Kryeministri Edi Rama shpalli të premten rezultatin e tenderit për koncesionin e aeroportit të Vlorës, një projekt fantazmagorik për të cilin vetë dokumentet e qeverisë së tij thonë se është i pavlerë nga ana ekonomike, por që për të garantuar interesin privat të dy kompanive fituese, taksapaguesi do të detyrohet të paguajë 138 milionë euro përgjatë një periudhe dhjetëvjeçare.
Rama, i cili e ka pasur projektin e Aeroportit të Vlorës një premtim elektoral në zonën elektorale ku garon vetë, deklaroi se kompanitë fituese Mabetex e biznesmenit dhe politikanit Behgjet Pacolli dhe kompania YDA, një kompani turke, e cila është kontraktuar nga qeveria turke për ndërtimin e një spitali në Fier.
“Shumëzoni 104 mln euro x 23 dhe ai do jetë impakti i shtrirë në dekadë që ky aeroport do sjellë në ekonominë e Vlorës dhe Shqipërisë. Mijëra mundësi për punësimi. Do ta ndjejmë praninë e kompanive shqiptare te biletat , tarifat dhe çmime që janë në Europë. Është një kompani shqiptare dhe ne kemi mundësinë ta vëmë përpara përgjegjësisë së madhe dhe të jemi të çliruar nga çdo pengesë e natyrës së këtyre marrëdhënieve me kompanitë e huaja,” deklaroi Rama.
Ajo që Rama nuk deklaroi dhe që del qartë nga dokumentet e tenderit është që jo shumë janë të bindur për suksesin ekonomik të këtij aeroporti ndërsa taksapaguesit do të detyrohen të paguajnë 138 milionë euro, ose afërsisht 40 për qind më shumë se sa kostoja e ndërtimit, në rast se koncesioni dështon apo nuk realizon fitime.
Dokumenti standard i tenderit të koncesionit shkruan: “ky projekt mbart risqe të larta për arsye se është një aeroport i cili ndërtohet nga fillimi në një zonë te gjelbër (green field), dhe është e pamundur të parashikohet me saktësi trafiku dhe nuk ka një bazë të dhënash. Gjithashtu sipas parashikimit të konsulentit të kontraktuar nga Autoriteti Kontraktor për kryerjen e studimit, vërehet një normë e ulet kthimi në rastin bazë e cila arrin 9.23%”.
Për këto arsye, qeveria shqiptare merr përsipër “garantimin e të ardhurave”, të cilat janë para që do t’i paguhen konsorciumit fitues nga taksapaguesit, në rast se aeroporti dështon. Sipas një grafiku të publikuar, konsorciumi do të marrë 9.6 milionë euro në vitin e katërt pas kontratës (supozohet viti i parë i operimit), shumë që do të rritet deri në 18.6 milionë euro në vitin e 13 të kontratës, (viti i dhjetë i operimit), për një total prej 138.2 milionë eurosh. [Link]
Kompanitë private kanë marrë përsipër ndërkohë të rrezikojnë 104 milionë euro nga paratë e tyre, sipas deklaratës së kryeministrit.
Aeroporti i Vlorës gjendet 100 kilometra larg aeroportit të Tiranës.
Patjeter qe eshte me interes ekonomik se kush zbret ne vlore zbret edhe ne greqi edhe ne shqiperi. Per pushime per biznes per cfaredo lloj motivi eshte mbledh interesat e nje zone me te varfer se tirana dhe rrethinat por me potencial me te madh se ajo zone. Dhe patjeter te nje kualiteti me te larte se ai tirane durrsit qe eshte si afganistan.
Ja pime lengun atij te Kuksit.
Jeni te forte, pa filluar dh pa mabruar dhe jo vetem prishja e fushes apo shtepive perreth, llapaqihen shqiptaret te ngopur me bar.
=
Ai snderton dot nje hekurudhe, veri ju…imagjino aeroport….
=
vetem te prishi di..ju kujtohet Teatri Kombetar.
Me fal LOL,po per çfare fushe dhe shtepish e ke fjalen?Fusha ku do behet aeroporti eshte ish fusha qe ka qene aeroporti ushtarak nga pas lufta e deri me 1990 dhe eshte toke e kripur (shellire),jo toke prodhuese,ndersa per sa u takon shtepive, nuk prishet asnje asnje shtepi.
Per këtë pordhacin gazetar dhe per te tere ata qe bejne sikur Jane ekonomiste dhe e duan kaq shume taksapaguesin shqipetar.
Per aeroporte, porte rrugë, dhe hekurudha, na pyesni ne qe jetojme jashtë Shqipërisë, dhe kemi paguar dy ose trefush per te ardhur ne Shqiperi.
Kur aeroporte kishte ne kohën e Zogut ne disa qytete te Shqipërisë, qysh nuk mund te ketë tani, mbas nje shekulli?
Apo u ka zënë sytë urrejtja per Edi Ramën?
Edi Rama do iki e do pirdhet,ne Surrel, apo kudo qe te shkojë. Aeroporti nuk eshte i Ramës. Është i joni.
Ne 2025, asgje nuk e pengon popullin qe t’i thotë Ramës “vertet ndertove kete e atë, por tani ik se na çave trapin. Boll. Nuk do dalesh ne pension kryeminister.”
Por Jo të thuash që nuk e dua aeroportin se po e bën Edi Rama. Sa Katunar Komunist si Berisha duhet te jesh?
Dhe mos e krahasoni me Kukesin, qe u ndertua ne kohe pandemie, dhe akoma jemi ne pandemi.
Mos flisni si katunarë militantë. Aeroportin e duam, por votën nuk ta japim. Nuk e beni dot keshtu?
Apo “bar do hame, dhe nga Rama nuk duam asgjë”.
Jo or Jo.
Faleminderit per aeroportin, faleminderit per portin e Durresit po e bere, faleminderit, edhe per ato që do besh, por ik se votën nuk ta jap më. Edhe Kujtim Gjuzit do ja Jap, por ty Jo.
Sa e veshtire eshte te mendojme Jo si militantë?
Po me ate te kuksit ca u be ?se vetem me turqin ka fluturime nje her ne muaj ,sikur zoti rama tha ne korrik mbas shtatorit do ket dhe me European ,parti enver jemi gati per te vjedhur cdo her yrra
Keshtu levizet sot. Pa rruge, porte dhe aerodrome nuk behet nje vend modern. Aerodromi vlores mbulon shqiperine e jugut. Lushnje, berat, fier, vlore deri sarande.
Patjeter qe ishte e nevojshme dhe e detyruar ndertimi i aeroportit ne Vlore.Natyrisht qe te plotesohen nevojat minimale te sherbimit e te certifikohet qe ti sherbej vendit per shume vjet duhet harxhuar jo pak euro apo dollar.Bujar Kapexhiut e grupit dibran te Tiranes ndertojani cdo gje qe te jete prej qerpiqi(haxhiqamilistat e pd Berishiste) qe te mos i prishet “bukuria e ndertimit” haxhiqamiliste te Tiranes edhe per nje arsye tjeter : se ndertesat shumekateshe moderne e mjafte ekonomike ju duken si vende shejtanesh.Pastaj thojne: e duam Shqiperin si gjithe EUROPA.
Me siguri investim qe duhet.Kur te shtohen te ardhurat pesimiste e nihiliste e sotem do harrojnë fjalet e thena kunder.
Nuk eshte problemi sa do kushtoj,por sa do fitoje sepse brenda vitit do falimentoj ashtu si pi ndodh me kuksin.
Na duhet edhe aeroporti ne Bicaj!
Çfarë nuk shkon? Ne kemi kaq shumë sorra. Ata kanë nevojë për aeroport për t’u ulur!
Nuk kam idene nga biznesi i Aviacionit por mrndoj se aeroporti i Vlores do dale me sukses se ka vend per tu zgjeruar per transport mallrash, ka vend per tu bere pike furnizimi me karburant i avioneve dhe ka vend per ti konkuruar me cmime me te ulta se Italia qe i ofron keto sherbime. Itralianet u terhoqen nga ndertimi i ketij aeroporti se ju merrte biznes Pulias. Transporti i pasagjerve do te plotesoje te tjerat
Na dhjeu, e mbushi vëndin me aeroporte. Sinqerisht ky nuk di sa km katrorë është Shqipëria, fantazon, i duket vetja sikur drejton stepat e pambarimta të Rusisë. Jeton në një univers tjetër. Mjerë ky vënd. Dhe nuk ka 1 km hekurudhë funksionale.
Aeropotin e Vlores dhe TEC-in e Vlores do i sheshim se bashku per 1 Euro.
E per cfare i duam kaq shume aeroporte? Te shkojme me avion nga tirana ne kukes vlore e sarande? Mjafton 1 dhe i lidhur me hekurudhe. Ne 300 km jemi nga veriu ne jug.
Si lum ti moj Shqiperi, ke nje Kryeminister qe mbaroi punet ne toke, tani po sulmon ajrin, ballone dhe satelite e ka muhabetin. Fluturo Kryeministri yne, fluturo o shpirt, la e me la, kur thone anej na Kuci.
Ua ne thane se spitali i Fierit ishte pa leke?! Por ja si lidhen fijet! Del qe e ka nderuar kjo firma turke qe serish r ka bere spitaëin me leket e taksapagursve shqiptar por qe duhek per fushate se tama ka mbeshtetjen e Erdoganit! O njerez nul ka dreke falas ne kapitalizem!
Po per cfare ju duhet shpellareve aeroporti?
Per 138 milione euro do kemi nje aeroport dhe duket cudi… po per 220 milion euro qe patem nje idiot qe u be minister disa here, kryetar bashkie , kryetar partie , dhe ka tete vjet qe don te na behet dhe kryeminister … pse nuk flisni !!..
Aerodromi eshte nje aset qe duhet te jete.Ne kushtet kur pretendojme se nje nga shtyllat e ekonomise do te jete turizmi e ben me te nevojshem aerodromin.Mos haroni se edhe TEC-in e kundershtoj Saliu e PD-ja se ishte ide e qeveris Nano por,kur erdhi ne pushtet e ndertoj e nuk e vune ne shfrytezim.Nuk kam degjuar me Gurin,Ferunin e ndonje tjeter te ndihet.Cfardo ivestimi te besh ka risk,por ne mendimin tim aerodromi do te jete ndihmues per vendin.
Aeroporti dihej bere ne leval, qe edhe aksi gjirokaster sarande te ishe menjehere i aksesueshem. Po kujt ja thua…