Për të përshëndetur Panairin e Librit dhe uruar suksese autorëve pjesëmarrës në këtë panair, Ambasadorja e SHBA në Tiranë publikoi në rrjetet sociale një foto, ku shfaqet duke lexuar “Për kë bie kambana” të Ernest Heminguej.
“Më ka pëlqyer gjithmonë ajo që ka thënë C.S. Lewis, që ne lexojmë për ta ditur se nuk jemi vetëm”, shkruan Ambasadorja në foton në fjalë.
Përzgjedhja e librit, autorit dhe titullit për këtë foto mund të jetë rastësi, por mund edhe të mos jetë, që do të thotë se pas këtij imazhi fshihet një mesazh i koduar, por për kë?
Lulzim Basha dhe Sali Berisha janë përfshirë në akuza e kundërakuza se kush “e do më shumë Amerikën” dhe kush jo. Jashtë përplasjes së tyre nuk ka mbetur as vetë Ambasadorja e SHBA, e cila që pas paralajmërimit se SHBA “do të ndërpriste komunikimin me një parti që drejtohet nga një person non grata” duket se ka shpërfillur përplasjen e brendshme në PD.
Po për kë bie kambana? Një prej veprave të vlerësuara nga kritika ndër më të mirat të Ernest Heminguejt ndoshta mund të na vijë në ndihmë. Novela e publikuar në vitin 1940 tregon historinë e Robert Jordan, një vullnetari amerikan që bëhet pjesë e luftës civile spanjolle në krah të forcave republikane.
Megjithatë, novela nuk e përcjell mesazhin e saj kryesor vetëm përmes një karakteri. Shumë prej karaktereve të saj shohin t’u trazohen besimet morale nga lufta ku janë përfshirë dhe fitorja në këtë luftë kërkon përdorimin e dhunës për të mposhtur armikun dhe me këtë të gjithë bien dakord. Por, megjithëse dhuna shihet si e nevojshme, sërish ajo nuk i bind nëse është rruga e drejtë. Kjo është dilema e karaktereve të Heminguejt.
Titulli “Për kë bie kambana” u referohet kambanave që lajmërojnë, jo vetëm një vdekje, por edhe një fund. Prandaj, për kë po bie kambana në Tiranë?
Lexoni tani komentet “dashamirese” nga ata qe u “dhimbeset baba”
Ambasadorja me inteligjente qe ka qene ndonjehere tek ne. I ben dhe idiotet te perdorin trurin.
Ambasadorja Amerikane e ka merak peshkun.
NE KETE VEND CUDIRASH KEMBANAT DO TE BIEN VETEM PER PESHQIT E VEGJEL.
Respekt per Ambasadoren Kim,
Nje ambasadore dinamike,…dhe me dashuri per poulin shqiptar.
Kembanat tashme kane rene e bien per te gjithe ata qe kane veshe…dhe shqiptare e kane veshin e mprehte per ti degjuar.
Shqiptaret ashtu sic perjetuan histerine e regjimit communist,…tashme perjetuan dhe histerine e demagogjise nga mjaft ashtuquajtur demokrate qe ju sollen shume mundim…
Format e reja te riciklimit jane mjerane dhe do te vetegroposen…me gjithe ushtrine e peshtire te mjaft demagogeve te ndryshem qe si analiste etj,kane nxjerre shpaten ne mbeshtetje te kesaj dekadence…
E kane kot…. vetem shkojne agonine..
Hahaha Me shpofshi hunden nese ajo e ka lexuar nje rresht te Heminguejit. He pra, bjeri kumones se nga kumonet e ke origjinen, nga malet e korese ku rriten dhite dhe cjaperit.
RESPEKT PER TY AMBASADORE RESPECT. EDO ME SHUME KOMBIN SHQIPETAR SE SA BERISHET DHE KRIMINELET QE PO I VINE EDHE NGA EVROPA NE FOLNEVOJTOREN E TIJ.
AMBASADORE ME KURAJOZE ME TE DREJTPERDREJT SE KJO NUK KA PATUR VENDI TONE KUNDER KRIMINELIT S. BERISHA.
Lutemi t’ia çoni në ambasadë ca metro me ngjyra të ndryshme , bojë preshi si në estradë.
Njeriu me kot i rradhes pas atyre qe e dhjene fare kete vend para saj dhe me gjase pas saj. Jam dakort per non grata. E Berishes biles te futet edhe ne burgg por nuk pranoj faktin qe Rama, Gjiknuri, Tigri, veliaj, gazheli doganave me banden e tij, ky prefektir qe vuri tani dhe me qindra hajdute re tjere te jene grata dhebte lihen te vjedhin me leje. Kjo eshte e turpshme jo per Yurin se ajo aq mend ka ne koke por per Ameriken aleaten tone. Turp
Ne menduam se do na e thoshe ,per ke bien kembanat,por ti perserit titulln e librit.
Kembana po bie per Doktor Mortjen!
Akoma shpresoni se peshku më i madh i krimit dhe tradhëtisë në Shqipëri S.Berisha do shkojë në burg?!!
Harrojeni!
Me non grada Amerika e ka bërë të pa rrezikshëm Berishën për interesat e saj në Shqipëri.Tani nuk i plas fare nëse ai mbetet jashtë dhe do shijojë jetën familisht!