Zbulohen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit për dy poetët e shkrimtarët e njohur/ Dokumenti sekret: Visar Zhiti është arrestuar, por në procesin e Kukësit ai nuk i ka implikuar shokët dhe…

20 Nëntor 2021, 09:32Politika TEMA

Dashnor Kaloçi

Publikohen disa dokumente të nxjerra nga një dosje tepër voluminoze e Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, (AIDSSH) e cila i përket viteve 1972-1990, ku bëhet fjalë për dy poetët dhe shkrimtarët e njohur, Visar Zhiti dhe Rudolf Marku , të cilët në atë kohë shërbenin si arsimtarë në rrethin e Kukësit dhe të Lezhës, e prej disa vitesh ishin nën ndjekjen dhe survejimin e rreptë të organeve të Sigurimit të Shtetit, të dyshuar dhe akuzuar për: “agjitacion e propagandë, agjentë të mundshëm të UDB-së dhe përfshirje në grupime kundërrevolucionare”.

Dy dokumentet e plota me të gjitha ato se çfarë thuhet në raportet e Degës së VIII-të të Sigurimit të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Tiranë, e cila më datën 9 korrik të vitit 1979, ka marrë në analizë punën e bëra nga ana e Degës së Punëve të Brendshme të Lezhës dhe Kukësit, për ndjekjen e survejimin e dy poetëve dhe shkrimtarëve të njohur, ku gjenden denoncimet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit “Çanta” dhe “Diamanti”, me detyrat që u jepeshin atyre (nga Punëtori Operativ Piro Visari dhe që miratoheshin nga kryetari i Degës së Punëve të Brendshme të Lezhës, Bajram Sulejmani), për t’i ndjekur, survejuar dhe provokuar ata, si dhe ndjekjen e rrethit të tyre shoqëror, ku bënin pjesë edhe poetët dhe shkrimtarët e tjerë të njohur, si: Frederik Reshpja Agim Isaku dhe Zija Çela.

Detyrat e veçanta që i’u dhanë bashkëpunëtorit të Sigurimit të Shtetit, për t’i provokuar Rudolf Markun e Visar Zhitin, lidhur me pakënaqësitë që shprehnin ata për librat që kishin dorëzuar në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri” në Tiranë, të cilët nuk po botoheshin, sepse rezultonin me të meta dhe poezitë e tyre ishin kritikuar nga Plenum i IV-të i Komitetit Qendror të PPSh-së! Si përndiqeshin poetët dhe poezitë e tyre, ku sipas dokumenteve të Sigurimit, edhe pse u arrestua dhe u dënua me vite të gjata burgu, poeti Visar Zhiti, nuk u thye dhe nuk implikoi asnjë nga rrethi i tij shoqëror, siç ishin: Rudolf Marku, Zija Çela, Agim Isaku, Frederik Rreshpja etj.

Dokumenti sekret i Degës së VIII-të të Sigurimit të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Tiranë, lidhur me punën e bërë nga ana e Degëve të Punëve të Brendshme të Kukësit dhe Lezhës, për ndjekjen e survejimin e Visar Zhitit e Rudolf Markut.

Ekzemplar i vetëm

Lezhë më 9.7.1979

SHËNIM-OPERATIV

Më datën.9.7.1979 në Degën e VIII-të të Drejtorisë së I-rë, u analizua përpunimi 2/A i Visar Zhitit, që ndiqet nga Dega e Punëve të Brendshme Kukës, me tendencë agjitacion e propagandë. Meqenëse disa lidhje shoqërore të këtij objekti shtrihen në disa rrethe të vendit, si në Shkodër, Lezhë, Tiranë, etj., ky problem do të ndiqet i centralizuar nga Dega e VIII-të.

Nga referimi që i bënë Punëtorët Operativë të Kukësit, rezulton se si lidhje të ngushta shoqërore të këtij objekti në Lezhë, janë Rudolf Marku dhe Agim Isaku, të dy letrarë, nga të cilët i pari, është nën kontroll operativ 2/B.

Lidhja shoqërore e Visar Zhitit në Shkodër, ka dalë Frederik Rreshpja, i cili është dënuar rreth viteve 1975-1976, për agjitacion e propagandë dhe është duke vuajtur dënimin në Spaç.

Ndërsa lidhja shoqërore e po këtij objekti në Tiranë, ka dalë Zija Çela, i cili dhe e ka ndihmuar që të botojë disa poezi në revistën “Nëntori” që konsiderohen me përmbajtje të dyshimtë.

Nga dega e VIII-të u la si detyrë për Degën e Punëve të Brendshme në Lezhë, që të ngrejë në përpunim aktiv 2/A Rudolf Markun, sepse edhe pas këshillimit të tij në vitin 1975, për të ka disa të dhëna në ngarkim, ndërsa për Agim Isakun u la detyrë që t’i kërkohet vërtetim-biografik, Degës së Punëve të Brendshme Korçë dhe në vartësi me të dhënat që do të dalin, të konkludohet edhe për të.

Përpunimi i Rudolf Markut të ndiqet me precedencë, në mënyrë për ta realizuar sa më shpejt.

Për Rudolf Markun, u la si detyrë që të përpilohet një relacion edhe mbi materialet që ka në ngarkim dhe t’i dërgohen Degës së VIII-të.

PUNËTORI OPERATIV

PIRO VISARI

Shënim: Që nuk është ngritur në 2/A. kam urdhëruar unë, mbasi kam biseduar me shokët e Degës së VIII-të, pse nuk e ngremë. Por nga procesi i Kukësit, kundër Visar Zhitit, (i cili është arrestuar) s’dolli ndonjë implikim për këto lidhje të dyshimta me ata të Lezhës.

Bajram Sulejmani

Raporti i Punëtorit Operativ të Degës së Punëve të Brendshme të rrethit të Lezhës, Piro Visari, lidhur me survejimin dhe ndjekjen e Visar Zhitit e Rudolf Markut

Marrë nga P.o. Piro Visari

Dhënë B.p. “Çanta”

Lezhë më 31.9.1979

R A P O R T

Burimi njofton se me datën 27.8.1979 se ishte në Tiranë dhe se ka takuar me të quajturin Ramazan Vozga, redaktor në Shtëpinë Botuese. Duke pirë kafe a diskutue për vëllimet me poezi të çuara në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”.

Ndër të tjera Ramazani tha se para disa kohësh më ka dërguar një vëllim me poezi, Rudolf Marku. Ky vëllim sipas përshtypjeve të redaksisë përkatëse, ka pasur një pjesë të poezive në frymën e poezive që u kritikuan nga Plenum ii IV-të i Komitetit Qendror të PPSH-së.

Gjithashtu me të njëjtat të meta ka qenë edhe vëllimi i paraqitur për botim i Visar Zhitit. Ramazani tha se për ndonjë vëllim të tillë, vijnë porosi nga Lidhja e Shkrimtarëve që të botohen.

Bisedat e tjera ishin pa rëndësi.

Sqarim raporti:

Rudolf Marku është në kontroll operativ 2/B për llogari të drejtimit të grupimeve kundërrevolucionare.

Visar Zhiti ndiqet në përpunim aktiv 2/A nga Dega e Punëve të Brendshme Kukës.

Ramazan Vozga është redaktor në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”

Vlerësim raporti:

E dhëna është me interes operativ, pasi nga ajo del se në krijimtarinë artistike të këtyre dy letrarëve, ka gabime dhe shtrembërime të realitetit.

Detyra:

Hyr në bisedë me Rudolf Markun dhe thuaj se dëgjova në Shtëpinë Botuese se vëllimi yt kishte patur të meta. Si qëndron puna e tij, çfarë të kenë thënë konkretisht? Shiko se si i konsideron Rudolfi vërejtjet që i janë bërë dhe se si shprehet në drejtim të metodës së realizmit socialist në letërsi.

Tangjent hidhja fjalën për krijimtarinë e Visar Zhitit dhe dëgjo se si do të shprehet për të.

Masa operative:

E dhëna të shtypet dhe të vendoset në dosjen e Rudolf Markut.

Tek Rudolfi të drejtohet dhe b. p. me pseudonimin “Diamanti”. Memorie.al

PUNËTORI OPERATIV

PIRO VISARI

8 komente në “Zbulohen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit për dy poetët e shkrimtarët e njohur/ Dokumenti sekret: Visar Zhiti është arrestuar, por në procesin e Kukësit ai nuk i ka implikuar shokët dhe…”

  1. Llazi, shoku i Hajro antikomunistit says:

    Po Muc Xhepa, i biri i Musa spiunit cfare mundon?

  2. Hajro, shoku i Llazi antikomunistit says:

    Po Andi Bushati, biri i Mehdi Bushatit, shefit te spiuneve, çfar mendon?

  3. Radio Elbasani says:

    Andi Bushati, i biri i Mehdiut dhe i nipi Hisniut, jane skorje te shoqerise
    Ky fundrine bashe me Agimin e Neshove jane mbrojtesit e medhej te Sali Kriminelit.
    Keto tipa jane mesuar te flejne ne kravatin e te tjereve.

  4. TV Skampa says:

    Shume i nderuari zoti Llazi, u gezuam pa mase si staf i televizionit qe dolet me ne fund. Ishim te shqetesuar duke qene se nuk keni shkruajtur per nje kohe te gjate. Muc Xhepa eshte nje mitoman patalogjik qe nuk ia vlen te flasim, Ju urojme gjithe te mirat o gjigand i informacionit te qytetit tone.

  5. Melek says:

    Pirro Visari
    Ka vdekur, me
    sëmundje të ligë.
    Më e bukura, ka shkruar dhe botuar(libër)me poezi dhe fabula
    Balzaku ka një thënie brilante “MOS U ÇUDITNI NGA AZGJË ”
    Një VISAR shqipërie që ndiqej nga një (visar) partie

  6. TV Skampa says:

    Shume i nderuari zoti Llazi, mitomani patologjik Muc Xhepa fantazon tregime me vuajtje nga koha e sigurimit te shtetit dhe i shet si nje pune te tij hulumtimore prane disa institucioneve qe kane nje fare detyrimi moral kundrejt vuajtjeve ne kohen e komunizmit, fatkeqesia eshte se klientela e tij eshte aq e paket dhe e varfer sa qe fantazon fabula per Ilir Buzon, per Grigor Nosin, Perikli Shetin, Lulzim Mirakun, Petrit Karabinen, Namik Shehun, Kujtim Bevapin, Spiro Dunin, Tas Papariston, Ylli Mehjen etj, te gjithe me nje pozicion te lakmueshem ne ate kohe bile ishin edhe te perkedhelurit e diktatures. Keshtu qe Muc mitomani nuk eshte aq debil sa duket por me ane te fabulave fantazmë nxjerr buken e gojes duke i shitur tregimet e tij si te “perjetuara” dhe te “verteta” ne kohen e diktatures.

  7. Specialisti says:

    E ndoqa tek Opinioni i Fevziut informacionin per dosjen e Rudolf Markut.Njeriu i thjeshte vertet tronditet per kete perndjekje por me siguri ben pyetjen:Po si eshte e mundur qe nuk ka perfunduar ne burg?Me komikja eshte fakti se megjithse perndiqej nga sigurimi Rudolfi arin te trasferohet nga Lezha ne Tirane.Perseri njeriu i hjeshte do te pyese:Po ne kemi degjuar se shume njeres vetem se kane hene nje fjale goje tek rradha e qumeshtit kane perfunduar ne burg,ndersa Dolfi me gjithe ate dosje jeton per mrekulli ne mes te Tiranes.Cila do te jete e vertete valle?Ose:Ore po cfare perndjekje n paska bere ky sigurimi famemadh i shtetit kur armikun e partise Rudolf Markun e lejon te transferohet nga Lezha ne Tirane ne lidhjen e shkrimtareve dhe artisteve.Sikur nuk shkon kjo logjike.Une e besoj dosjen e perndjekjes se R.Markut por mos valle pas kesaj ai eshte vene ne sherbim te sigurimit te shtetit me material shterngues?Pra per ta kuptuar ata ustallaret e sigurimit te perlanin fshehtas dhe pasi te vendosnin ne karike te thoshin:Ke zhvilluar veprimtari armiqesore,cilen do te zgjidhni?Te shkoni ne Spac per nja dhjete vjet apo doni te bashkpunoni me sigurimin e shtetit?Sigurisht ne mencurit do te zgjidhnin bashkpunimin me ta dhe jo Spacin.Mos valle ka ndodhur kjo edhe m Rudolf Markun?Mos valle vec dosjes formulare te perndjekjes R.Marku ka edhe dosjen tjeter si bashkpuntor sekret i sigurimit te shtetit?Kerkojeni njehere se ndoshta Berisha me Gazideden nuk ja kane zhdukur.

  8. Specialisti says:

    E ndoqa tek Opinioni i Fevziut informacionin per dosjen e Rudolf Markut.Njeriu i thjeshte vertet tronditet per kete perndjekje por me siguri ben pyetjen:Po si eshte e mundur qe nuk ka perfunduar ne burg?Me komikja eshte fakti se megjithse perndiqej nga sigurimi Rudolfi arin te trasferohet nga Lezha ne Tirane.Perseri njeriu i hjeshte do te pyese:Po ne kemi degjuar se shume njeres vetem se kane thene nje fjale goje tek rradha e qumeshtit kane perfunduar ne burg,ndersa Dolfi me gjithe ate dosje jeton per mrekulli ne mes te Tiranes.Cila do te jete e vertete valle?Ose:Ore po cfare perndjekje na paska bere ky sigurimi famemadh i shtetit kur armikun e partise Rudolf Markun e lejon te transferohet nga Lezha ne Tirane ne lidhjen e shkrimtareve dhe artisteve.Sikur nuk shkon kjo logjike.Une e besoj dosjen e perndjekjes se R.Markut por mos valle pas kesaj ai eshte vene ne sherbim te sigurimit te shtetit me material shterngues?Pra per ta kuptuar, ata ustallaret e sigurimit te perlanin fshehtas dhe pasi te vendosnin ne karike te thoshin:Ke zhvilluar veprimtari armiqesore,cilen do te zgjidhni?Te shkoni ne Spac per nja dhjete vjet apo doni te bashkpunoni me sigurimin e shtetit?Sigurisht te mencurit do te zgjidhnin bashkpunimin me ta dhe jo Spacin.Mos valle ka ndodhur kjo edhe me Rudolf Markun?Mos valle vec dosjes formulare te perndjekjes R.Marku ka edhe dosjen tjeter si bashkpuntor sekret i sigurimit te shtetit?Kerkojeni njehere se ndoshta Berisha me Gazideden nuk ja kane zhdukur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje