Gazetari: Ne gegët e kemi të vështirë të martohemi dhe të bëjmë karrierë në Tiranë

20 Nëntor 2021, 10:13Politika TEMA

“Gjuha e moskuptimit”, kjo ka qenë temë diskutimi mbrëmjen e djeshme në emisionin “Tiranë-Prishtinë ku gabuam” në ABC, të drejtuar nga Baton Haxhiu.

“Shqipja është atdhe i vetëm njërës palë. Tjetra tani ka shtetin e saj. Gjuhën e njerëzve të atij shteti këtu në Shqipëri e quajnë “kosovarçe”. Pra, një gjuhë tjetër, e ndryshme nga shqipja. Njëlloj si banorët që i kanë quajtur kosovarë, të ndryshëm nga shqiptarët”, tha Haxhiu.

I ftuar në studio publicisti Migjen Kelmendi ka folur për “Atdheun e Munguar” librin e tij ku flet për gjuhën shqipe dhe dialektet e njërës palë dhe tjetrës që kanë krijuar ndasi. Diskutimet janë shtruar mbi mendimet për çështjen e identitetit. Ndër të tjera Kelmendi thotë se kushdo që flet me zanore hundore edhe sot e ka zor të martohet në Tiranë apo të krijojë  karriere.

“Gjuha është shtëpia thotë Kafka. Por në shtëpinë e gjuhës që e determinuan komunistët nuk patën vend për atë që e kishin ideomë natyrore gegnishten, pra u përjashtuan. Kushdo që fliste me zanore hundore edhe sot e ka zor me u martuar janë Tiranë. Kushdo që përdor gegnishte s’ka mundësi  karriere në Tiranë lërë më diçka tjetër. Paramendoni një kulturë që tutet prej një zanoreje, një fenomeni kulturor. Ky është një realiteti  i rëndë i Tiranës. Dhe nuk u gjet për këto 50 e ca vjet, s’u gjet një mundësi që ai grushti i rregullave, të diskutohet , a ka nevojë për riskonstruktim?”, tha mes të tjerash ai.

Diskutimi në Tiranë Prishtinë, ku gabuam:

Baton Haxhiu: Atdhe shpirtëror dhe tingullor. Kështu e ka quajtur Franz Kafka gjuhën. Për një kohë të gjatë, shqipja ka qenë atdheu i vetëm i paprekshëm dhe përtej dallimeve i përbashkët për shqiptarët.  Mirëpo, ka gati 50 vjet që ajo është atdhe i munguar për ata që, vetëm përmes heshtjes, ishin pjesë e vendimit për ta unifikuar. Shqipja është atdhe i vetëm njërës palë. Tjetra tani ka shtetin e saj. Gjuhën e njerëzve të atij shteti këtu në Shqipëri e quajnë “kosovarçe”. Pra, një gjuhë tjetër, e ndryshme nga shqipja. Njëlloj si banorët që i kanë quajtur kosovarë, të ndryshëm nga shqiptarët. Krejt këto janë pjesë e një moskuptimi të madh. Dhe, në të, shumë rëndë peshon gjuha. Mosmarrëveshjet për të janë edhe arsyet e pamundësisë për ta trajtuar moskuptimin e kudondodhur shqiptaro-kosovar.

Ai nuk kapërcehet, por madje amplifikohet nga publicistika, gazetaria dhe politika shqiptare dhe kosovare. Në këto rrafshe do të shtrihet diskutimi i sotëm, për njeriun kosovar dhe atë shqiptar, përmes lentave të dy shoqërive, me Migjen Kelmendin dhe Artur Zhejin. Migjen Kelmendinjë prej të parëve që ka bërë  dokumentarin në vitin 1992, dokumentar mungesa e atdheut, ka bërë dokumentar për burgjet dhe ka shkruar librin Mungesa e Atdheut, këtu shihni si e ka përjetuar Migjeni Shqipërinë… Kush është kosovari dhe këtë e ke përdorur në formën e pyetjes në librin tënd? A janë kosovarët e ndryshëm mjaftueshëm nga shqiptarët ëpr të pasur një identitet të vetin atë Kosovar?

Migjen Kelmendi: Kush është kosovari? Këtë pyetje e kam bërë në gazetë jo se kam ndonjë përgjigje, por unë jam fasilitori i debatit. Libri është botuar në 2005 ishte shumë atraktivë në atë kohë, përfaqësues perëndimor ishin shumë të interesuar për të kuptuar si e shohin shqiptarët e Kosovës veten. Është shumë me rëndësi me lexuar dhe me marrë një informacion se si kanë menduar njerëzit publikë të shkrimit për çështjen e identitetit. Pyetja ka qenë kush është kosovari dhe a ka ekzistuar identiteti kosovar? Nuk kemi diskutuar në atë kohë për kombin. Çështja e nocioneve shkakton shumë keqkuptime, sepse dikush kombin e idealizon dhe e merr me referencë të sociologëve gjermanë, ose siç e merr bota anglo-sanksone siç është shtetësia apo kombi. Asnjëherë ska qenë çështje kombi por identiteti. Multi-etniciteti është aty në kushtetutë. Kur e quan kosovar s’ka diçka të gabueshme se kanë në ndonjë kuptim pezhorativ, e kanë me territor. Ne jemi shtetas të këtij vendi, ne quhemi kosovar sipas kushtetutës por kjo s’ka lidhje me identitetin tonë etnik.

