Vrasja e 8-vjeçarit në Fier, PD: Policia është kundër komunitetit, të raportojë Gledis Nano

18 Nëntor 2021, 11:38Kronika TEMA

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, gjatë fjalës së mbajtur në Komisionin e Sigurisë, u fokusua tek vrasja e 8-vjeçarit në Fier nga fqinji i tij Klement Çalamani. Alibeaj kërkoi një hetim ndaj institucioneve ligjzbatuese nëse ato e kanë kryer siç duhet punën e tyre.

Deputeti i PD-së theksoi se policia nuk është më e komunitetit, por është në shërbim të kriminelëve duke i lënë të vobektin në fatin e tyre.

“Ne nuk mund të bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Dhe nuk mund të buzëqeshim dhe nënqeshim për një ngjarje që nuk prek vetëm një familje por prek gjithë shoqërinë. Fatkeqësia i ka ndodhur një familje, por prek gjithë shoqërinë, që është mungesa e sigurisë që mbizotëron në këtë vend. E shoqëruar dhe me mungesën e reagimit qeveritar. Ne nuk duhet të jemi të ndarë në këtë pikë, se nëse mungon siguria dhe nëse nuk ka reagim qeveritar, reagim njerëzor duhet të ketë, sidomos këtu në parlament.

Askush nuk po ja faturon askujt ngjarjen që ka ndodhur. Po kalojmë nga ngjarje në ngjarje dramatike. Që kjo ngjarje të mos harrohet ditën e tretë siç ndodh rëndomtë do të duhet ta kemi një reagim ne si komision. Minimumi është të shohim nëse e kanë bërë detyrën institucionet qeveritare. Policia është ajo që do të duhet të kontrollojë territorin dhe të evidentojë të gjithë pikat e rrezikut. E ka bërë? S’e ka bërë?”, tha Alibeaj.

Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi është shprehur se pushteti vendor dhe policia nuk e studiuan kohën e vrasësit ndërsa shtoi se tashmë po bëhen formalitete. Kurse, deputeti Ferdinand Xhaferaj u shpreh se është detyrë e jona që të kërkojmë informacion nga policia dhe të pyesim se sa herë ka shkuar inspektori i zonës për të kontrolluar gjendjen e tij.

Xhaferaj po ashtu ka kërkuar në dëgjesë edhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nanon.

“Është detyra jonë si komision sigurie të kërkojmë informacion tek policia sa herë ka shkuar inspektori i zonës. Duhet të thërritet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, për të raportuar, sepse është një nga rastet që mund të parandalohet, personi duhet të ishte nën mbikqyrje.”

Kurse deputetët socialistë kërkuan që ngjarja të mos politizohet.

 

5 komente në “Vrasja e 8-vjeçarit në Fier, PD: Policia është kundër komunitetit, të raportojë Gledis Nano”

  1. Tipi says:

    Ore çjane keta shtaza, me keq se ai kafsha qe vrau vogelushin 8 vjeçar. Bejne politike ndyre me kete fatkeqesi. A kane familje, femije keta. Pse nuk e lene te qete familjen fatkeqe qe humbi djalin. Bashke me hutat e medias, qe ushqehen me keto lajme makabre siç ushqehen hutat me kerma.
    Ku po shkojme keshtu. Si nuk ka nje reagim. Çdo gje e ka nje limit. Nuk e imagjinoj dot se çpo heq familja e shkrete, jo vetem nga ngjarja por edhe nga keta plehra njerezore, qe nuk po i lene te qete te kalojne fatkeqesine.
    U prehte ne paqe vogelushi…???

  2. Franci says:

    O Enkelejd , o personifikimi i bajges , lere Policine e Shtetit te beje punen e saj , nuk ka asnje shenje per mbulim te ngjarjes , dhe leri manovrat e peshtira ta perdoresh politikisht ngjarjen tragjike …..e ke mizen nen kesul mor pis , dhe ngateron vitet kur ju ishit ne qeveri …..gjate qeverisjes 1, 2dhe 3 Rama , pe gje te mbulohej ???? Deri dhe tek djali i ish deputetes Xhuvani shkoi ne burg ….pu ju ???? Ju , qe na beni vazhdimisht kritika nga vini ??? Vini nga planet tjeter ??? Apo harove se Sali qeni dhe gardistet e thjeshte mbronte , per mos te shkuar te Lui qe ishte direkt per brenda …..dhe ti tanj mor mi i arave ke goje dhe flet ???
    Perse i ben presion psikologjik Drejtorit te Pergjithshem ??? Ku e keni hallin?? Te tregobeni te forte dhe te ashper perpara stuhise qe ju vjen brenda per brenda ???? Ptuuuu plehra

  3. devolliu says:

    Ike more hajvan , edhe per kete vrasje makabre , fajin e ka qeveria ? Idiote , babale mbetet .

  4. KUR FLET DHE TI O PUSHT…QE KE LIDHJE ME GJITH KRIMINELET E FIERIT…HARROVE QE MBLIDHESHIT BASHKE ME CAM E KOSOVARE SKUTAVE TE LOKALEVE TE KETYRE TE FUNDIT SI NJESITET GUERRILE…DHE BENIT PLANET SI TE VIDHNIT VOTAT E QYTETAREVE TE FIERIT…TI JE KOKA E KRIMIT NE FIER…MBAS ZGJEDHJEVE NDAHESHIN ZONAT DISA TE CAMEVE E DISA TE KOSOVAREVE…SOT JE LIMON I SHTRYLLUR DHE NUK TE AFROJN ME ATA…TE KA NGELUR VETEM BOCI ME CUNIN E VET…

  5. pjeter says:

    Bravo,e ke thene ne menyrd te perkryer.Jane shtaza e shkuar shtazave,shfrytezojne nje ngjarje makabre per qellime politike,ne fund te fundid nuk ke ça te presesh nga rrumpallistet e Saliut,sepse ky vend qe eshte kaq i dhjere, eshte edhe per kontributin e vyer te ketyre shtazava me dy kembe si Ali beu,qe duhet ti njohi mire ata gjyqtare qe e liruan ate moster atehere kur duhej te rtinte brenda kafazit,ka qene minister drejtesie ne kohen e rrumpalles.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje