Ferdinand Agalliu
Historia politike e tridhjetë vjetëve të fundit tregon se zotit Berisha i është dashur të ndeshet në mënyrë dramatike dy herë me armiqtë e tij ideologjik tradicional amerikanë. Në vitin 1997, kur ju desh të lëshojë Presidencën si rezultat i gjëmës për të cilën ishte vetë arkitekti kryesor, ai përjetojë konvulsione të ngjashme me ato epileptike. Vetëm ndërhyrja e zotit Tritan Shehu, mjek në profesion, i cili lejoi zgjidhjen teknike të situatës, duke i vendosur në duar celsat e Partisë Demokratike, bëri të mundur sjelljen në normalitet të gjëndjes së tij shëndetësore.
Sikur të mos mjaftonte e para, në Maj të këtij viti, zoti Berisha përjetoi një krizë te re të ngjashme me atë të atij viti të mbrapsht, në dukje pak më të butë, por politikisht vdekjeprurëse. Dhe përsëri po nga i njëjti armik. Të gjithë prisnim që zoti Basha të bënte zgjidhjen që bëri atë vit të paharruar Tritan Shehu, duke i vënë përsëri në duar zotit Berisha celsat e PD, si një mënyrë e provuar që conte në përmirësimin e menjëhershëm të situatës së tij shëndetsore.
Por në 9 Shtator ndodhi hataja. Për habinë e të gjithëve, Basha bëri një veprim që edhe vetë Berishës nuk mund ti shkonte në mënd. Ai jo vetëm nuk dha vullnetarisht celsat e PD, por tregoi në mënyrë të pamëshirshme, se Berisha tani e tutje duhej të kujdesej vetë për gjëndjen e tij, pasi, sic u shpreh ai, nuk kishte më të voglën arsye “të përdorte PD për hallin e tij personal”. Kuptohet, për Berishën kjo ishte e mjaftë për të parë situatën ku ndodhej. Mendoj, në këtë rast Berisha duhet të ketë përjetuar ndjesinë sikur e ka pickuar gjarpëri.
Një vlerësimi në mënyrë të menjëhershme i situatës nga Berisha, bëri që ai të arrijë në përfundimin, se Basha ish “marrë peng nga dyshja Soros, Rama”. Merret me mënd lehtë, se me Sorosin Berisha personifikon Rrugën e Elbasanit. I mësuar që Basha detyrimisht të gjitha urdhërat dhe udhezimet ti merrte në zyrën e tij, Berisha pa për herë të parë se ai po i merrte në kampin e armiqëve të tij të përjetshëm. Kjo, sic u shpreh ai, e kishte cuar situatën nga “peng kryetari” deri në dorëzimin e “sovranitetit, gjësë më të shënjtë për një Parti”. Sa i takon njohjes së situatës politko-ekonomike në vënd gjatë këtyre nëntë vjetëve në opozitë, si burim informacioni Berisha ka patur “Qytetarin Dixhital”, një burim aspak i verifikuar për vërtetësinë e tij. Por kjo kurre nuk e ka shqetësuar Berishën, ai është i njohur si politikan i specializuar për të operuar mbi bazën e të pavërtetave, ose të “vërtetave” të prodhuara nga vet ai. Duke bërë një vlerësim rrënjësor dhe “të kujdesëshëm” të situatës politike në vënd, por sidomos të situatës alarmante që buronte nga “dorëzimi i sovranitetit” të Partisë Demokratike nga “peng kryetari”, të dyja këto qenë të mjafta që Berisha të arrijë në përfundimin, se “revolucioni tashmë nuk është vetëm një aspiratë, por një cështje e shtruar për zgjidhje”.
Eshtë interesante të vihet re, se fjalori mbisundues në radhët e Partisë Demokratike është identik me atë të periudhës para vitit 1990, brënda saj nuk njihet gjuhë tjetër përpos asaj revolucionare, bolshevike. Duket sikur koha për këtë Parti ka ngecur në vënd, vetë ajo operon me mëndësi dhe metoda të një kohe të lënë pas.
Si anëtar i PD që në themelim të saj, pas humbjes katastrofike të PD në zgjedhjet e vitit 2013, vetëm një javë pas zgjedhje së Bashës Kryetar të PD, me sinqeritetin e dikujt që i dhimbset PD dhe që ka dashur e do që në radhët e saj të mbretërojnë normat e asaj bote që kemi ëndërruar, në numrin e gazetes TEMA të datës 2 Gusht 2013, botova një artikull me titullin: “Zoti Berisha, lëreni Lulëzim Bashën të bëjë detyrën e Kryetarit të PD”. Theksoj, për korrektesë artikulli ju dërgua për botim së pari gazetës “RD”, ndonse merrej me mënd lehtë se ai kurrë nuk mund ta shihte dritën e botimit në të.
