen nga vetë nevojat praktike pa ngutje e kompromise parimore. Me respekt, Kasandra.