Mamaja e 8-vjeçarit Mateo Vasiu, mes lotësh ka thënë se do të qëndronte në ambientet e Gjykatës së Fierit me orë të tëra, mbase dhe ditë, deri në momentin që autori të vijë.
Sipas saj, zgjidhja e vetme është djegia në mes të Fierit e Çalamanit.
“I tha hajde në shtëpi, jo do iki tek vëllai se e kam të sëmurë, tha djali. Pastaj mori lopatën dhe e qëlloi në kokë.
Unë vajta e kërkova në polici. Më pyeste ”hë e gjetët djalin”.
Dua ta djegin në mes të Fierit, tani urgjentisht dhe ti them çunit ta mori hakun mami.
Do presim, do vijë dhe do pres këtu, nesër, pasnesër.
Këtu do rrimë, nuk iki unë si nënë”– tha nëna e viktimës 8-vjeçare.
Teksa gjykata dha masën e sigurisë “Arrest me Burg” për vrasësin, e ëma në gjendje të rënduar psikologjike u shpreh se familjarët do të vijojnë të kërkojnë varjen e 8-vjeçarit, me qëllim që djali i tyre të prehet më në fund në paqe.
E ëma e vogëlushit kërkon rikthimin e dënimit me vdekje, për tu bërë shembull ai i cili i ekzekutoi në mënyrë makabër të birin.
“Do qetësohem kur të varet në mes të Fierit. Duam ta varin, ta djegin, më mori një foshnjë, ma ndahu nga familja, ma ndau nga shokët e shoqet.
Ma gënjeu, ma mashtroi, i tha ik blemë një bukë dhe kur Mateo ja çoi, ai ia futi me lopatë dhe e la të vdekur.
Ma groposi, i hodhi baltë. Kur shkoi në polici tha se do e gjeni copa copa. Unë do rri këtu, nuk iki unë si nënë.
Të varet në mes të Fierit dhe vetëm kështu mund të gjej qetësi djali.
Do presim, këtu jemi përditë, nuk ikim. Nuk mundem të flas më shumë se nuk kam zemër”, tha e ëma.
Sigurisht nuk gjen fjalë të ngushëllosh këtë prind por dhe shumë të tjerë tek ne dhe në botë, që ngjarje të tilla ju kanë ndodhur. Nuk e di cilin rol luan kjo media jonë që sjell se çfarë tha njëri e çfarë tha tjetri, pse përshkruhen detaje? Për të ngritur njerëzit kundër ligjit?
Shumë e dhimbshme kjo ngjarje, por pse nuk ishte në shkollë i vogli, po prindi që e njihte këtë njeri, a nuk duhet të mendonte se si duhej ta kishte parandaluar? E kuptoni se nuk është vetëm qarja dhe marrja pjesë në varrim, solidaritet por lufta kundër indiferencës është solidaritet, e kanë njohur, e kanë bërë sehir se nuk më preku mua, kur ai bëri një krim në 2006-ën, dhe tani që përsëriti një tjetër krim më të rëndë të gjithë tregojnë se kush ishte ai. Ju qytetarë e bashkqytetarë duhet të luftoni që opinioni i shëndoshë, jo thashethemet të fitojë mbi opinionin e sëmurë, duhen stimuluar ata që veprojnë drejtë dhe jo ata që bëjnë krime. Duke i kushtuar vëmëndje të keqes në të gjitha ekranet, ne e kemi vetëm forcuar edhe më shumë atë negativitet dhe pa dashur kemi ndihmuar që krimi në vënd që të injorohet, të na terrorizojë nga mëngjezi deri në darkë. Që i ati i këtij djali e kish shpëtuar më parë kriminelin e dinin media? Jo, se s’kishte rëndësinë e krimit të sotëm. Prindër, ruani fëmijët tuaj duke ju qëndruar afër, jo duke i lënë para TV që vetëm për krime flet.