Gjuha është shtëpia thotë Kafka. Por në shtëpinë e gjuhës që e determinuan komunistët nuk patën vend për atë që e kishin ideomë natyrore gegnishten u përjashtuan. Kushdo që fliste me zanore hundore edhe sot e ka zor me u martuar janë Tiranë. Kushdo që e përdor gegnishte s’ka mundësi  karriere në Tiranë lërë më diçka tjetër. Paramendoni një kulturë që tutet prej një zanoreje, një fenomeni kulturor. Ky është një realiteti  i rëndë i Tiranës. Dhe nuk u gjet për këto 50 e ca vjet s’u gjet një mundësi që ai grushti i rregullave, a ka nevojë për riskonstruktim.

Si munden me u tut si një fis jo një komb, por si fis i amazonit prej gogolave gjuhësorë që vijnë prej Prishtinës, e po flitet përmes fenomeneve si paskajorja. Kjo si bën nder një vendi që mendon se ka emancipuar. Mbrojtësit e standardit… unë s’jam pajtuar se Tirana është pijemont, unë them se është Prishtina. Tirana ja lejoi vetes me luajtur me njerëz, unë e them që këta qytetarë e kanë humbur veten se kush janë.  Pse them Prishtina? Edhe nëse s’doje me qenë shqiptar duhet me qenë se ishe i rrezikuar ng një politikë serbomadhe. Në këtë flakë brumosej identiteti jonë etnik. Ne duhej ti mbronim, kur ata flisnin për shqiptarët e Kosovës që duhej me qenë të ndryshëm nga ata të Shqipërisë.

Brenda asaj ne filluam me u mbrojt me u lidh ndonëse se dinim çfarë ka ndodh me këtë vend. Na identifikoheshim qorraz me Shqipërinë. Kur vinte babai im këtej ne të gjithë e pyesnim si ishin andej si jetonin. Prapëseprapë ai të vërtetat për Tiranën si tregonte dhe vazhdonte të thoshte se isha në pijemontin e kësaj hapësire.

Fakti që ishim në Jugosllavi ne u bëmë strehë e të gjithë atyre, e të gjithë qytetarëve që ishin andej. 2 të 3 e akademisë së Kosovës janë njerëz që vijnë prej Maqedonia mali të zi. Në Tiranë nuk ndjehen mirë, në Prishtinë po. Këtu e ndiejnë veten të diskriminuar. Jo shkaku u paskajoreve, zanoreve. Këta njerëz që jetojnë sot këtu u shpërlanë prej identiteti etnik. Më të afërt kanë një djalë nga Italia se nga gjakova.

Baton Haxhiu: Shpeshherë për bashkimin flitet më shumë këtu sesa në Kosovë. Kosovarët dikur me krenari donin të bashkoheshin me Shqipërinë. Pse e duan shqiptarët sot bashkimin me kosovarët sipas statistikave sesa kosovarët?

Artur Zheji: Edhe 100 vjet më parë s’ka pasur kufi, nuk mbahet mend nodnjëherë as në kohën e bizantit një ndasi territoriale ndërmjet Losovës dhe Shqipërisë pra ka qenë e gjitha një rreth. Koncepti i kufirit ka qenë jo i  zgjedhur nga shqiptarët por që u janë imponuar. Shqiptarët sduhet të kenë dhe nuk kanë memorien e kufirit sepse nuk është një gjë që e kanë krijuar ata por që e kanë pësuar. Sot ata shqiptarë që flasin për Kosovën dhe Shqipërinë janë folklorikë që e përdorin për maskarallëk kombin ose e përdorin si një fasadë dhe amplifikojnë, sepse duan të jenë bejlerë në trojet e tyre./abcnews.al

43 komente në “Gazetari: Ne gegët e kemi të vështirë të martohemi dhe të bëjmë karrierë në Tiranë”

  1. Qinani says:

    Se ka fajin gjuha or taj,e ka fajin truni,shpirti,…se gjuha shpreh ça ndje dhe meno robi.
    Dialekti tirons s osht jugor,kshtuqe gegve s jua ve barrieren n Tiron gjuha,se ate e kan aleate te tyre frenat vijn nga shpirtligsija e shumnjohur proverbiale gegnore…veriore..malnore…
    Shif Sal Geg Malok Veriorin ti sesi sillet,se ça ka bo dhe ça bo e ça don me bo,dhe e kupto fare qart pse gegnorët jan “non gratta” n Tiron..
    N fund t fundit tironsat me refuzimin qe i bejn dhe i kan bo historikisht gegve,e tregun veten qe jan amerikont e shqipnis ,n sens kulturor kjo.
    Ky muhabet osht tamom sikurse çeshtja e pranimit t Shqipnis n Europ.
    Plotsoni kushtet t hyni n Europ ,i thot Brukseli shqiptarve.
    Edhe maloket kte alternativ kan,plotsoni kushtet,bohuni njers qe t ju pranojm n Tiron,dmth n qytetnim…kjo ju thuhet malokarve…po,a ha pyka maloku ,?

