Kishte kryer krim në Shqipëri, por ishte munduar që të shpëtonte në Spanjë. Kështu një 32-vjeçar mendonte se do të mund të arratisej dhe të jetonte në Spanjë, por kjo “ëndërr” i zgjati shumë pak.
Identiteti i shqiptarit nuk bëhet i ditur, por mësohet se ai ishte në kërkim nga autoritetet tona për një grabitje me armë. Arrestimi i tij u bë në fund të Tetorit sipas mediave spanjolle falë një operacioni policor.
Ai kërkohej për një grabitje me dhunë. Sipas asaj që shkruajnë mediat ai ka hyrë i armatosur në një banesë dhe ka grabitur 10 mijë Euro së bashku me sendet personale të pronarëve.
Pritet që shumë shpejt të ekzekutohet urdhri i tij i ndalimit dhe shqiptari të ratdhesohet.