Dritëhijet e një lufte përballë akuzave për tradhti: Si Enver Hoxha arriti të mbajë peng për 15 vjet me dhjetëra grekë dhe krerë bagëti!

21 Nëntor 2021, 11:11Politika TEMA

Aranit Muraçi

Ka shumë paqartësi rreth rolit që luajti Shqipëria në Luftën e Dytë Botërore, marrëdhënia e saj me Jugosllavinë, si dhe ndikimit që pati shteti i sapokrijuar komunist shqiptar në përfundim të luftës civile greke.

Edhe pse historia jonë e shekullit të fundit i ka ende gjallë dëshmitarët, fatkeqësisht ajo ndryshoi edhe datën e çlirimit duke u bazuar mbi shije dhe teke të caktuara dhe jo mbi fakte, nga profesionistë të fushës.

Historinë e shkruajnë fitimtarët –  është një shprehje e njohur sot gjerësisht në botë – prandaj në këto ditë të fundit të nëntorit teksa pritet festa e 77-vjetorit të Çlirimit, nëse humbësit as nuk e bëjnë dhe as nuk e shkruajnë dot historinë, nuk është e drejtë që ata të baltosin luftën deri në atë pikë sa ajo të injorohet dhe të mos i njihet asnjë meritë.

Rusia i kujton shpesh pjesës tjetër të botës nëpër qarqet diplomatike, se ajo e pagoi shumë më shtrenjtë luftën e saj çlirimtare ndaj fashizmit, luftë që i shkaktoi mbi 20 milion të vrarë, për një botë më të lirë dhe më të paqtë, pavarësisht se ajo dhe vendet e tjera e kanë rrëzuar komunizmin, por e pranojnë udhëheqjen prej tyre gjatë luftës.

Nëse s’do të kishin luftuar partizanët ndaj fashizmit sot bota me siguri do të kishte ngjyrat, gjuhën dhe simbolet e Hitlerit.

Në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, partizanët dhe komunistët në Shqipëri, të vetmit që u organizuan, bënë rezistencë dhe luftuan ndaj fashizmit, ishin shumë më të fuqishëm se çdo pretendent tjetër, me ambicje për t’iu marrë pushtetin dhe ky është një fakt që e njohin kundërshtarët e tyre, e njeh edhe bota.

E ngjashme, sigurisht jo në përmasa, ishte situata dhe marrja e pushtetit nga Stalini pas luftës në Rusi dhe Bashkimin Sovjetik, në një linjë me të cilin qëndroi Shqipëria për 2 dekada.

Duke e ndarë luftën nga brutaliteti politik i regjimit, përsa i përket historisë ajo nuk mund interpretohet dhe të ndryshojë qëndrim në bazë të shijeve të çdo amatori dhe qeveritari sa herë që ai vjen dhe shkon.

Dy mund të jenë pyetjet për luftën?

Enver Hoxha e shiti apo e mbrojti dhe e forcoi Shqipërinë, si dhe interesin e saj kombëtar gjatë drejtimit të luftës dhe pas saj?

Cili ishte qëndrimi i tij në raport me ndikimet e vendeve të tjera, të interesuara për të dobësuar Shqipërinë?

Dy raportime rreth luftës Civile Greke dëshmojnë përplasjet ushtarake dhe konfrontimet e ashpra që zhvilloheshin në ato vite. Shqipëria për herë të parë pas Pavarësisë dhe luftës së Vlorës mbronte me armë territoret e saj.

Në vitin 1949, ka dëshmi që pretendojnë se Mehmet Shehu në drejtim të ushtrisë shqiptare u fut dhe shkoi deri në Follorinë, duke marrë peng në shenjë hakmarrje, fshatarë dhe barinj.

Plot 15 vjet më vonë mediat e huaja kanë raportuar për kthimin e disa pengjeve greke, përfshirë njerëz dhe bagëti. Qeveria greke arriti të gjente një kompromis me regjimin e Hoxhës, me ndërmjetësimin e Kamboxhias, një vend komunist aziatik me të cilin kishte marrëdhënie diplomatike, si Shqipëria, ashtu edhe Greqia. Ishte koha kur Shqipëria ishte prishur me Bashkimin Sovjetik dhe kishte dalë në mënyrë të njëanshme nga Traktati i Varshavës.

Bëhet fjalë për dorëzimin në Greqi më 10 gusht 1964 të pengjeve greke që kishte marrë Shqipëria. Artikulli i agjencisë (AP) i publikuar nga mediat e njohura ndërkombëtare, përfshirë  New York Times, ndër të tjera nënvizon:

“Shqipëria ktheu sot në Greqi 72 refugjatë të marrë peng në vitin 1949 nga guerrilat komunistë. Të riatdhesuarit – kryesisht fermerë dhe barinj – dhe familjet e tyre iu dorëzuan autoriteteve greke në fshatin kufitar, Karavia. Shqiptarët kanë kthyer edhe 120 krerë bagëti. Ata u vendosën në zonat rurale të Greqisë.”

Materiali i Wikipedia në anglisht mbi përfshirjen e Shqipërisë në luftën civile greke:.

“Ushtria Kombëtare Greke, e ndihmuar  ndërkombëtarisht nga Perëndëmi luftoi kundër forcave komuniste gjatë Luftës Civile Greke.

Ndihma jugosllave për komunistët grekë mori fund në shkurt 1949, pas ndarjes Tito-Stalin. Ushtria Kombëtare pas kësaj nisi një sulm të armatosur ndaj bazave të mbetura të komunistëve, të cilët strehoheshin në kufi me Shqipërinë.

Pesë ditë luftime i kushtuan Ushtrisë 256 viktima. 1182 komunistë u vranë në aksion dhe mbi 1000 të plagosur u evakuuan përtej kufirit shqiptar.

Më 25 gusht, pas një sulmi masiv të Ushtrisë Kombëtare me avionë dhe artileri, qeveria shqiptare e Enver Hoxhës ndërpreu ndihmën ndaj forcave komuniste greke dhe çarmatosi komunistët grekë në territorin e saj.

Operacioni përfundoi në orën 10 të mëngjesit të 30 gushtit. Komunistët grekë u dorëzuan zyrtarisht në mes të tetorit, duke i dhënë fund Luftës Civile Greke”.

Pra, nëse në Greqi demokracia u fitua me armë dhe me luftë atëherë kur duhej të luftohej, ndodhi e njëjta gjë nga komunistët në Shqipëri. Ata që e prisnin dikur pushtetin në tavolinë, ndoshta u duhej të luftonin gjatë dhe pas lufte sikurse vepruan grekët. Për të marrë pushtetin, në vend të armëve dhe në ndryshim nga komunistët, sot prej tyre në një shtet demokratik nuk kërkohet revolucion dhe as terror, por ide dhe alternativa më të mira.

 

21 komente në “Dritëhijet e një lufte përballë akuzave për tradhti: Si Enver Hoxha arriti të mbajë peng për 15 vjet me dhjetëra grekë dhe krerë bagëti!”

  1. mjerimi says:

    Me nje fjale Lavdi vepres se ndritur te shokut Enver Hoxha.E kujt i hyjne ne qese keto mender shkrime qe vetem nxisin urrejtjen e percarjen e metutjeshme te ketij populli emotiv

    1. Matrapiku says:

      Heheheeee mer majmuna Kaukazi.
      .
      Kur ne i themi keto fakte, na quani te shitur, tradhtar, mashtrusa …
      .
      C’far mund te thuash kur keto fakte (pislleqe Arnautesh Komunist) i shkruan New York Times dhe gazetat Shqipetare ???
      .
      Jo vetem qe ishit humbesit e medhenj ne konfliktin e Gushtit te 1949-es, por u treguat kaq te pa besë dhe inatçor sa moret pengje fshatar te pa fajshem dhe bageti.
      .
      Sado qe te “pirdhni” nga goja me genjeshtra eshte fakt qe bashke me pengjet u kthyen dhe mijra kok bagetish.