    Se ,ngelet shpellar,nga shpellat vini,drejt shpellash shkoni….

    1. Arbeni says:

      Po Ilir tosk malok jugori si sillet ? Nese Saliu eshte non grata ne Tirone, perse te mos jete non grata edhe Ilir Rrumaduci sepse as ai nuk eshte me i mire se sa Saliu.

      1. Arion says:

        Pse, kush e do Meten?

        1. Hoxh Armandi says:

          Ka ndryshim mes Gegeve qe i dhane kulturen ketij vendi dhe turkogegeve qe vriten, grabisin dhe pastaj frstojne ramazonin.

    2. Lek sul says:

      E mor Qinan tironsi
      Merri ilaçet se sot nuk qenke mire

  2. Sara says:

    Zheji ka teresisht te drejte, keta intelektualet e formuaer ne katedrat e Is-Jugosllavise titiste, bejne mire te fusin gjuhen nder dhembe e t’u lejojne akademikeve te Prishtines te flasin per keto ceshtje… jane jashte sferes se tyre te intelektit e kompetences

    1. I.Hoti says:

      ZHEJ KA PLOTESISHT TE DREJTE! ME PAK FJALE SA PER TE SHKRUAR ROMAN. Po kujt ti flasesh??? Nje prej tyre M.Kelmendi nuk ka asgja shqiptare pervec emrit e mbiemrit qe si meriton ti mbaje. Ai me dy tre ne Prishtine dhe 2-3 ne Tirane (fetare te felliqur) ,vetem urrejtje krahinore duan te mbjellin. ‘Kombi’ kosovar !!!!!! Po shqiptaret e Nishit Presheves Mervgjes Bujanivcit….Kumanove,Tetove Diber Shkup oher Manastir……. Ulqin plave e Guci..etj… si do te quhen?? Cfare ‘kombi’ ???? Keta krimba duhen se paku te demaskohen…. Fshta thoshte..’gege e toske..malesi e…..jane nje komb,me u nda s’guxon,fund e maje nje ashte Shqipnia e gjithca ne na bashkon….’

  3. Lani says:

    Gege quhen te gjithe ata qe banojne ne pjesen veriore te lumit Shkumbin. Pra gege jane elbasanasit e siper. Nqs do te mbrosh idene se geget jane diskriminuar nga tosket atehere do te mohosh historine e Shqiperise nga 1945 e ketej. Do mohosh qe elbasanas e shodrane kane bere shtylla ne artin, kulturen arsimin e jo vetem te Shqiperise. Nuk i paskan dashur per arsye dialekti?!!!!
    Arsyet eshte mire te diskutohen por me shume te mendohen me gjakftohtesi duke pare historine, ritet, zakonet, formimin kulturor te shqiptareve kudo ku ata banojne.
    Paragjykime per nje krahine nga tjetra ka pasur e do te kete gjithnje. Edhe per çamët e toskerise ka pasur e ka, edhe per leberit e skraparllinjte ka pasur dhe kurre nuk ka qene diskutuar se arsye ka qene dialekti qe ata flisnin por kane qene arsyet qe permenda me siper.
    Edhe korçaret e gjirokastritet jane stigmatizuar si koprace si antikombetare, greke etjetj. E pastaj çfarë? A nuk keni dhe nu ne krahinat e Kosoves te tilla fenomene

  4. faro says:

    Mendimtari nuk fut përçarje. Dialektet janë Pasuri kombetare. Diferencën e bëjnë vetëm vlerat morale. Kur gjen një partner-e më të edukuar nga vetja, është privilegj. Në rastin e kundërt, është tjetër gjë.

  5. Gegnisht says:

    Gegerishtja eshte nje nga dialeket e fundit ne bote, unik nga vecorite, qe po mbijeton, si fenomen tribal dhe pa shans per t’u kuptuar ndonjehere nga Tosket, ne anen tjeter te Shqiperise.
    =
    zhele, zhele, kjo pune….

    1. Taulant says:

      Kam vene re qe Arvanitasit perdorin shume fjale te Gegerishtes.
      Sipas disa studjuesve Arvanitasit e kane origjinen nga Toskeria dhe Cameria.
      Por si eshte e mundur qe kane me shume fjale Gegerishte ne fjalorin e tyre sesa vete Toskerishtja apo dialekti Cam?

      1. Tani says:

        Po cfarë thoni se çfarë diskutoni? Unë i dija për njerëz të kënduar këto të panelit. Po realiteti i shtetit të Kosovës ka qenë e do jetë i imponuar. Trungu i kombit është i njëjtë s’ka lidhje në cilin skaj ndodhesh gjuha na ka bashkuar e bashkon, kësaj fryjini, jo ndarjes e dialekteve. Dialektet Jane pasuri që nuk shihet si e tillë nga ato që kanë perde në sy. Çelini sytë e shikoni. Shkollohuni ne universitete te Tiranës perçojeni shqipen standart. Nëse ka diçka që dialektet na sjellin sigurisht që ka shumë urdhëroni uluni “mendjendritur dhe mjekërbardhë” dhe i bëjmë bashkë. Kufiri s’ka qenë as në kohë te Tito’s e Sllobos jo më sot. Mos i qani për errësiren po përpiquni te ndizni një qiri thoshte shqiptarja e madhe. A pati kufij ajo qe ishte Gegë?????

