Qeveria ka nisur reformën e ujit që drejtohet nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Belinda Balluku ishte pasditen e sotme në Elbasan për të diskutuar me kryebashkiakët e këtij qarku lidhur me reformën që do të ndërmarrim në sektorin e ujit, për të rritur cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve, por edhe për të përmirësuar performancën e ndërmarrjeve të Ujësjellës-Kanalizimeve. Ministrja kritikoi shifrat e paraqitura nga Ujësjellësi i Peqinit dhe Belshit.
“Peqini në 2018-20 deklaronte 60.5% ndërkohë që sot ka arritur në 70.73%, pra ka një rritje të ujit të papaguar në 10%. Peqini si duket ka vendosur të bëhet bamirës dhe ka ngritur shifrën e ujit të papaguar apo humbjeve teknike.
Në Belsh kemi një problem shumë serioz, që duhet ta diskutojmë. Të gjitha deklarimet janë të rreme, sepse ju keni deklaruar që humbja juaj në 2018-20 ishte 16.5% dhe tani e keni shtuar pak e keni bërë 20%.
Kjo nuk ka shans të ndodhë, pasi nëse rrjeti është përfundimisht i ndërtuar rishtazi humbjet teknike duhet të jenë rreth 20%. Ju në 2018 para investimeve keni deklaruar 16% humbje, të njëjtat deklarata janë në të gjitha tabelat. Pra deklaratat tuaja nuk e vë në dyshim që nuk keni mendim të pasëm për të bërë këtë lloj deklarate.
Ju bën thirrje, do të merret edhe drejtori i AKUM-it, ju bëj thirrje që duhet të bëheni serioz, drejtor ktheu në zyrë, duhet të thërrasësh vartësit dhe të ulesh dhe të bësh deklarata të vërteta. Sikur të kishit 20% humbje do të ishit model, por nuk keni. Jeni duke gabuar me disa herë, këtë problem do ta ndreqni sot, që është e premte.
Që ne të bëjmë reformën na duhet të kemi shifra të përafërta. E di që nuk matni as burimin as depon, por sikur e bëjnë të tjerët do ta bëni edhe ju dhe nuk do të vini më me këto shifra qesharake. Nuk po ju gjykoj apo akuzoj, por nuk keni bërë punën si duhet” tha ministrja.
Ha, ha, ha….. Reforma e ujit u bë me propagandën e Ramës në vitin 2017. Dhe pikërisht si arritje e kësaj reforme ishte rritja e familjeve që nuk paguajnë me 10%.
Tani fillon një reformë tjetër e ujit. Për të rritur mospagesën edhe me 10% të tjerë. Derisa asnjë familje të mos paguajë më.
Reforma e Ujit ne Aranutistan…Belinda, moj Belinda e Rames…lol
=
Akademia e Bariut
Kjo eshte propaganda o vlla i dashtume prandaje ne kurre nuk krijome instututsjonet veq propaganda ne TV poshte mentalitet Turk Otomane Talibane komunist poshte korrupsjoni
Ujsjellesi eshte vendi qe punesohen militantet e partis fituse qe sja kan haberin fare asai pune.
Nuk thuhet Dush te Ftohte, por Gojore. Kemi 30 vjet qe shohim te njetin Filem. Jan Militant Partie qe mbushin Hambarin me Vota, dhe sjellin Çantat me Lek ne Fushata, qe i bie jane Mbreter dhe beine çfar ti doje Qefi!
Shume vone e paske kuptuar z.ministre qe Nd.ujesjellese jane fole parazitesh,bamiresish,ushtaresh e militantesh.
E nderuar znj.Ministre sa kohe keni qe jeni ne kete detyre? Sot e gjetet kohen te mereni me shifrat e ujit te pijshem??
Ne ujesjellsa duhet ndryshim rrenjesor. Jane njerez te degraduar, me sjellje dhe teknologji te vjeter. Per pasoje, njerzit pine uji te blere se cesmat jane pocaqi.
Brava Balluku. Ka vendosur bisturine ne plage. Eshte hera e pare qe shikoj minister ne aksion. Zakonisht fshihen pas xhaketes se Rames dhe ia lene atij gjithe punet, verejtjet dhe propozimet.
E si behet reforma duke futur persona si Zajmina specialiste ujesjellesi?
Dush per ujesjellsin. Dmth ka hedhur uje per te zgjidhur problemin me ujin. Kta gazekaret e Meros, te rrujne Meron.