      1. Moisi Golemi says:

        Matrapik. Llozin keni marrë gjithmonë nga Enver Hoxha. Ua futi aq shumë, saqë kur vinte në Dropull, i këndonit Enverit në greqisht dhe linit kokën për të. E donit more, mavrinë, e donit. Më shumë qanë dropullitët sesa pjesa tjetër e Shqipërisë kur vdiq Enveri. Thoshin se pati lëmuar shumë dropullite të bukura, prandaj. Shih mos je edhe ti ndonjë prej filizave të Partisë, dallëndyshe në pranverë.

  2. Ilir says:

    Metejshme…?! Metutjeshme, eshte nje sajese è atyre qe shqipen e kane mesuar ne kushte lufte,qe sidoqofte meritojne respekt e mirekuptim.

  3. Me nje fjale fatkeqesi kombetare eshte ajo qe la mrapa djadhi Enver , njeriu i ri , i çveshur nga virtutet njerezore , kjo eshte arsyeja kryesore qe vendi nuk ecen si duhet edhe pse kane kaluar 30 vjet nga shkuarja ne ferr e djadhit shqipetare kjofte largu Enver Halja i mallkuar bashke me nje pjese te ish sigurimsave te prodhuar ne shkollat e asaj kohe te turpeshme komunisto bolsheviko Jugosllave ……

    1. Theatre and Drama says:

      o djadhi te erdhi keq per grekun he.?
      po si ka mundesi qe 99% e ju “anti emveristeve” jenI anti shqiptare?
      bobobo per zotin paska pas te drejte qe ja u thyente bishtin e lopates kokes..hahahaha

  4. "Pshatari" says:

    @@Aranit Muraci:U shtrengove per te “Pjerdhur dhe u dhjeve ne vetevete ” THemi ne Mileti i “Paditur”..
    Dukesh se edhe ti e “Mpreve” Kalemin per te shkruar dicka dhe ne Favore te Grekerve…duke ja kaluar c´do greku…dhe pse??
    1-Nuk ka asnje Dokumente ne te cilen Rezulton se Ushtria e Rregullt Shqipetare, apo edhe me ndonje KOmando Specjale shkoj deri ne Follorine sikur se thua Zotrote….ka pasur Skuadra Zbulimi, qe shkonin ne prapavijat e armikut por edhe ato te rralla…pra Trupat e rregullta te ushtrise Shqipetre nuk hyne ne territorin greke.
    2-Komunistet Greke ishin ne Aleance, si me Shqiperine e Enver Hoxhes…qe akoma nuk ishte Shtet i Kosoliduar,me Jugosllavine dhe BAshkimin Sovjetike,dhe terheqja e trupave greke (Komuniste) u be vetem nepermjete Shqiperise…
    3-Fashistet Greke Fituan, nga Ndihma e Bombardimeve Angleze,qe ishin te fuqishme ne Bazat e Komunisteve Greke ne Malin e Gramozit ana Greke dhe Vici…por edhe pa to, Komunistet e kishin te Humbur Luften, sepse kishin Humbur shume territore.
    4-Ushtria Shqipetare u Involua ne Lufte te NJohura si “Provokacjonet e Gushtit” sepse Monarko-Fashistet Greke, duke Ndjekur Trupat Komuniste Greke hyne edhe ne Territorin Shqipetare…pra Trupat e Ushtrise Shqipetare nuk kishin Nevoje te merrnin Bagetite greke,apo edhe te merrnin “Penge” Barinje Greke…ka shume Mundesi qe Barinje greke se bashku me tufen e Bagetive u gjenden ne Territorin Shqipetare, dhe u Bllokuan nga Lufta..por Kurre se si Nuk pati Rrembime,dhe idjotlleqe te tilla….Nuk perjashtohet Mundesia, qe Barinjte Greke qe kishin Simpati per Ko,unistet Greke dhe merreshin me Furnizimin e Ushtrise Greke KOmuniste me Qumesht te hynin se bashku me ta ne Shqiperi..pra thjeshte per te perfituar…dhe mbase edhe per te ruajtur KOken…
    greket kane perdorur Aviacjonin edhe Artilerine e rende kunder Kufitareve Shqipetare, qe ishin te armatosur lehte, me kallashnikove dhe Mitraloze te Lehte…Gjithe se si Konflikti ushtarak Midis Greqise dhe Shqiperise Perfundoj po nga Filluesit MOnarko-Fashistet greke..te cilet u Terhoqen…Enver Hoxha nuk kishte se c´´fare te tradhetonte ne Raport me greqine…sepse ekzistonin vijat e Kuqe..te Gjendjes se Luftes i cili eshte ne Fuqi edhe Sote…lol

