“Më ka ngelur peng, le të vdes vetëm ta shikoj njëherë”, përlot babai i vogëlushit që u vra në Fier

18 Nëntor 2021, 12:14Kronika TEMA

Dhimbja për humbjen e djalit është e pa përshkrueshme për Ligor Vasiun. Teksa lotët në sy i janë tharë, ai shpreh pengun e madh që i ka ngelur, të shikojë edhe një herë djalin e tij 8-vjeçar që iu vra pabesisht nga Klodian Çalamani.

“Të vdes tani dhe të shikoj çunin atje ku është” u shpreh ai para kamerave.

Me tej babai i Mateo Vasiut, është shprehur se fëmija i tij i ndjerë i kishte blerë bukën dhe ja kishte çuar në shtëpi, autorit por edhe kjo nuk e kishte ndalur të kryente krimin makabër.

“Më ka ngel merak. E nisi çunin për të blerë bukë, shkoi çuni i mori bukën dhe ja çoi atje edhe të ma vrasi, vetëm kjo më ka ngel gozhdë.

Të vdes unë vetëm dua ta shikoj. Të vdes tani dhe të shikoj çunin atje ku është.

Të vdes tani. Nuk e dua jetën, unë sikur jam i vdekur. Jam i vdekur, nuk di ça të them.”

 

1 komente në ““Më ka ngelur peng, le të vdes vetëm ta shikoj njëherë”, përlot babai i vogëlushit që u vra në Fier”

  1. rexha 10 says:

    Cdo lloi prinderi do ta bente veprimin qe ke bere ti .Duke menduar gjitmone qe te beshe mire ,dergove edhe djalin qe ti blente buken e gojes.Kushe do te mendonte nje gje te tille . Nga anet tona thone se ,edhe gjarperi po te pa , qe po pi uje nuke te ngete. Zoti te dhente durimin per te jetur si njeri .Koha ka sheruar shume plage te medha ,KU SHPRESOJME QE EDHE JU ,DHE GRUAJA JUAJ TE GJENI FORCEN PER TA PERBALLUAR DHIMBJEN QE JU KA GJETUR,DHE TE SHIKONI PERPARA. JAME PRINDE VETE ,DHE E DI SHUME MIRE QE NE JETOJME VETE PER JETET E EVLATERVE TANE. NGUSHELLIMET E MIA FAMILJARE .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje