Ish-Miss është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, e sidomos në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku numëron mbi një milion ndjekës.
Në imazhet që sjell, Morena kujdeset që çdo herë t’i fokusoi linjat e saj tërheqëse trupore, e ndaj të cilave është tejet e përkushtuar.
Edhe së fundmi, zeshkania pozoi në një imazh nga dhoma e gardërobës në shtëpinë e saj luksoze, teksa format e saj morën gjithë vëmendjen.
E veshur me një mini-fustan dypjesësh me printe shumëngjyrëshe, të cilin e kombinoi me një çantë të vogël dore dhe një palë taka të zeza, ajo dukej tejet atraktive, ndërsa nuk munguan as komentet dhe pëlqimet nga ana e fansave të saj të shumtë.
Ndryshe, rikujtojmë që së fundi Morena u përfol për një romancë të re me këngëtarin turk, Berdan Mardini.