      2. Jon says:

        Taulant, Arvanitasit jane nga veriu i Shqiperise. Arvanitasit jane me se shumti Mirditore dhe Krutane te cilet u zhvendosen ne Greqi. Nga ana tjeter Camet jane vendalinj ne pjesen veriore te Greqise, por i ngaterrojne here pas here me Arvanitasit. Po te takosh arvanitasit do te te flasin vetem gegnisht me ate pak shqipe qe tashme dine.

        1. Taulant says:

          Kjo puna e zhvendosjes se Shqiptareve nga veriu i Shqiperis per te populluar Greqine nuk me duket shume bindese.
          Ne vitet 1750-1800 sipas Angelezeve pothuajse te gjithe ishujt e Greqis banoheshin prej Shqiptareve.
          Vetem Kreta banohej me 40% popullsi Turke dhe pjesa tjeter Arvanitase e pak Greke.
          Pati nje emigrim nga trojet Shqiptare por sipas Venecianeve territori mbi Peloponez ishte me Shqiptar autokton.

  6. Bubuzhel Berati says:

    Pse duan Shqiptaret me shume bashkimin se kosovaret pergjigja eshte e thjeshte je jane atdhetare Shqiptare te vertete ndersa koqevaret jane perzierje rracash .
    Nese ne Shqiperi pyete 100 shtetas jane te gjithe Shqiptare nese ne kosove pyete 100 banore te krahines do dalin serbe boshnjak malazeze turqe ashkali rome gorane qe nuk jane Shqiptare pluse ke edhe ldk vjosa osmani nje pjese te vv te aak qe jane per autonomi brenda Serbis kjo eshte pergjigja .
    Ndikone shume edhe kultura zhvillimi ne kosove njerzit jane te pazhvilluar pothuajse tribale me mentalitete turko arabe serbe jane shume large kultures tone .
    E pranoje qe jane Shqiptare por e mira e tyre eshte me Serbin cfare mund te thoshe per njerez qe nderojne flamure hymne i keq bolle eshte Serbi po per flamure vdesin.
    Te shikoni tv amatire studiot vjellin vrrere per Shqiperine nuk besoje qe nje Serbe te kete nje urrejtje te tille .
    Konkluzioni jane mire atje ku jane bashkimi na sjelle probleme

    1. BeniEcenVete says:

      Perkundrazi, Shqiptaret e Kosoves e kane ruajtuar racen e tyre me shume mund. Ata ose ato qe jane martuar ose kane bashkepunuar me Serb kane emigruar per ne Beograd dhe jane asimiluar plotesisht. Ndersa ne Shqiperi, dallohet lehte nje perzierje e racave te ndryshme, kryesisht slave, ruse, aziatike, rome etj. Verehet shume lehte tek ngjyra e lekures dhe syte.
      Eshte e vertet se nje numer i konsiderueshem i popullit te Kosoves nuk eshte shume i zhvilluar intelektualisht dhe kulturalisht, kryesisht per faktin qe kane qene te pushtuar nga nje pushtues i eger si Serbia, te cilet nuk kane lejuar as shkolle dhe asnje gje tjeter perpos xhamive, duke i detyruar te mbyllen brenda familjes e fisit te tyre. Por kjo ka te bej vetem me brezin e vjeter, sepse brezi i ri po shkollohet brenda vendit dhe jashte vendit ne universitetet me te mira ne bote. Ata do te kthehen nje dite dhe do te shkrinje gjithe intelektin e tyre per brezat e rinje.
      Shqiperia ka 110 vjet shtet. Per 110 vjet nuk ka arritur te ndertoj asnje vlere te mundshme, asnje te mire per njerzimin, asnje rezultat per tu krenuar. Perkundrazi, nje grope e zeze e diktatoreve autoritare dhe krimit. Kosova ne anen tjeter, ka vetem 20 vjet liri e vetem 13 vjet shtet, me shume sfida e me shume probleme, ku shume fuqi boterore mohojne haptazi eksistencen e saj. Por kjo nuk e ka ndaluar aspak te ndertoj nje demokraci te brendshme shume cilesore, dhe te ndertoj bazamentin per nje ardhme shume te mire.
      Une nuk kam as me te voglin dyshim qe Kosova do te perparoj shume me kohe. Shtoja ktu edhe faktin qe kemi Shqiperine afer si reference SE SI NUK DUHET TE BEHET NJE SHTET!

      1. demokrati says:

        Ke shume optimizem dhe helm.Shqiperia e justifikoi qenien e te qenit shtet modern dhe human, Shqiptaret komb fisnik ne 1999. Mjafton sa te kete jete mbi dhe. Pa koracen mbrojtese te shqiptarizmes keni dy rruge, drejt arabise ose Serbise.motivimi ju con drejt arabise, realiteti gjeopolitik drejt serbise.jeni e vetmja bashkesi frymoresh ne bote qe Clirimtaret i cuat me akuzat e xhelatit tuaj ne burg.mungesa e momories historike dhe ndjenja e mosmirenjohjes ndaj SHBA eshte tregues i atij brezi ne te cilin keni varur shpresat.zoti qofte me ju se me shpirtvogelsine dhe mosmirenjohjen qe keni po rate edhe nje here ne dore te serbet, zor se hapet porte per ca si ty.

