Matias i vogël u gjet me një prerje në fyt nga nëna e tij. Ai që i mori jetën duke e goditur me thikë, sipas hetuesve ishte i ati, i cili tentoi vetëvrasjen. 10-vjeçari u vra në mënyrën më barbare, pa një arsye. Kur Mariola Rapaj, 30-vjeçarja shqiptare u kthye në shtëpinë e saj në Vetralla të Viterbese-s në Itali, e gjeti të birin të pajetë.
Matias jetonte me të ëmën, por këtë të mërkurë, nga shkolla rreth orës 13:30 e kishte marrë i ati, Mirko Tonkov. Ndaj 44-vjeçarit polak kishte një urdhër që e ndalonte t’i afrohej ish-partneres dhe djalit të tyre. Për mediat italiane, hetuesit zbuluan se gruaja kishte mbërritur në shtëpi rreth 2 orë më vonë, duke e gjetur të birin tashmë pajetë.
“Nëna sigurisht është në gjendje shoku, sepse sapo ka humbur të birin. Aktualisht po hetojmë ngjarjen e rëndë. Në banesë ishte edhe i ati, që e kishte të ndaluar t’i afrohej gruas dhe djalit”, sqaruan hetuesit për mediat italiane.
Po sipas këtyre të fundit, ishin ulërimat e Mariolës që alarmuan fqinjët, të cilët njoftuan karabinierët. 30-vjeçarja u kthye nga puna në shtëpi rreth orës 15:30. Nën shok, ishte ajo që zbardhi dinamikën e ngjarjes. Sipas të dhënave të deritanishme, çifti ishte në proces divorci.
Ai ndodhej aktualisht në një spital të Romës, i infektuar me Covid. Kur karabinierët mbërritën në shtëpinë ku ndodhi ngjarja e rëndë, e gjetën Mirko Tonkov pa ndjenja në një prej dhomave. 44-vjeçari, që deri para pak muajsh punonte në një gomisteri, ndodhet aktualisht në spital.
Mirko ishte i njohur për forcat e policisë për shkak të episodeve të dhunës në të shkuarën. Gjykata e Viterbo një muaj më parë ia kishte ndaluar atij që t’i afrohej familjes.
Shkaqet që e çuan 44-vjeçarin të vriste djalin e tij vetëm 10 vjeç momentalisht janë të paqarta.
Perdite njerezit po behen shume barbare , u heqin jeten femijeve te tyre , perdhunojne dhe me vone vrasin femijet e tyre , ekzekutojne pa me te voglen meshire bashkeshorte i masakrojne dhe i coptojne duke u shperfillur atyre gjene me te shtrenjte qe nuk dhurohet dhe vjen me …..jeten……
Nuk harije te kuptoje se kujt u sherbejne keto metodika , avuketeve te ljdhur me sistemin e drejtesise ???? Kujt ????
Qe njerezit te gjejne qetesine e tyre shpirterore , dhe tu shmangen ne maksimum veprimtarive te tilla makaber …duhet qe qyteterimet e zhvilluara te heqin dore nga teoria se , qyteterimi dhe shoqeria nuk mund te bjere ne te njejtin nivel me kriminelin ….dhe se perhere duhet te tregoje nivelin e saj ……gjithmone ato , dmth civilizimi , shoqeria dhe shteti , nuk harijne te kalojne tek qytetaret leksionin e tyre te” famshem ” se ne jemi gjithmone krah bapur kujt do , dhe se per ne kush do mund te kete nje ristart te dyte ne jete …..pasi po shikohet qe rastet e dhunes te telkaluar dhe barbarizmit nuk frenohen por shtohen me ritme te nje progresioni matematik ……ata vertet medojne per kriminelin se per te mund te kete nje rifillim te dyte ne jete pasi te kete mare denimin , vec ketu kemi te bejme me nne abuzim dhe padrejtesi , nuk meret parasysh ana tjeter , njeriu qe humbi gjene me te shtrenjte ….jeten ….qe sot shoqeria , qytetaret dhe civilizimi , te jene sa me te drejte me kedo ….duhet qe dikush qe provokon nne dhimbje kaq te madhe , ta paguaj me te njejten monedhe …..perndryshe ato , shoqeria , civilizimi dhe qytetaret do te jene deshimtare ngjarjeve te tilla tragjike …..duhet me doemos te rishikohet dhe nje here ligji ……dikush qe provokon nje dhimbje kaq te madhe nuk mund te kete nje trajtim me te lehte se sa provokimi i tragjedise …..vetem denmi i barabarte me ate cka provokove sjell kuptimin e plote te simbolit te drejtesise ……