  5. Cfare doje te thoje more gomar (pacavure shkruesi) me kete qe Katranosur. Agresioni grek i 1949 mori ate qe kerkoj, i lumte M. Shehut, te kishte shkuar deri ne Athine mire do te kishte bere. Krimet Greke ndaj Shqiperise e ndaj shqiptareve me djegje fshatrash e genocid per ty nuk kane asnje problem por dorezimi i bagetive dhe i disa fshtatareve te paska hyre thelle ne shpirtin tend te mavrosur. Turp per ju qe na i servirsni gjoja per te treguar horroret e komunzmit, por ama ishte hera e pare qe Shqipetaret krijuan shtet dhe iu pergjigjen agresionit dhe tregoj qe Shqiperia nuk ishte me placke ne shitje, sic e beri Sali Haleja, Por ata erdhet perseri dhe na vrane djemte tane brenda reparteve ushtarake, kur ne Shkaterruam shtet dhe ushtri, dhe qe akoma jemi katandisur me nje te ashtuquajtur ushtri qe nuk kishte asnje helicopter kur i Shqiperise i vune zjarrin ata qe ia kane vene gjithemone, njerez si kY artikullshruesi.

  6. Arianit trapi says:

    Po mor Arianit trapi.Madje Enver mbajti territorit e vorio epirit ne kufijte e 1913.Tani,njerez si ti po ngrene piramidat e kufirit pergjate lumit te vjoses ne jug.Varrezat kurre nuk ngrihen ne dhe te huaj.

  7. Andreas says:

    Aranit e ke dhjere, por u dhjeve vete se bashku me keta qe e botojne…

  8. joel shkodra says:

    Nese e mban veten historian, o Z. Aranit, duhet te jesh i sakte te pakten me datat (se lere me perfundimet qe nxjerr!). Thua se Shqiperia sapo ishte prishur me B. Sovjetik e sapo kishte dale nga traktati i Varshaves. Dhe data me poshte kur ndodh kjo ngjarje me Greqine eshte 1964. Po a nuk mund ta gjeje (edhe nese nuk e di) se Shqiperia ka dale nga traktati i Varshaves me 1968? Lere pastaj se gazetat nuk kane redaktore qe te pakten t’i lexojne shkrimet qe botojne (se per ‘i ndrequr as qe behet fjale!).