Natyrisht, unë as që kisha iluzionin më të vogël se Berisha do të lexonte ndonjëherë artikullin që kisha shkruar. Si rregull, ai nuk i lejonë kurrë vehtes të shpenzojë kohë për të lexuar dhe marrë mendime nga individ që në hierarkinë politike janë nën nivelin e tij. Përjashtim nga ky rregull bënë vetëm “Qytetari Dixhital”,historikisht miku më i përzëmërt shpirtëror i Berishës. Jo vetëm kaq, por artikulli ishte shkruar në një mënyrë të pakuptimtë për psikologjinë sunduese në PD.
Ja dhe artikulli:
Zoti Berisha, lëreni Lulzim Bashën të bëjë detyrën e kryetarit të PD-së!
Në 23 qershor Partia Demokratike humbi zgjedhjet e radhës për përbërjen e legjislativit të ri.
Të fituar dolën socialistët e majtë të Edi Ramës, së bashku me një fraksion të po kësaj partie, të udhëhequr nga Ilir Meta. Ata arritën një mazhorancë dërrmuese, e aftë për të marrë vendime domethënëse në parlamentin e ardhshëm.
Në mënyrën më të qytetëruar, kryeministri Berisha pranoi humbjen e partisë së tij në këto zgjedhje, dhe ashtu siç e kërkon rregulli në botën e civilizuar, bëri dorëheqjen nga funksionet e drejtimit të Partisë Demokratike, themelues i së cilës ai është që nga dhjetori i vitit 90 të shekullit të kaluar.
Janë të panumërta rastet, kur drejtues të shteteve me hapësira të pamasa dhe traditë të madhe lirie, janë ndodhur në një situatë të tillë (krejtësisht normale dhe aspak turpëruese në kushtet e demokracisë), të cilët kanë humbur zgjedhjet dhe janë larguar nga drejtimi i punëve.Si rregull, ata kanë gjetur zgjidhje jashtë funksioneve partiake. Nisur nga ky fakt, është në nderin e tyre, po ashtu në këtë rast edhe të zotit Berisha, që pasardhësit ti krijohen të gjitha kushtet për ta çuar autoritetin e tij drejtues në nivelin e domosdoshëm.
Një postulat në politikë thotë: vetëm politikanët mendojnë për zgjedhjet e ardhshme, burrat e shtetit mendojnë për brezat e ardhshëm.
Për të ilustruar këtë fakt mund të merrnim si shembull shumë drejtues si Bush, Klinton, Bush (i riu), Mejxher, Bler, Miteran, Sarkozi, Kol, Shrëder, DAlema, Micotaqis, Papandreu, Jelcin e shumë e shumë të tjerë, të cilët kanë gjetur zgjidhje dinjitoze pas largimit nga funksionet drejtuese, duke u marrë me aktivitete nga më të larmishmet, thellësisht të dobishme në funksion të trashëgimisë historike dhe vlerave muzeale, kaq të nevojshme për transmetimin e eksperiencës politike në brezat pasardhës. Ata e kanë ditur mirë se marrja e tyre me një aktivitet politik në favor të partisë që kanë drejtuar, pas dorëheqjes së deklaruar, jo vetëm nuk është në lartësinë e figurës së tyre, por ajo përbën një rrezik real për të ngushtuar hapësirat e mendimit të drejtuesve të rinj në gjetjen e zgjidhjeve të domosdoshme për një rikthim sa më të shpejtë në drejtimin e punëve të shtetit.
Ndaj besojmë, se për aq kohë sa të tillë udhëheqës si zoti Berisha do të vazhdonin të drejtonin në hije punët e partisë, me keqardhje mund të vihej në dukje se steka e vështirësisë për drejtuesit e rinj do të ngrihej pa ndonjë arsye të shëndoshë në kufij të lartësive të pakapërcyeshme.
Besimi në aftësitë e brezit pasardhës përbën një nga problemet më të mprehtë për individë të fortë si zoti Berisha, të cilit vitet i kanë forcuar bindjen, se lënia e punëve në dorë të njerëzve pa eksperiencë është një rrezik real për aktivitetin shoqëror dhe partiak.Tipa si zoti Berisha kanë bindjen e patundur se pa një kujdes maksimal për çdo punë nga ana e tyre, vetëm rastësia do ta shpëtonte shoqërinë nga ndonjë hata, ndaj ti largosh njerëzit si ai nga zakoni për të kontrolluar imtësisht çdo gjë, është një punë me të vërtetë e vështirë.
