Momente tensioni janë shënuar në ambientet e Gjykatës së Fierit këtë mëngjes, ku familjarët e 8-vjeçarit që u vra në mënyrë makabre nga fqinji i tij janë futur më dhunë në hollin e gjykatës, duke shkelmuar edhe derën dhe duke e thyer atë.
Mësohet se të afërmit dhe familjarët e të ndjerit duan të marrin pjesë në seancën gjyqësore ndaj Klodian Çalamënit.
Ndërkohë që autori i vrasjes nuk ka mbërritur ende në gjykatë dhe seanca pritet të nisë në orën 10:00.
Gjithë kjo situatë është shoqëruar me debate të ashpra mes familjarëve të 8-vjeçarit dhe forcave të policisë.
Familjarët pretendojnë se nuk është vendosur drejtësi dhe madje që gjithë këto orë pas krimit të rëndë nuk janë informuar për atë që ka ndodhur me vogëlushin e ndjerë.
“Ju lutem qytetareve qe kane femije kërkojmë të na bashkoheni ju lutem na ndihmoni të kërkojmë drejtësi për Mateon, sot ishte femija jone neser mund te jete femija juaj, le të varim këtë plehrë të shpëtojnë fëmijët e tjerë, gjithë populli ku është të na mbështesë këtu”, tha njera nga te afermet e vogelushit.