Të gjithë mund ta vënë re lidhjen e fortë midis gjyshërve dhe nipërve, e cila madje ndonjëherë duket më e fortë se dashuria që kanë për fëmijën biologjik. Një studim i ri ka një shpjegim për këtë.
E para gjë që ka rezultuar nga ky studim, është se fëmijët bëhen më të mirë kur rriten pranë gjyshërve të tyre, tha autori kryesor i studimit James Rilling, profesor i antropologjisë dhe profesor në shkencat e sjelljes në Universitetin Emory.
Rëndësia e gjysheve mund të gjurmohet neurologjikisht, sugjeron ky studim.
Studiuesit zbuluan se gjyshet që shikonin imazhin e nipërve të tyre biologjikë kishin një përgjigje neurologjike në zonat e trurit të tyre që janë të rëndësishme për ndjeshmërinë emocionale dhe motivimin.
Studimi, i publikuar nga revista Proceedings of the Royal Society B, punoi me 50 gjyshe që raportuan se kishin marrëdhënie pozitive me nipërit e mbesat dhe nivele të larta të përfshirjes me ta.
Gratë iu nënshtruan imazhit të rezonancës magnetike funksionale (fMRI), e cila mat ndryshimet në rrjedhën e gjakut që ndodhin me aktivitetin e trurit, ndërsa u tregohen imazhet e e nipërve dhe mbesave të tyre, si dhe të një fëmije tjetër që nuk e njihnin.”
Më shumë reagim emocional për nipërit dhe mbesat
“Studimi u motivua pjesërisht nga “hipoteza e gjyshes, e cila parashtron se jetëgjatësia e femrave pas menopauzës evoluoi për shkak të përfitimeve që gjyshet ishin në gjendje të merrnin nga nipërit dhe mbesat,” tha Rilling.
Është interesante fakti që gjyshet treguan aktivitet të trurit të lidhur me ndjeshmërinë njohëse më shumë kur shikonin fëmijët e tyre biologjikë sesa nipërit e mbesat e tyre. Kur shikonin nipërit e tyre, ato treguan ndjeshmëri emocionale më të fortë sesa me fëmijët e tyre.
“Ndjeshmëria emocionale është ndjenja e emocioneve që ndjen një person tjetër. Empatia njohëse është të kuptosh se çfarë mendon apo ndjen dikush dhe pse,” tha Rilling.
Kur je i ri dhe ke femijet e vegjel duhet te punosh qe tu sigurosh nje jetese sa me te mire dhe nuk ke shume kohe qe ti perkushtohesh femijeve te tu. Gjithashtu, kur je ne pune dhe ke streset e saj, perseri kerkon kohe qe te rikuperohesh para se te shkosh ne pune per nje tjeter dite stresuese. Perseri ky eshte nje faktor tjeter qe nuk u jep femijeve te tu kohe te mjaftueshme per te krijuar ate marrdhenie qe krijon me niperit e mbesat, kur gjysherit jane zakonisht ne pension dhe kane te gjithe kohen e duhur per t’ju perkushtuar atyre. Po keshtu, nje faktor tjeter se perse gjysherit jane me afer niperve e mbesave duhet te jete pikerisht fakti se ato ju kujtojne atye femijet e tyre ne ate moshe. Dihet se kur femijet rriten dhe behen te pavarur, krijojne familjet e tyre dhe largohen nga prinderit duke krijuar nje boshllek tek ata, te cilen e mbushin te vegjlit.
Mua dhe vellezerit e mi, na ka rritur gjyshja e cila ishte Zoti vete per ne. Prinderit ishin te zene me pune dhe nuk ja kishin ngene qe te merreshin shume me ne, pasi punonin tere diten dhe kur vinin ne shtepi kishin pune te tjera ditore. Gjyshja ishte ajo qe na vinte pas avazit dhe na plotesonte cdo deshire per gatime te vecanta apo na mbulonte ndonje prapsillek qe benim si femije qe ishim.
Humbjen e saj ne e ndjeme jashtezokonisht shume dhe sot qe jemi te tere ne nje moshe mbi 60-tat, e kujtojme me shume dashuri e respekt.
Mjere ai femije qe rritet pa provuar dashurine e vecante te gjysherve.
sakte. ky eshte ajo qe them edhe une ne lidhje me gjysherit.