Kuptohet, përballë këtij problemi ndodhet Basha. Kjo, natyrisht, është sfida dhe njëkohësisht fatkeqësia e tij më e madhe.
Sado paradoksale në dukje, mendoj se vetëm zoti Berisha mund ta zgjidhë këtë situatë.Është ai, dhe vetëm ai, që mund ta çlirojë PD-në nga prangat e tij.Të gjithë të tjerët mund të ndihmojnë me ç’të mundin, po të jetë se ai realisht është i interesuar sadopak për këtë proces.
Por a është i gatshëm shpirtërisht zoti Berisha të ngrihet në këtë nivel që kërkon koha?Kjo, mendoj, përbën problemin më të mprehtë aktual për PD-në.
Mendoj se kjo përbën një arsye të mjaftë, që çdo njeri, i cili ia do të mirën këtij vendi, duhet të kontribuojë urgjentisht për ti dhënë mundësi këtij individi për t’u marrë me diçka tjetër tejet të dobishme, jashtë punëve të PD-së. Por sidomos në përputhje me nderin që i jep aktiviteti i tij shumëvjeçar.
Është për këtë arsye, që zotit Berisha duhet ti bëhet e qartë se nuk është aspak e nevojshme ti bjerë murit me kokë duke qenë po ai në drejtim të punëve për të risjellë PD-në në pushtet.Ky lloj aktiviteti për të tashmë ka vdekur.Berisha duhet ta kuptojë se është deklarata e tij e dorëheqjes ajo që e largoi përfundimisht nga ky lloj aktiviteti.Po ashtu, mendoj se zoti Berisha duhet të demonstrojë se është po në nderin e tij që këtë kapitull ta quajë të mbyllur.Jeta është shume e gjerë dhe e larmishme.Aftësitë e tij janë të pashtershme për të qenë shoqërisht i dobishëm.
Së fundi, këtë presin nga ai të gjithë ata që sinqerisht duan të mbetet në histori çdo arritje pozitive e tij në dobi të vendit që e lindi dhe e rriti.
Pyes sot ne Nentor te vitit 2021: Po sikur Berisha ta kishte seriozisht doreheqjen ne vitin 2013, dhe po ashtu, ti gjendej nje zgjidhje jashte aktivitetit te PD me te cilen te angazhohej, valle Partia Demokratike dhe ai vete do te ndodheshin ne kete situate mjerane?
Natyrisht, une e di qe kjo pyetje sot tingellon fare e pavlere. Por, le te sherbente ky shembull qe une paraqes per ata qe duan te merren me politike, per te kuptuar sa e rendesishme eshte ne politike, qe nje politikan te jete serioz ne deklarimet qe bene, si dhe ne nje kohe te caktuar te marre ato vendime qe koha kerkon.
Ferdinand Agalliu
Ish Kryetar i Deges se PD, Fier
Lindi nga aspirata e shtypur e popullit shqiptar dhe u shëndrrua shpejt në një fole degjeneratash mafjozë klanorë veriorë , banditë skuadristë, bande te korruptuarish hajdutë, zaptues dhe maskarej fallsifikatorë per litar, lukuni çakejsh që shqyenin xhepat e popullit, injorante fraksiiniste qe eleminonin pamëshirë edhe shoket e vet , gjykatës plepaxhij qe vinin nga shati i koprativës dhe mbeten injorante. PP ka vetitë më të poshtra te Partise Komuniste Ku kufta nuk është ideologjike por bandash hajdute.
PD qysh nga zanafilla ishte nje celule e PPSH.
=
pd+ps =PPSH
=
Shqiperia nuk ka gezuar kurre demokraci.Shqiperia vazhdon ne rrugen marksiste-leniniste te Enverit/Ramizit/Fatosit/Berishes/Rames.
Kalec Dega-ka shume te verteta ne komentin tuaj. Ne kundershtim me PD-ne, qe u krijua nga Sigurimi i Shtetit me porosine e Ramiz Alise, ne menyre qe te krijonte pershtypjen e ndryshimit te sistemit nga monist ne shumepartiak, per te qetesuar zemerimin e popullit per gjendjen skandaloze ku ndodhej Shqiperia, PS-ja u moderua dhe ju pershtat kushteve te reja te pas-komunizmit.
Me kot populli shpresonte qe PD-ja te behej motorri per drejtimin e anijes shqiptare drejt demokracise, . Paradoksale eshte fakti se ishte PS-ja, qe doli nga rrenojat e PPSH-se me nje lidership te ri, qe pak nga pak u clirua prej dogmatizmit komunist dhe u shnderrua ne nje parti tipike e te majtes centriste Europiane.