  9. Rita says:

    ‘Pshatari ‘komentuesi i ka permbledhur te gjitha dhe sakte.Kjo lufte civile e Greqise u be dhe shkak i prishjes se maredhenieve te Hoxhes me Titon.Se Stalini urdheron Titon te nderhyje ushtarakisht ne Greqi per te ndihmuar andartet komuniste greke dhe ai rrefuzoi.Stalini diskutoi dhe territorin e Makedonise per te bindur Titon dhe ai u pergjigj se ne se nderhyj me arme do te aneksoj Makedonine e Greqise dhe do ta bashkoj me Makedonine sllave.Ide qe u kundeshtua nga Stalini se duhej dhe aprovimi i Anglise, aleatja e Greqise.Madje nga kjo grindje Tito – Stalin perflitet se Tito i eshte pergjigjur Stalinit me nervozizem se ‘ Zot ne shtepine time jam une ” . Nga kjo grindje Hoxha jone mbeti si pershku pa uje .Ushtria jone po ishte Zero per paisje ushtarake perpara ushtrise greke dhe altirerise angleze. Keshtu qe nje hyrje me Uniformen e Gjeneralit ne Token Helene nen rregjimin e grekeve komuniste si nje triumfiator ju be e pamundur.Dhe u prish me Titon ,vellain e madh vetem per kete ceshtje.Te gjithe cfare prrallis diktatori me tej e si e justifikon, e shpjegon jane vetem mashtrime.Stoicizmi i tij i kote ndaj figures se Stalinit do te shkelte ne sa e sa kufoma ,ne sa e sa familje te internuara , ne sa e sa bij e bija shqiptare qe dikur ishin shoke te nje ideali. Pas shpartallimit se andarteve komuniste ,ato qe munden te shpetonin hyne ne Shqiperi ku pas ankesave te qeverise greke tek fuqite nderkombetare ( se Shqiperia ndihmon terroristet komuniste etj.) te gjithe te ardhurit u larguan ne europen e lindjes.Nje te tille ish andart ,Enesti quhej e kam takuar e me ka treguar se ne spitalin e Shkodres i kishin prere dhe kemben e plagosur ne ate lufte civile ,ne Greqine e pas luftes se dyte boterore.Ne fund te bisedes i them Enestit se ke qene me fat qe je larguar nga vendi im se keshtu e ashtu i tregoja llahtaren shqiptare.E nese jane kthyer disa pas 15 vjeteve jane ata qe kane deklaruar se nuk jane komuniste.Sepse lejimi per kthim ne Greqi te komunlsteve me 1946 nuk lejohej.Vetem me 1974 u be rehabilitimi i tyre me ligj.Dhe bagetite qe moren ishin prone e tyre private.Akoma nuk ishte vendosur ligji i rrepte i kufirit per bagetite e fshatarit 5 pula e ne dele.

  10. Taulant says:

    hahahahahahaahah cfare historiani. O Aranit o gomar me flete. Po si ore u kthyen 1150 krere bageti pas 15 viteve? Po nuk ron dot bagetia me shume se 5-6 vjet, ja te themi 8, po ja edhe 10 ndonje e forte. Po 15 vjet????? hahahahahahahahahah koqe kandari!

  11. Moisi Golemi says:

    O Aranito. Po si more xhaxhi, na thua që Stalini mori pushtetin pas Luftës??? O Aranito, Stalini e kishte pushtetin para Luftës, gjatë Luftës dhe pas Luftës. Stalini udhëhiqte shtetin e vet me ushtri të rregullt shtetërore. Nuk ishte kryetar shteti i arratisur e që s’njihej më ndërkombëtarisht. As kryetar shteti i vënë prej pushtuesve, si kukull. Dhe as kreu i ndonjë ushtrie guerrilje, që luftonte maleve, e pambështetur prej qeverisë.
    Ai ishte ushtria, ai ishte shteti, ai ishte qeveria. Të gjitha këto, që shumë kohë para Luftës e deri kur vdiq. Kurse ti xhaxh Araniti, na thua se Stalini e mori pushtetin pas Lufte, në mënyrë të ngjashme si E. Hoxha. A llogjikon ndonjë çikë, apo i ke bërë trurit lidhje të shkurtër?