  7. Liku says:

    Sepse mbeteni akoma ish Jugosllave, mitomane dhe mendoni qe bota sillet rreth jush. Kam punuar 3 vjet ne Prishtine per 3 organizata nderkombetare dhe me keqardhje konstatova se ai milet eshte shume oriental pavaresisht rrepit, shaleve jashte dhe tallavase.

    1. Arbeni says:

      Fatkeqesisht ke te drejte kur thua qe shqiptaret e Kosoves jane orientale, por gabon kur thua se ata jane shume orientale. Edhe ne Shqiperi po rritet numri i islamisteve. Baleta, Jazexhiu me shoke nuk jane nga Kosova por jane nga Shqiperia.
      Mendoj qe per disa raste Migjen Kelmendi ka te drejte…pavaresisht qe toskeve nuk ju pelqen.

  8. Çfare gallate ??? says:

    Haha ? ? ? e veshtire të martohet????? O Zot i madhe se çfare gallate degjone neper studjet e televizjoneve Shqiptare nuk i degjone as kunde në bote

  9. Unfortunately says:

    Debate gjithologesh.. qe vuajne se jane gjysmaker sic i quan Ismail Kadareja. Rexhep Qosja e ka thene mire “jetojme ne kohen e maskarenjeve, ne merzitemi ata bejne qejf”.

  10. Labi says:

    Gazetari ne fjale eshte nje medioker dhe sharlatan mediatik,eshte aq i paafte sa nuk shikon rastin exemplar Berisha,mbasi i beri gjemen Shqiperise prap del e ben foltore kunder te ardhmes te kombit te vet,beri 97 dhe prape Shqiptaret e bene kryeminister mos ndoshta Kosovarit Berisha i duket tosk,nese gazetari eshte kaq i bindur te shikoj punen e tij e mos japi mend neper tv,Shqiperia eshte e fort e jo si Serbia qe u mor peng nga keta injorante te ndihmuar dhe nga konjuktura nderkombetare ne emer te luftes kunder Rusise.

  11. millosh kopiliqi says:

    Keti migjenit ja ka lene baba amanet per ndarjen e shqipetareve, ky Ska lidhje me kete teme, e folura e neve koqevareve eshte tragjikomike, shqipja duhet vetem te pastrohet nga fjalet e huaja, edhe ne shqiperi ka perdorim te tepert te fjaleve greke dhe sidomos Italian…………

    1. Ermal Berati says:

      Ne gjithe boten shtetet jane bashkuar ne nhe kombe me perkufizimin, nje gjuhe, banorevte nje territori e me tej kultura, traditat, e polote cilesi te tjera. Dialektet jane krijime historike qe varen nga shume faktor, kane egxistuar dhe do egxistojne. Njerezimi ka jetuar ne shpella dhe ka munguar komunikimi. Shtetet e para moderne kane punuar me kohe per njehesimin e gjuhes qe do perdorej berenda njesise se kombit. Shkurtimisht po ju permend vetem rastim e njehesimit te gjuhes Frenge ( franceze). Historkishte e krijoi Karli i Madh i cili badhkoi gjithe krahinat frankofone me dhune sepse ishin te ndara ne shume krahina. Mo
      Numenti i tij ndodhet ne mes te Parisit. Kur doli domozdoshmeri njehesimi i gjuhes frenge sepse ishin qindra dialekte. Mbreti i asaj kohe mblodhi gjithe shkencetaret gjuhetar dhe u dha detyrevte zgjdhej nje dialekt qe do quhej gjuha zyrtare. U spjegoi rendesin e kesaj teme dhe u dha detyre te diskutonin per nje afat te caktuar. I thirri dhe priti nga gjthe keta shkencetare te kushin arritur ne nje mendim te perbashket. U habit kur degjoi nje nga nje se ata kacafyteshin ne njeri tjetrin dhe nuk kishin konkluzion te perbashket. Mbasi i degjoi ju tha: ikni dhe per nje afat 6 muaj ejani me nje konkluzion. Perseri kur erdhen ne afatin e caktuar nga mbreti Ishin skoma ne te njejtin gjendje, kacafytje me njerit tjetrin . Mbasi i degjoj te gjithe ju tha me urdher. : Gjuha e njehesuar Frenceze do jete baza e dialektit te krahines ku u linda dhe u rrita une”. Keshtu vendosi dhe site eshte ajo gjuhe e bukur moderne e Shtetit Franceze. Pra keto vendime dhe diskutime te ndryshme qe i lexoj dhe i degjoj ne keto vite me ngjan te njejtat ne ato te historise qe permenda me siper. Pra ajo qe edhte bere nuk mund te prishet me keto diskutime te njerezeve te ndryshme qe diskutijne per gjoja e ka zgjefhur diktatori dhe eshte bere e gabuar, Kthesat e medhaja boterore jane bere nga diktatore dhe jo me plebishit. Keshtu eshte bere dhe gjuha e nhehesuar Italiane, Ruse e plote te tjera. Prandaj keto diskutime qe dalin sote jane te nje niveli shume te ulte kombetar dhe nuk i sherbejne bashkimit kombetar. Dialektet kane egsistuar do egxistojne, ato jane shumngjyrshet e nhe kombi por njehesimi eshte guri i themelit te nje kombi apo shteti.

  12. Shpalosësi says:

    Tre perçaresit ose tre piromanet!!!
    O brinjthyer, para Kongresit te Manastirit shqiptaret e shkruanin gjuhen shqipe me alfabetet e pushtuesve. E dini ju kete, nese e dini mos e hani (M) para kamerave. Jemi nje komb duhet ta kemi nje gjuhe, nje drejtshkrim, nje fe Shqiptarine. Perçarjet na i kane lene ata qe e zvogluan Ilirinë ne vitin 476 te eres se Re, ata qe zvogluan trungun shqiptar ne vitin 1878. Prandaj krahasoni ngjarjet. Vetem gjuha letrare qe e kemi na ndihmon qe ta kuptojme me mire njeri tjetrin dhe te jemi bashk. Çfar do beni me Shqiptaret e rretheve te Tetoves, Dibres, Bujanocit qe nuk dijne ta shqiptojne shkronjen (y) ne te folur, por e shqiptojne shkronjen (i).
    O Kelmendović, o Hadziović, o Artur Žejović, ju nuk jeni te vetem, e keni edhe Pačarizovićin dhe disa pseudoprofesor tjere. Vendoseni gishtin ne koke dhe pyeteni veten a keni tru njeriu apo tru gomari.
    Turpi qoft me ju.

  13. Gegnishtja eshte gjuha e te pa edukuarve te pakten qe kur Saliu hyri ne politike! Saliu me “cilesite” e tij ndau perfundimisht Geget e veriut me Shqiptaret! Ky eshte mendimi im! Kemi patur shoke shkolle,kemi punuar me Veriore por kane qene njerez te mrekullueshem! Saliu me idete e tij dhe me mediokritetin e tij beri kete ndarje te madhe! Verioret jane me Saliun,kermen e politikes dhe krimit Shqiptar dhe te tjeret jane armiqte e Shqiperise, kupto Veriore! Saliu beri te ndahet Shqiperia edhe nga Kosova me bandat e qeverise se kosoves ne mergim duke derguar trupa Kosovare ne te gjithe Shqiperine! Ato ngjarje e ndane perfundisht Shqiperine! Thirjet se u nda Gegnishtja ne kohen e Enverit nuk qendrojne!

    1. Arbeni says:

      Gegerishtja eshte gjuhe e te pa edukuareve, thua ti. Po gjuha e Buzukut, Bogdanit, Budit, Bardhit…a thua te duket e pa edukuar. Po te mos ishin ata “te paedukuar” cfare gjuhe do te flisje ti ore koke lope. Lere Sali malokun menjane se edhe ne Jug ke me bollek rramaduce.

  14. RAIFI says:

    Gjuha shqipe është një dhe e pa ndar,ajo nuk është unjësiar as leht e as për kohë të shkurtër.Ndoshta gjuha e unjësuar shqiptare është një nder të arriturat më të mëdha të kombit shqiptar në këtë lëmi.Ky far Migjen Kelmendi është një jugonostallxhik një krijes e shëmtuar,një argat Serbi që mundohet të vazhdon tezen serbe se kosovarët nuk janë shqiptarë si ata të Shqipërisë andaj duhet shpik edhe një gjuhë tjetër.Jo rastësisht serbët bile edhe Serbia Zyrtare kosovarët jo rastësisht i quan “shiptari”ndersa shqiptarët e Shqipërisë “allbanci”. Për ta bërë këtë dallim me të prekshëm Migjeni ka krijuar një rrugë rrugaqërie ,gjuhë halabakësh për të bërë ndarjen e Kombit Shqiptar.Për këtë qëllim që nga pasluftës ka themelue edhe një televizion në Prishtinë po me ate gjuhë rrugësh.Si dukët Migjen Kelmendi ka gjet një rrugë për të përfituar leht lekë nga sherbimet serbe .Marre i qoft.Intelektualet dhe gjuhëtarët duhet ta demaskon këtë ndytësirë.

  15. Ceni says:

    Gegnishtja dhe tosknishtja jane dialekte qe nuk kundershtojne njera tjetren, po ndjeshmeria dhe interpretimi jone eshte i gabuar. Kosovaret nuk gjejme dot pune ne Tirane, thote dikush. Sigurisht,nje vajze kosovare nuk mund te jete folse ne TVSH, pasi nuk e pranon degjuesi. Sepse jetojme kohen kur kultura peshon shume. Me kalimin e kohes diferencat do ngushtohen, do afrohemi dhe ndihemi me komod me njeri tjetrin.

  16. Shpalosësi says:

    Shqiptaret e asimiluar dhe gjuha shqipe?
    Shqiptaret e asomiluar ne Maqedoni qe u detyruan pas luftes se dyte boterore me masa raciste, te deklarohen turq dhe qe pas vitit 2001 po deklatohen shqiptar, cilin dialekt duhet sipas jush ta mesojne, cilin drejteshkrim duhet ta mesojne? Juve qe jeni si kapadahij te shkolluar dukeni si mushkat me veshoke. Juve ne shpirt e keni nje (vić ) ne mbaresat e mbiemrave tuaj.

  17. Migjeni,Batoni,Vetoni e kompani janë nusprodukt i shkollës politike të lidhjes se komuniste te Kosovës,këta nuk mundë të dalin nga mendësia e kruzhokut marksist socialist vetëqeverisës,janë të mbërthyer brenda lëvozhgës propagandistike serbe të kohës kur kuzhina serbe e shfrytëzonte propagandën e ideologjisë komuniste të kohës për të provuar të krijojnë një identitet të ri kukturor e gjuhësorë në Kosovë në raport me gjuhën,kulturën dhe kombin shqiptarë në përgjithësi.Arsyeja pse ka ndodhur kjo ndërmarrje propagandistike në kohën sa ka qenë Serbia pushtuese e dijmë të gjithë,por është shumë e vështirë të kuptohet se si është e mundur këta të mjerë edhe sot mendojnë kështu.Këta janë aq idiot e harbut sa nuk janë në gjendje të e dallojn propagandën nga realiteti,këta tezat e propagandes i marrin si teza shkencore.Këta të mjerë nuk them se i shërbejn ndonjē qëllimi a politike por thjesht janë idiot që lexojn,këta besojn se identitete kulturore,etnike e kombëtare krijohen brenda stinës.Këta janë klubi i të mjerëve.

  18. aleko says:

    Ceshte ky emision antikombetare.Gjuha shqipe nder me te vjetrat ne bote eshte e njejta qe prej lashtesise, por per shkaqe politike dhe teritorit te gjere malore ku shtriheshin shqipetaret , ku komunikimi midis njerzeve ishte i veshtire,madje edhe deri vone te ndare per shkak te mos zhvillimit te infastruktures dhe izolimeve lokale , kultivimi dhe standartizimi i kesaj gjuhe nuk heci njelloj si kultivimi dhe standartizimi i gjuheve ne rajon dhe bote.Amerika eshte me 50 shtete dhe flet e gjitha me nje dialekt , kurse dy copa shqipetaresh nje ne shqiperi dhe nje ne kosove haen se kush jane tingujt me te mire kur flet shqip.Po kur thone qe Tirana eshte dialekt jugor, kur se bashku me elbasanin , shkodren si qendra me te shquara te kultures shqipetare i perkasin me teper nje gegerishte te kultivuar.Vafshi ne dreq o pacavuret e kombit tone qe po nxierr kaq shume harbuta!..Te feudet e keni akoma mendjen o njerez te liq , por bota po afrohet dhe madje unifikohet me shpejtesi sepse pak gjuhe vendesh te medha po pushtojne planetin.Detyra e shqipetareve eshte ruajtja dhe kultivimi ,zhvillimi i gjuhes sone , pasurimi i saj me brumin e shqipes se folur anemban kombit dhe jo debate ne vetvete dialektesh.Nese merremi me te tilla ndarjesh jemi te marre fund…kaq e thjesht…

  19. Skenderbegasi says:

    Migjen mos u nxito per martesen.
    Femra qan diten e dasmes burri
    me vone.
    Disa burra nuk e kane problem
    martesen, se mund te lidhen me nje femer por kane problem se nuk mund te zgjidhen nga te shumtat.
    Megjitheate nuk te pengon gjuha
    dhe as zanoret hundore se ndryshe
    Albini do na kishte ngelur I pa martuar.
    Nejse prove nje here se po te ra
    grua e mire jeton I lumtur, po te ra e keqe behesh filozof me mjeker si Arturi.
    Mos u mer me gjuhen se eshte zonat I rende per ty.
    Ne kongresin e Manastirit shqiptaret
    vajten me me shume se tre alfabete dhe pati debat per germat dyshe te gegerishtes por u
    muaren vesh.

  20. timo says:

    Kam shumë miq kosovarë që flasin bukur anglishten. Po të njëjtët nuk flasin standartin shqip. Si spjegohet zoti Kelmendi!!!

  21. Skrapari says:

    Vazhdojnë ta mbulojnë m…me sh… ! Mjafton të trkasësh në një portë në Toskëri o Gegë për ta mësuar sepse nuk jeton dot në Tiranē dhe pse nuk ka Nuse për ty ! Hape atë portën e shtëpisë tënde , shqyeje, dhe fillo e hidhi në plera gjithshka të vjetër e tē mykur nga shekujt…e kështu vazhdo derisa të gjeshë e shporrësh nga fēmijēt, vetja, shtëpija e fisi urrejtjen, hakmarrjen, pabesinë,hajdutllikun,maskarallikun ! Vetëm atëherë do të kuptosh se “paskajorja apo zanorja hundore” nuk na ndan por na bashkon !.

    1. t says:

      skrapari.
      Epitheti malok per here te pare eshte perdorue per skrapallinjt.
      duke qene se ne komunizem skrapari ka qene nje nga furnizuesit kryesor te jenicereve, me marifet e kthyen kete epithet drejt malesoreve verior te cilet nuk jane shquar kurre per budallenj.
      Mund te na thuash i dashur skrapali ndonje emer i dale nga gjiri i juaj dhe qe nderohet nga i gjith kombi yne ? Mustafa nano ?
      skrapari eshte nje krahine qe nuk e duan as komshijte e vet pale pastaj ta doje kombi.

  22. Islamismi eshte kanceri i kombit shqiptare says:

    ……..aty filloji qelbesirlleku te infektoi kombin dhe ja sot duken pasojat

  23. demokrati says:

    Dy kosovare e gjysem si grate e liga marrin neper goje Shqiperine.Frustrimi seksual i adriatiku ne Tirane shkaktoi nje traume aq te madhe te djali i titistit ramiz sa problemin e pa tek zanoret hundore dhe jo tek hunda vet.100 vjet dashni me Serbine nuk behen hasha per disa shqiptare kokepagdhendur te Drenices.

    1. Arbeni says:

      Shqiptaret e Kosoves nuk e deshen dashnine me serbet, prandaj per nje shekull luftuan kunder tyre.
      Ramiz Kelmendi ishte nje shqiptar i madh. Ti flet kunder tij sepse fare nuk e ke as idene me te vogel se kush eshte ai.

  24. DRENICA E KUQE says:

    Po, ku i gjetet keta perçares te kombit qe e kane pase me te lehte te martohen e te bejne karriere ne Beograd e ne Prishtinen e Beogradit, se ne Tirane, se, keta i ka penguar Tirana dhe gjuha shqipe e shqiptaret gjithandej, bile, po u hyte pak nen lekure, gjithçka ne trupin dhe trurin e tyre eshte serbe e jugosllave… Po, ku i gjetet keta nihiliste e arshipipiste “shqiptare”, he, zoti pa u vra mos mett!…

    DRENICA E KUQE

  25. alphade says:

    O zoti Mignen ! Pash te madhin Zot ! Sa te paguar serbi qe na del
    me keto “teori percarese” ! Na keni mesuar ca slogane te F. Kafkes
    dhe ia servirni shqiptareve se model erudicioni ! Zotrote nuk besoj
    se do te kishe lindur kur lexonim “triologjine kafkiane” : Keshtjlen,
    Procesin dhe metamofozen, me “personazh” Grigor Samsen ! E kam
    vene ne thonjeza “G.S” sepse gjate nates nga personazh u shnrrua ne
    Insekt gjigand ! Ji ca me modest zoti Migjen dhe mos e mat veten me
    Hijen e Akshamit ! Dhe te rekomandoj jo Kafken por te njihesh me
    Danten se cfare thote Ai per gjuhen dhe cfare beri Ai per unifikimin
    e gjuhes italiane ! Ti duhet ta dish se e mbane veten per gjuhetar e
    linguist se italiken kishin me dhjetra e qindra gjuhe ! Ishte pikerisht
    Danteja qe unifikoi gjuhen italiane ….! Mire se me ghuhetaret shqip-
    tare ke reminishenca e paragjykime po pse nuk i hedh nje sy vepres
    se te Madhit Rexhep Qosja , cfare thote Ai per gjuhen e Kamardes ?!
    Apo me sa duket Ti e heq veten “Eureka” ?! Turp te keni ju “intelektualet”
    kosovare qe me nje zemerligesi te paguar coni uje ne mullirin e serbit,
    ashtu sic bejne disa “caner” ketu ne Shqiperi qe “hane buken e turkut
    dhe bejne duane e kaurrit “
    Se fundi, me sa ve re une ne “analizat tuaja “ me fryme ekstremist per
    carese po e zbatoni ne praktike teorine e Cubrillovicit ! Zoterinj e keni
    shitur veten per 30 aspra !
    Sa per te freskuar memorien tuaj te degraduar jo me larg se nje vit ne
    Shqiperi ka patur 2 Ministra nga Kosova! Pyes sa ministra ka patur apo
    ka ne Kosove nga Shqiperia ! Turpi te mbulofte edhe Ty more Baton
    Haxhia qe na je bere llapaqen me inovatorizmat tuaja vulgare….!

  26. ja një tradhtar tipik i shkollës jugosllave says:

    Kjo është taktikë tipike e katunarëve agresivë ballkanikë, e fillojnë muhabetin duke treguar lart e poshtë sa shumë vuajnë prej të tjerëve, krijojnë legjendë në publik për padrejtësitë që kanë pësuar ndër shekuj – psh., që gocat e qyteteve nuk ua lejnë pidhin falas çunave trima gegë, se ato janë të përdala, antikombëtare, të pashpirta, se këtu i urrejmë gegët se kjo padrejtësi ka 1000 vjet që vazhdon, etj, – dhe, hopa, ja ku del argumenti për t’u shtypur kokën tiranasve johundorë. Natyrisht që këto janë sjellje politike të fëlliqura me stil jugosllav, sepse me këto përralla Migjen Kelmendi pêrhap teorinë e ekspansionit nga një grup shqiptarësh kundër një grupi tjetër shqiptarësh, që përligjet nga padrejtësitë përfytyruara. Migjen Kelmendi është një propagandist i rrezikshëm që do të na shtijë në vëllavrasje nëpërmjet teknologjisë politike jugosllave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje