“18 dhjetori”, mundësia e fundit

20 Nëntor 2021, 09:54Politika TEMA

Nga Namir Lapardhaja

Më 18 dhjetor, Partia Demokratike ka mundësinë e artë të mos përçahet, të shkundë çoroditjen e këtyre muajve dhe të bëjë një paqe të përgjithshme me veten, duke vijuar misionin e saj. Ndonëse ka pasur shumë akuza dhe kundërakuza, demokratët duhet ta kenë të qartë se një PD e përçarë nuk vjen kurrë në pushtet.

Mungesa e gjatë e rrotacionit, përçarja dhe shkatërrimi i opozitës, do të bënte që demokracia e brishtë shqiptare t’i humbasë të gjitha siguresat e garancisë. së saj. Demokratët duhet ta dinë se qorrsokaku ku është futur partia e tyre nuk i intereson shoqërisë, ndaj ata duhet të ngrihen mbi kimizmin vetjak, të tregojnë vetëpërmbajtje dhe maturi, duke u shndërruar në njerëz që sakrifikojnë diçka nga vetja për të mirën e përgjithshme.

Partia Demokratike mund të ringrihet nga hiri i saj, por, për të ndodhur kjo, duhet kontributi i të gjithëve. Njerëzit janë në udhëkryq dhe PD-ja e ka mision historik për t’iu rikthyer atyre besimin dhe shpresën. Nëpërmjet transformimit të saj rrënjësor, duke përqafuar vlerat dhe virtytet, duke u shkëputur nga trashëgimia e saj më e keqe, duke kërkuar falje dhe duke premtuar mospërsëritje të gabimeve të së shkuarës.

Qytetarët shqiptarë janë të lodhur nga shembulli i hajdutit dhe i të korruptuarit. Ata kanë nevojë për një grup njerëzish normal, që janë të përunjur, që e shohin politikën si mision, në shërbim të njerëzve, që besojnë dhe luftojnë për institucione të forta dhe jo për liderë të tillë.

E gjithë elita e PD-së, të gjithë ata që janë përfshirë në një formë apo në një tjetër në përplasjet verbale të këtyre ditëve, u kanë borxh shqiptarëve të lënë mëritë dhe sherret, të mblidhen e të flasin me njëri-tjetrin, duke u parë në sy dhe duke i thënë të gjitha ato që mendojnë.

Trupa përfaqësuese e kësaj force politike duhet të punojë për një kontratë të re besueshmërie, duke u garantuar qytetarëve shqiptarë liritë thelbësore që ofron normaliteti politik, t’u sigurojnë kthimin e institucioneve të dhënies së drejtësisë, t’u ofrojnë barazi dhe mundësi të gjithëve për të shfaqur vetveten.

Partia Demokratike më 18 dhjetor ka mundësinë e madhe që edhe këtë të keqe që e ka kapluar ta shndërrojë në të mirë të vetes, në pastrim të imazhit dhe ‘catharsis’ shpirtëror, në rikonceptim të filozofisë, narrativës dhe aksionit të saj.

Ky 18 dhjetor duhet t’i shërbejë PD-së për të qartësuar aleancat e saj strategjike, sepse rruga e vetme që ajo të vijë shpejt në pushtet është vetëm mbështetja nga miqtë euroatlantikë dhe një koalicion i madh me qytetarët dhe vlerat e këtij vendi.

14 komente në ““18 dhjetori”, mundësia e fundit”

  1. Niki says:

    Kush pritet ta beje kthesen BASHA?. Nuk e kuptoj nga shkruesi i mesiperm si shpreson mirkuptim nga keta njerez qe e kane pushtuar PD-ne.Ne dore e kane vetem njerzit qe ti cojne per skrap keta njerez .Por e dime qe do te jete shume e veshtire sepse mundesia ishte tek votimet ,por vazhdojne ti japin voten kesaj PD-je ,pasi identifikohen me ata.

  2. xhoxhi says:

    Mendimi im është se as Bbasha dhe as Berisha janë adapë për të sjellë në shina partinë demokratike.Përçarja e tyre akuzat që i bëjnë njëri tjetrit tregon se të dy janë të përlyer në krime.Duke ja ditur njëri tjetrit dallaveret që kanë bërë kanë dalë e lehin të dy kundër njëri tjetrit.Po të ishte Bbasha i pa përlyer me punëra të këqia Berisha të jeni të sigurt se nuk do indihesh fare dhe as do kishim foltore.Të dy janë për ty dhënë pëgjigje në gjykatë akuyave që i bëhen këtu e 39 vjet.Nga ana tjetër është e pakuptimtë që USA mbështet Bbashën për të rëzuar Berishën.Basha akuzohet për shumë punëra të këqia atëhere si mund të ngulet këmbë për të qënë kryetar partie?Për mua të dy duhet të shkojnë në gjykatë jo kush ka të drejtë për të qënë kryetar por të shkojnë dhe të provojnë pafajësinë.Prandaj zgjedhja e Bashës is kryetar nuk e regullon por e dëmton partinë.Kuvendi i datës 11 dhe 18 dhjetor mos bëhet për të na treguar kush është më i fërtë por të bëhet për tu bashkuar reth një kyetari që e duan të gjithë ata që do mblidhen qoftë më 11 qoftë më 18 dhjetor.Po u nda partia në dy parti atëhere mer fund kjo parti…