  12. 17 nentori says:

    Deri kur do te vazhdojne te botohen idiotlleqe te tilla kur nje pjese e pjesemaresve ne ngjarje te tilla jane ende gjalle? ushteria monarkike, e ndihmuar fuqimisht nga Anglezet me komandant gjeneralin Flint rethoi ne malin e Viçit ushterine komuniste (ËAMI) dhe mbas bombardimeve te fuqishme deri dhe me napalm si dhe dhe ne saje te tradhetise depertoi ne tre vijat mbrojtese te malit te Viçit duke rezikuar shfarosjen e plote te komunisteve. Ne keto kushte ata kerkuan te kalojne ne Jugosllavi por Tito refuzoi ti pranonte. Atehere komunistet tentuan te kalonin ne malin e Gramozit per te vazhduar luften partizane. Ushterija monarkiste per te penguar rrugen e kalimit qe pjeserisht kalonte ne teritorin Shqiptar tentoi te hynte ne disa pjese te teritorit Shqfiptar por ketu u perfshine ne beteje me forcat e kufirit dhe pastaj ne lufte frontale me divizionet Shqiptare. Fakt ishte qe asnje predhe e artilerise nuk duhej te prekte teritorin Grek per mos i dhene shkak Greqise per ankese ne OKB. Kjo solli dhe disa humbje ne rradhet e ushterise Shqiptare qe ishte shume afer trupave Greke. Humbjet ishin te medha nga te dy palet por nuk u lejua kalimi i Grekeve ne token Shqiptare, kurse partizaneve ju lejua kalimi ne Shqiperi dhe me vone u deportuan dhe ne vendet ish te demokracive. Bashke me partizanet kaluan ne Shqiperi dhe banore civile me sendet e tyre dhe me bageti per tu mbrojtur nga reprezaljet Greke duke boshatisur plotesisht rajone te gjitha. Ne daten 2 Gusht, ne shenje festimi te fitores qelluan me artileri qytetin e Bilishtit dhe fshatra perrreth duke shkaketuar viktima civile. Sa per roberit, nje pjese e tyre u kapen nga ushterija Shqiptare ne teritorin Shqiptar, kurse te tjere ishin rober qe kishin kapur partizanet Greke dhe i sollen me vehte ne Shqiperi. Keta mbas disa vjetesh u riatdhesuan. Kjo eshte historija e jetuar dhe nuk duhet spekulluar me gjakun e dhjetra ushtarakeve qe nuk lejuan te cenohe kufiri megjithe se ushteri e re dhe e armatosur dobet.

    1. Drita says:

      Kjo eshte e verteta historike po sa budallenj flasin sot turp ti degjosh ,Babai im ka qene ne provokacionet e gushtit 1949.Shpiken dhe bagetine tani
      Nuk e zhdukni dot historine ka fakte ne arshiva karagjoza

  13. Taulant says:

    Per fatin e mire te Shqiperis ndodhi lufta civile Greke 1944-1948.
    Po te mos kishte qene ajo lufte midis fashisteve Greke te ndihmuar prej bastard Churchillit e Komunisteve Greke fashistet Greke do kishin sulmuar Shqiperin.
    Greket ne ate kohe ishin copa copa por kishin ndihmen e Anglezeve te cilet ju kishin premtuar copetmin e Shqiperis vetem mos te fitonte komunizmi atje.
    Bastard Churchilli i premtoj Titos Shqiperin e Veriut n.q.s Jugosllavia nuk do behej pjese e boshtit Komunist.
    Greqis i premtoi Shqiperin e Jugut.
    Anglezet e kishin fiksim shkaterrimin e vendeve te vogla qysh prej traktave te fshehta te para e pas luftes se pare boterore.

  14. Olimpia says:

    Murac… Perse shkruan idiotizmat duke u dhene mundesi ndyresirave si Rita te derdhin helm antishqiptar.
    Pshatar,ke shkruar disi qarte. Por ne ate kohe ushtria Kombetare shqiptare… keshtu quhej…. nuk kishte Kallashnikove… por 72…sha.Gjithashtu kishte arme te renda, sidomos artileri, ushtare dhe oficere trima, gjenerale te afte.. Si dhe disa keshilltare sovjetike te sprovuar ne beteja te pergjakeshme. Mbi te gjitha populli shqiptar ne ato vite, edhe pse I varfer, ishte i gateshem per cdo sakrifice, sipas shembullit heroik te postes kufitare te Vidohoves e cila ne kushte te pa barabarta beri nje rezistence heroike disa batalioneve greke.

  15. Nje mergimtar says:

    A do te vazhdojme ta ndryshojme historine sipas “fituesave”?Fatet e popujve dhe qeverisjet e tyre nuk i vendosi as Enveri e as Tito.Fatet se cfar lloj politikash do te ndiqeshin u vendosen nga Koferenca e Jaltes dhe perfundimisht ne Teheran.Forcat komuniste Shqiptare,qe morren pushtetin ne 1944-ren kishin mbeshtetjen e BS-s (Jugosllavia ishte xhandari tyre ne rajon).Sa per dijeni,edhe pse Jugosllavet donin te kalonin me perendimin ata mbeten gjithmon lindje.Marreveshja Stalin-Curcill e miratuar nga Ruzvelti mbeti aktive deri ne 1989-ten kur e prishi Gerbacovi.
    Sa per mbrockullat e ketij “historianit”Moraci,te bejne per te qeshur.Ne perfundim te luftes civile Greke,te mbeshtetur nga forcat Angleze,shume nga partizanet Greke kaluan ne token Shqiptare.Forcat e Zerves i ndoqen edhe ne teritorin Shqiptar duke bere shkelie te teritorit.Keto ishin provokacionet (sic jane quajtur gjithe kohen) dhe ushtria Shqiptare ju pergjigj ne mbrojtje te teritorit te saj.Ata pjesetar te forcave te AMIT qe kaluan ne vendin tone me vone kaluan ne BS-ik.Bashke me forcat luftetare komuniste kishte edhe civile,te cilet u quajten “rrefugjate greke”Qe ta kuptojme,kalimi i nje ushtrie ne nje teritor te nje shteti tjeter(aq me teper Greket qe kane pasur synyme teritorjale me Shqiperine) quhet provokacione lufte.Ushtria e Zerves e mbeshtetur ,ne cdo drejtim nga Anlezet,nuk u terhoq nga dyfeket Shqiptar por nuk e shkelnin dot marreveshjet qe kishin bere me BS-n.Ashtu si zbarkimi i trupave Angleze ne Sarande ne 1944-n.Mos e shtremberoni historine per mllefet qe keni per bemat e “rregjimit te Enver Hoxhes,gjate sundimit te tij”.

  16. Nik says:

    E lexova me vèmèndje artikullin dhe A,Muraçi nuk mohon luftèn partizane por pèrmend fakte tè gazetave tè asaj kohe.Pèr momentin tè pranojm se ekzistonte lufta e ftoht dhe dihet se propaganda kundèr kapitalizmit dhe komunizmit luhej nè mènyr aktive edhe nèpèrmjet shtypit.Duke lexuar kèrkova njè gazet ku èsht intervistuar Grigoris Faracos “Corriere della Sera” e Mèrkur/ 08 /Dhjetor /2004.Faracos deklaron se Stalini shpètoj Italin nga ekstremizmi i Togliatit:URSS evitoj luftèn civile nè itali por dèrgoj nè masakrim ne komunistèt grek.Ka botuar njè libèr mbi mardhèniet midis Moskès dhe Partis komuniste greke (Kke)Faracos u plagos shumè keq nè luftèn civile ndèrmjet komunistève grek dhe dhe forcave tè qeveris monarke nga 1944-1949.Hyri nè Greqi nè 1968 ,u arrestua nga regjimi i kolonelève ,dhembasi u vendos demokracia drejtoj partin e tij si sekretar i Kke.Faracos deklaron-ju italianèt jeni me fat,nè fund tè luftès ja dolèt tè evitonit njè luftè civile .Dhe e kujt èsht merita?Nga njèra anè e Togliatit besoj,sepse e theksojn disa historian.Por mè shumè do tè falènderoni personin qè èsht akuzuar si mè i keqi”Stalinin”me ju italianèt stalini veproj pèr tè mos derdhur gjak.Kurse ne grekève as qè u interesua aspak,luftèn civile ne e kryem dhe e humbèm,po paguajm ende konseguencat..Partia e tij Faracos e quan njè >tradhètar>sepse prezanton humbjen.Gjat luftès civile kur u plagos u kurua nè “Shqipèri”Njèzet vjet i larguar nè Bullgari,Rumani,Ungari,çekosllavaki,Rusi Franc.Kujton se nè arkivat e Moskès ka zbuluar letra konfidenciale tè Stalinit dhe Molotovit qè kèshillonin Togliatin pèr tu bashkuar tè gjitha partit pèr tè luftuar nazistèt,dhe Togliati kèshtu veproj ,ndèrsa ne grekève na trajtuan si minoranc e vogèl ,nuk kishim kurrè kontakte me direkte me Moskèn por ndèrmjet shokève bullgar ose jugosllav.,pèr ne ishte njè ofendim ..Ose shèmb tjetèr kur Moska detyroj liderat e tè gjitha partive komuniste botèrore tè pranonin dhe propagandonin paktin Ribentrop -Molotov ,sikur dèshironin tè justifikojn çmèndurin hegjemonike tè Hitlerit..Mè vonè Rusèt kryen njè hap mbas kur diktatura naziste nè 1941 sulmoj Rusinè.Gazetari>>Mos do tè thoni se Stalini mbèshteti Musolinin tè sulmonte Greqin?Me fjal e Stalini e dènoj aktin por nè fakt u soll me mèdyshje.Gjat okupimit tè Greqis , Stalin nuk dèrgoj njè ambasador nè Kairo ku gjèndej qeveria greke nè ezil.E bèri vetèm nè 1944 ,Pèrse?E gjej mè tè mundèshme se URSS ishte nè favor tè Musolinit pèr tè dobèsuar Hitlerin duke shpresuar nè Dardanele “tè njiheshin si zona tè interesave Ruse”siç shprehet dhe historiania gjermane Ehrengard von den Shramm nè librin e saj “Greqia dhe Potencat e mèdha gjat luftès sè II tè-botuar nè 1955 sè. Shpresoj tè kem ndihmuar sadopak me kètè koment .

  17. Astrit says:

    Shkrimi eshte interesant sepse hap nje mundesi per studimin e dokumentimit te rrolit te Shqiperise ne luften civile greke. Dokomentat qe kam lexuar ne arkivin e ish Ministrise se Brendeshme dokumentojne se qe ne vitin 1946 BRSS binte ne Durres armatim e specialista ushtarak te cilet pasi pregatisnin ushtrine shqiptare keta te fundit dergoheshin ne kufirin Grek. Shumica e armatimit qe mernin komunistat grek i mernin nepermjet Shqiperise. Ushtria shqiptare e udhezuar nga ushtarak Sovjetik ka mare pjese me mbeshtetje logjistike, furnizime dhe bombardime nga teritori shqiptar drejt fronteve te luftes.Mbas kapitullimit te komunistave grek keta te fundit u futen ne kufirin shqiptar. Kane qene me qindra. Shqiperia e kishte te veshtire ti menaxhonte ne kampet ku u vendose. Me nderhyrjene Sovjetikeve nepermjet portit te Durresit i larguan shumicen e grekerve drejt rumanise e bullgarise. Qeveria shqiptare nje pjese te tyre i urbanizoi ne Rrogozhine. Kur u shpall nje amnesti shumica e grekeve te Rrogozhines me gjithe begatite e tyre u larguan me trasportin rrugur per ne atdheun e tyre. Disa greke qe nuk u amnistuan kane qendruar ne Rrogozhine derisa fitoi partia socialiste greke pushtetin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje