E ardhur nga SHBA për të mbështetur Sali berishën, Evi Kokalari do të padisë në Prokurorinë e Posaçme deputetin demokrat Ervin Salianji, për deklaratat e tij karshi saj. Padia ndaj deputetit të Partisë Demokratike do të depozitohet në SPAK ditën e hënë.
Vendimi i Kokalarit për të paditur Salianjin vjen pas deklaratave të deputetit në emisionin “Shqip” në Dritare TV. Salianji e etiketoi Kokalarin si ‘skizofrene’ dhe njeri pa përfaqësim. Sipas Salianjit, bashkëshorti i Kokalarit është i përfshirë në partinë Agimi i Artë, i financuar nga qarqe antishqiptare.
“Një që ka ngjitur në Foltore Berisha, është si Shën Eleonora që e mbante veten për të shenjtë, një që ka gjithë elementët e skizofrenisë dhe ajo nuk mund të bëjë copë asnjë njeri, pasi nuk bën copë një njeri që është në këto përmasa, e zhytur shumë në këto fekalet, nuk bën dot. Janë njerëz pa përfaqësim. Kokalari është një emigrante e papunë, bashkëshorti i saj është i përfshirë në partinë Agimi i Artë, i financuar nga qarqe antishqiptare. Janë njerëz më shumë se të shpifur, nuk kanë asnjë kontribut në PD”, u shpreh Salianji në emisionin “Shqip”.
Vendimi për padinë pë shpifje ndaj Salianjit u njoftua nga vetë aktivistja në rrjetet sociale, ku theksoi se degjenerimi i kryesisë aktuale të PD-se që do marrë fund në 11 dhjetor.
Kjo datë përkon me mbajten e Kuvendit Kombëtar të PD-së, të paralajmëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha pas përjashtimit nga grupi parlamentar i partisë.
Deklarata nga Kokalari:
Kjo padi ndaj Ervin Salianji do të depozitohet në SPAK ditën e hënë.
Ky është niveli i deputetëve në Shqipëri, njerëz që nuk ju bën përshtypje fare kur dalin në TV dhe shpifin pa asnjë problem.
Ky është degjenerimi i kryesisë aktuale të PD-se që do marrë fund në 11dhjetor.
“Një që ka ngjitur në Foltore Berisha, është si Shën Eleonora që e mbante veten për të shenjtë (OFENDIM), një që ka gjithë elementët e skizofrenisë (OFENDIM) dhe ajo nuk mund të bëjë copë asnjë njeri, pasi nuk bën copë një njeri që është në këto përmasa, e zhytur shumë në këto fekalet, (OFENDIM) nuk bën dot.
Kokalari është një emigrante e papunë, (SHPIFJE), e vetmja lidhje që shoh është që bashkëshorti i vet i përfshirë në partinë Agimi i Artë (SHPIFJE), i financuar plotësisht nga qarqe antishqiptare (SHPIFJE), po tenton të sjellë njerëz dhe të influencoj edhe në Shqipëri tek njerëz të cilët janë non-grata për të çuar Shqipërine në përplasje me Shtetet e Bashkuara (SHPIFJE). Pra, në çdo element, të mos themi pastaj, që janë njerëz që në kohën e komunizmit kanë pasur mbiemrin Hoxha (SHPIFJE) për ti bërë qejfin, po themi Enverit , në kohën tjetër e ndërrojne (OFENDIM)) dhe mirë që se kanë bërë Berisha, e me një mbiemër të nderuar pastaj të themi. Janë njerëz më shumë se të shpifur (OFENDIM), nuk kanë asnjë kontribut në PD.” – Ervin Saljani
Pa u bere tifos,ose militant i semure i paleve ne konflikt..gjykoj qe Ervin Saliani cdo dite e me shume po e ul dinjiteti e debutetit..Ky debutet nuk duhej lene qe te kandidonte..pasi ishte me nje denim..plus te gjithe e dime se eshte skenaristi i Baboles bashke me Lulezim Bashen.Po keshtu edhe sjellja qe beri me Erjon Bracen..ishte e turpeshme..Edhe evi Kokolarin e sulmon pasi Evi foli per Grida Dumen..Ai jo vetem qe duhet paditur sic po ben Evi,por SPAK..duhet ta marre te pandehur per shpifje..te cilat ai po i ben seriale..Nje karagjos i peshtire nuk duhet te qendroje ne parlament..
A ju thafte asaj Grides qe prishi familjen per nje mi halesh si ky Salihajni.
Mire ja bone babales. Po si shtetase amerikane mund te ankohesh dhe ne ambasade se me ambasadoren jeni edhe mikesha. Ti je kandidate per kryetare te PD-se. Voten time ty do ta nap!
Nuk kam idene se me cmerret Kokolari ne SHHBA.Gjithesesi krimineli Berisha po e paguan si ,,amerikane,,me peshe .Kuku moj nane,,,thone shkodranet.
Sa per burrin e saj ,nuk di ndonje lajm.Por i gjithe klani ,,vorio epirot,, ne Shqiperi ,te kryesuar nga gjarperinjte antishqiptare i ,,dy Arianeve,, Cani dhe Curri… po bejne cmos qe histeria antiamerikane e lumpen proletareve,e tribaleve injorante,e haxhiqamilisteve dhe vagabondeve ne kerkim te parase nen udheheqjen e kriminelit Berisha te zere sa me shume hapsire.Dhe Cani deklaron me ,,kopetence,,se Shqiperia eshte nen thundren e ,,gringove,,pra amerikaneve ,nderkohe qe Europa u ka tregua atyre vendin .Cfare mashtruesi i ndyre.Qe nga 1945 ne Europen Perendimore dhe mbas 90,,,s ne te gjithe Europen nuk ka patur dhe nuk ka per te patur nje qeveri antiamerikane.Vetem Rusia ka nje politike te pavarur ,por gjithesesi me SHBA mban gjithmone marredhenie korrekte pa acarime .Pra per cdo ngjarje dhe veprim te rendesishem nderkombetar ne Europe por edhe ne shumicen e vendeve te botes. askush nuk flet pa folur SHBA.Ky eshte realiteti .Nderkohe qe pa SHBA,Shqiperia dhe shqiptaret ne rajon do te gjendeshin ne nje situate te rrezikeshme ,deri ne katastrofike.Pikerisht ne kete situate kerkon ta fute Berisha dhe llumi qe e ndjek pas.
Te te perfaqsojne ne Parlament figura sic ky i Babales, eshte fyerja me e madhe qe i behet korcareve ne rradhe te pare qe e kane votuar, por edhe antaresise se partise qe i kane bere sehir parfaqsimit te tyre nga figura te tilla .
Ndihesh vertet keq kur i sheh dhe i degjon , keta “baballare” te popullit !
Ku do ta padisi? Ne SPAK? Qe kur Struktura e Posaçme Anti Korrupsion merret me padite per shpifje?
E hëngri Babalja këtë rradhë !
Më mirë në Francë me zonjë , atje bëhe padinë !
Një korigjim të vogël , jo deputeti i PD-së , po i ish PD-së !
Pirdh o Lame Pirdh!
Koken hengshi..