Nga ana tjeter, politika e mentalitetit prej komunisti diktator te Salih Berishes, beri qe edhe ato pak intelektuale te mirefillte qe nuk e njihnin ate te distancohen prej tij dhe drejtimit autokrat qe ai i bente PD-se. Pak nga pak, kjo parti, e zbrazur prej inteligjences dhe individeve me bagazh e potencial drejtues, u mbush me militante, qe si qellim te vetem kishin vetem pasurimin nepermjet metodave kriminale. Fakt eshte se PD-ja e sotme perbehet nga maja ne fund me kriminele ordinere. Njerezit e ndershem demokrate atje numerohen me gishta dhe fjala e tyre nuk degjohet aspak.
Nga ana tjeter, ne PS ndodhi nje katarthis total me largimin e Ilir Metes dhe te mases se hajduteve, qe ai perfaqesonte duke krijuar LSI-ne, qe eshte nje parti pa program. Qellimi i saj ishte qe ne krijim, mbajtja e nje ekuilibri midis dy partive kryesore ne menyre qe te ishin gjithmone ne taven e pushtetit. Krijimi i LSI-se e dobesoi perkohesisht PS-ne, e cila kaloi ne opozite duke bere te mundur reciklimin e krye-kriminelit Berisha, por ne termin afatgjate e pastroi PS-ne prej atyre qe konkuronin me hajdutet e PD-se ne garen se kush ishte me i zoti qe te vidhte me shume.
Personalisht, kam qene njeri prej atyre qe u afrua nga te paret ne protestat e studenteve te 1989-90, por me ta pare qe organizatoret e ketyre protestave u menjanuan dhe ne krye te protestuesve u katapultua Salih Berisha, u thash miqve te mi se e gjithe kjo histori eshte organizuar nga Sigurimi i Shtetit dhe ne se lejohet pluralizmi, partia e re qe do krijohet do jete nje vegel e PPSH-se. Salih Berishen e kisha njohur ne distance nga ato qe me kishte treguar im ate; nje nga mjeket kirurge me te mire te vendit, qe u godit pabesisht per aresye biografie prej Berishes, ne kohen qe ai ishte Sekretari i Organizates Baze te PPSH per Fakultetin e Mjekesise.
Ne ate kohe askush nuk me besoi, por sot faktet flasin se une kisha te drejte.
Berisha meriton nje denim shembullor per krimet qe ka bere ne keto 30 vite qe ka qene ne pushtet e politike, por denimin me te madh ai e meriton, pasi vrau shpresen per demokraci te vertete te nje populli te tere duke e bere Shqiperine ne nje vater te infeksionit kriminal qe ai mbolli ne te kater anet e administrates shteterore. Shkaterroi gjygjesorin dhe sistemin arsimor duke promovuar pa-aftesine dhe rrushfetin si mjete per te bere karriere. Shkaterroi sistemin e shendetesise duke transformuar mjeket nga roje te shendetit dhe qeniet me humane ne bote, ne tregetare te vdekjes, ku ai qe nuk kishte te paguante duhet te vdiste, pasi askush, qe nga infermieret e sanitaret dhe ne fund deri tek mjeket i linin ne meshiren e fatit keta fatzinj.
Asnjehere nuk kane ekzistuar.
Thjesht enderra me sy hapur.
Mirë e ke thënë o Fredi,po kujt ja the ?
E ka thënë populli: “Malokun veç plumbi e zhdryp nga kali”. Tung…
Kjo PD-ja më kujton atë batutën:
Mirëseerdhe,po ç’dreq të solli!?
Në rastin konkret do të ishte me vend:
Mirëseerdhe,po pse linde!!!!?
Nuk i kam kuptuar asnjëherë iluzionet e disa anëtarëve të PD-së që edhe pasi ka kohë që e kanë kuptuar rolin destruktiv dhe fashist të kësaj partie, vazhdojnë të jenë anëtarë. Me çfarë synimi, idealizmi apo naiviteti? Çfarë duhet të ndodhë më shumë se sa t’i shpallë luftë Amerikës, që edhe këta naive si autori ti thonë sikter kësaj partie të ngritur me metoda sllavo-komuniste.
PD eshte streha e fundit e bolshevizmit masovik me nje lider e nje turme te egersuar e agresive ne cdo rast
Shumë gabime drejtëshkrimore, as notën 5 nuk merr ky shkrim.
Ore ti mësues gjuhe, ke ndonjë mendim për vlerat politike të shkrimit? Pastaj, mund të vësh në dukje qoftë edhe një gabim të vetëm drejtshkrimor?