  3. A says:

    Te gjtha partite simotra te pd ne evropen lindore jana zhdukur. Pse duhet ti qajme hallin pd se po u shkaterua do ngjase kiameti. Asgje s do te ndodhe. Dielli perseri do linde bile do jete me mire qe te zhduket kjo vater vampiresh nga shqiperia. Kush jane te mirat e saj 97, piramidat, apo vjedhjet e zgjedhjeve, e vrasja e njerezve diten ne bulevard. Ah se harova apo gerdeci. Do te mjaftonte nje prej ketyre ngjarjeve qe pd te shkonte ne pidh te motres. Jane shume prandaj nuk di me kane mbaruar sharjet se keto me kane mgelur. Keta jane ngjotur si muti pas kepuces sekur vetem keta jane ne shqiperi

  4. KOZi... says:

    Me 18 ??? Ne momentin qe nje grup delegatesh mbi bazen e statutit shpallin Kuvendin me 11 ca do thote 18 ??? Nuk funksionon keshtu organizimi ! Tani ka ngelur thjeshte qe te shihet cila date ka pjesemarrjen e mbi gjysmes se delegateve ! Aty ku eshte shumica do jete kuvendi dhe vlefshmeria e vendimeve ! Mjaft se u lodhem [email protected]

  5. Ideali says:

    O zoti Lapardhaja, cila eshte pervoja e keqe e PD. Ajo e humbjeve 4-5 here me radhe. Bashkimi eshte teper i thjeshte. Basha te dorehiqet. Ky student qe gjoja ka mbaruar nje shkolle te larte perendimore per 12 vjete { ti e kupton c nivel) duhet te kish ardhur ndryshe nga jashte. Pa nje, pa dy doreheqje qe ne humbjen e pare, e shumta te dyte. Kjo do te sillte te zgjidhej nje kryetar tjeter. Tashme kjo kaloi ne menyren me te keqe. Presim doreheqjen e tij. Te largohet nga kolltuku.

  6. Erzeni says:

    Pordhe me rigon,PD me ne krye Sali Berishen ka bere krime,dhe keta qe zihen tani per karrike kan qene bashkepuntoret e tij,vetem shperberja eshte zgjidhja.

  7. Asd says:

    Kryeministri i Austrise dha doreheqjen menjehere pas akuzes se prokuroreve se ka perdorur para publike per te publicizuar imazhin e tij. Imagjinoni sikur Kurzt te pushonte nga puna prokuroret, te vendoste te tjere qe i benin fresk dhe te vijonte me vjedhjet e fondeve publike per 30 vjet me radhe, dhe pas 30 vjeteve kur kryetari ne fuqi i partise ta shpallte si te papershtatshem per te qene deputet, ai te fillonte me Foltoret. Shqiperia eshte ne nivele qesharake dhe kriminale ne te njejten kohe. Ceshtjet qe ne Austri zgjidhen per 3 dite ne Shqiperi nuk ka shanc as pas 30 vjeteve. Aresyet jane te thella dhe nuk eshte e vertete qe PD i duhet vendit, as qe PD duhet te riperterihet mbi hirin e saj etj etj dokrra si keto. Si ne PD ashtu dhe ne PS dhe LSI problematikat jane te njellojta. Ne shqiptaret jemi “pushtuar” nga demokracite e Metes, Rames e Berishes. Nga ato do te clirohemi vetem kur te emancipohemi si popull per te kuptuar qe askush nuk eshte aq i vlefshem sa te mbijetoje ne politike me shume se 4 vjet dhe … mos votojme “shtrember” duke menduar se do sjelle nje te “ardhme te drejte”.

  8. mrel drejtesia says:

    Basha trego ku i fute leket e Sudes (qe ngritet firma piramidale…vodhet popullin qe shiti dhe gjen me te shtrenjte,,,,shetepite,lopet,cfare kishit…sa deshet ju te PD- se tani hiqesh i ndershem…Me cfare i bleve vilat lluksoze….kur ti s’punon ?
    Vodhet popullin fukara…i morret te gjitha leket qe shiten dhe gjene me e shtrenjte,token,shtepine,bagetine !
    Ju te gjithe duhet te shkoni ne burg !

  9. Albani says:

    Ju qe kini deshire shume qe te rregulloni PD-ne meperpara beini nje pyetje vetes:
    Kushe e pruri ne kete derexhe kete parti?????????????????????????????????????????????????????.pastaj mendoni per ta rregulluare dhe per te marre pushtetin ,qe nje gje e tille nuk duhet te ndodhe kurre ne nje demokraci normale. Nuk i varen ujkut melçite ne qafe perseri….

    1. patrioti says:

      Mendoj qe , nuk ishte e nevojshme te perdornje gjithe ato pikpyetje , more Alban , nja 10-15 mjaftonin .

  10. ENTSOE says:

    Lapardha, vetem fjala barazi nuk ju shkon kur e perdorni, ti e di vete, kjo parti erdhi dhe qendroi me pushtet 13 vjete vetem me kauzen antibarazi, secili per vete dhe “Zoti” kuaj per te gjithe. Filozofine e barazise e keni vec trukun e rradhes.

  11. Xeni says:

    Me 18 thote zoteria !!??
    Me 18 Basha i bije me dore se si ngelet gje tjeter.
    Edhe Grida do I mbylle telefonin.

  12. PD eshte Parti hajdutesh dhe kriminelesh! Vetem emri Salih dhe Basha Kunati ju tregon qarte eme ke kemi te bejme! Po Ristani? Po Mziu! Harrova servilin e perbotshem Tritan Preshi! Keta jane politikane qe do te bejne Shqiperine?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje