Gjergji Shaska, shok dhe mik i vjetër që në adoleshencë, ka qenë pjesë e grupit të inxhinierëve që prodhuan një hamer elektrik, super të fuqishëm, reklamuar këto ditë edhe nga presidenti i SHBA-ve, Biden. Për qejfin tim, të Shaskës (siç i flas unë) dhe gjithë shoqërisë sonë të vjetër, apo dhe kujtdo shqiptari që gëzon me arritjet e bashkëatdhetarëve tanë, i mora këtë intervistë të shkurtër. Urime Shaske!
SHBA-të prodhojnë makina prej vitesh dhe presidentët e saj i promovojnë risitë. E veçanta e Hamerit elektronik, promovuar nga Presidenti Biden, për ne shqiptarët është se pjesë e grupit projektues je dhe ti. Me pak fjalë mund të shpjegosh pozicionin tënd dhe cila është ajo pjesë apo mekanizëm që në këtë makinë mban firmën tënde?
Pozicioni im në General Motors është Electrification System Architect. Specialiteti im është në projektimin e Electric Powertrain, që përfshin Lithium-Ion bateri dhe transmisionin elektrik. Në një makinë të zakonshme, këto pjeseë janë Motori dhe Transmisioni. Për të qenë më i saktë, unë jam përgjegjës për sistemet e kontrollit dhe integrimit në makinë të baterisë dhe motorave elektrikë. Hamer EV ka një bateri prej 200 kWh, që me një karikim, ka një autonomi prej më shumë se 550 km. Gjithashtu ka dy motora elektrikë mbrapa dhe një përpara që së bashku i japin një fuqi prej 1000 hp. Hamer EV arrin shpejtesinë 0-100 km/orë në më pak se 3 sekonda. Është një makinë e mrekullueshme dhe ndihem shumë krenar që jam pjesë e grupit të inxhinierëve që e kanë projektuar.
Çfarë ndjesie pate kur u “morët në provim” nga presidenti?
CEO merret në provim nga presidenti, unë merrem në provim nga CEO.
Ti je pinjoll i një prej familjeve të vjetra dhe të njohura në Vlorë, prej vitesh tashmë jeton në USA. Të vjen keq?
Une ndihem me fat që jetoj në USA. Nëse je i suksesshëm në Amerikë, respektohesh dhe vlerësohesh. Por edhe nëse nuk je i suksesshëm, njerëzit i kuptojnë aftësitë e tyre. Më vjen keq që njerezit e suksesshëm kudo në Botë, nuk kanë mundësi të kontribuojnë në Vlorë dhe në Shqipëri.
Pse mendon se shqiptarët janë kaq të gatshëm të lënë vendin për SHBA-të (gati 300 mijë aplikime llotarie çdo vit)?
Mendoj se është mungesa e shpresës. Nuk është se ikin vetëm ata që kanë nevoja ekonomike, por ka shumë që ikin për të ardhmen e fëmijëve. Megjithatë Amerika është ëndërra jo vetëm e Shqiptarëve. Unë punoj me shumë inxhinierë të General Motors në botë duke përfshirë edhe italianë, gjermanë, etj, shumica e tyre duan të vijnë në Amerikë. Mundësitë që të jep Amerika nuk t’i jep asnjë vend tjetër.
Një fjali për shqiptarët që gëzojnë për çdo sukses të bashkëatdhetarëve jashtë vendit…
Me vjen keq që nuk kanë mundësinë të provojnë aftesitë e tyre jashtë vendit.
Po sigurisht per ata persona qe kane ambicje te qarta amerika eshte vend i mundesive. Kam pershtypjen se shumica e atyre qe aplikojne pet llotarine amerikane nuk kane asnje plan apo ambicje te qarte ne koke . Une besoj se shumica duan parate e amerikes dhe gallaten e te punuarit ne Shqiperi . Te njejtet njerez qe nuk kane plane dhe ide kujtojne se ua ka fajin Shqiperia. Gabimisht kujtojne se me te mbrritur ne Amerike di i vijne idete dhe suksei . Ne bisedat me ta degjon se rroga ne Amerike eshte 1500 $ ndersa ne Shqiperi 300$ dhe nuk ua shpjegon dot njeri se 1500$ ne amrike jane njelloj me 300$ ne Shqiperi . Dhe fatkeqsisht kete e kuptojne kur kane shpenzuar tegjitha kursimet per te vajutr ne amerike dhe ndoshta kane mare dhe borxhe.
?
Qytetari i zakonshem-jam plotesisht dakort me juve. Une jetoj ne Kanada prej me shume se 20 vitesh dhe punoj si inxhinjer mekanik ne industrine kanadeze te energjise berthamore. Ka edhe shqiptare te tjere ne te njejten industri dhe mund te them se shumica e tyre jane nga inxhinjeret me te suksesshem. Vitet e fundit, grupit tone i jane shtuar edhe nje brez i ri inxhinjeresh shqiptare, qe kane studjuar ne universitetet a Amerikes se veriut. Nje nga keta eshte edhe djali im, qe eshte diplomuar ne Kanada si inxhinjer elektrik.
Nuk jam dakort me kolegun Shaska se vetem Amerika te jep mundesi per sukses. Natyrisht qe SHBA eshte nje superfuqi teknologjike dhe ekonomike, 3 here me e madhe se sa Kina qe vjen e dyta ne bote, por ajo nuk ka qene gjithmone keshtu. Dikur SHBA-ja nuk konsiderohej aspak si fuqi e teknologjise, por ishin Gjermania, Anglia e Franca superfuqite teknologjike ne bote.
Ishin amerikanet ato qe kishin mentalitetin e duhur te te berit biznes qe e beri SHBA-ne ate qe ne njohim sot.
Po keshtu, shqiptaret nuk u bene te afte jasht vendit tone. Rraca jone eshte nje rrace inteligjente, por kushtet politike nen te cilat jemi detyruar
qe te jetojme kane qene gjithmone kunder nesh dhe nuk na kane dhene asnje mundesi qe te tregojme potencialet tona. Njoh shume kolege, bashkestudente apo bashkenxenes te mi qe punojne ne vendet kryesore europiane ne prefesione te tyre apo qe kane krijuar biznese jo vetem jasht, por edhe brenda vendit tone.
Fatkeqesia jone ishte qe fuqite e medha, pasi na copetuan duke na shtrydhur ne nje pellembe toke, na lane ne anen e komunizmit, duke ndrydhur shpirtin krijues te shqiptareve qe ne 50 vite komunizem kerkonin vetem te mbijetonin.
Ne, “kokat e medha” qe po punojme sot ne industrite me te sofistikuara te botes se perparuar nuk lindem nga hici. Inteligjencen populli yne e ka ne DNA. Shqiptareve jepu pak mundesi dhe me siguri qe do prodhojne cudira.
Deri diku pajtohem me ju koleg. Me shum sakrifica mbarova inxhinieri informatike ne Itali ne ate qe konsiderohet shkolla me e mire atje. Ironia ishte se kur isha drejt fundit dhe fillova te kerkoj pune, me thane qe isha plak (37 vjec). Cfare te beja atehere mu dha mundesia. Ndryshe kur po lutesha te shkoja ne SHBA me thane se isha i ri. Kruajta koken dhe nuk arrija qe ti jepja kuptim kesaj. Italia dhe un vete kishim shpenzuar shume per shkollimin tim dhe ne nje far menyre nuk me donin ndersa Amerika me konsideroi te vlefshem dhe ja ku jam duke ushtruar zanatin dhe duke rritur femijet. Edhe un e kam nji vajze ne Inxhinieri ne Harvard dhe me sa duket do ta mbaroje me rrezultate absolute. Ajo ne ate shkolle nuk eshte vetem, ka edhe shqiptare te tjere nga Kosova dhe nga Republika e Shqiperise, per me teper ata jane te organizuar dhe ndihmojne njeri tjetrin. Eshte brezi i ketyre femijve te rritur me atdhedashuri dhe zgjuarsi qe jo shum larg do te ndihmojne edhe vendin e tyre.
Sa isha ne Itali nuk kisha takat te flisja keshtu se vetem vuajtje kaluam. Amerika vella me hapi deren (me merite jo ndryshe) dhe me dha kurajo dhe shprese.
Me ne fund nje shkrim per se mbari
Pergezoj inxhinierin per punen dhe jeten qe po ben!
Gjithsesi komenti im synon dicka tjeter… kjo interviste me duket sikur thelbin kryesor e ka tek promovimi i emigrimit ne Amerike, sesa tek performanca personale e inxhinierit. Aktiviteti i shqiptareve te kultivuar eshte i tejmbushur me kete lloj produktiviteti, jo thjeshte ne emigrim por ne Shqiperi me shume. Rasti qe permendet ketu mori vemendje nga nje aktivitet promovues i Biden per ekonomine amerikane, nderkohe gjithe aktiviteti i mijera profesionishteve ne Shqiperi nuk bie ne sy, madje eshte fakt qe kur cdo gje shkon pa probleme (prej merites se atyre qe punojne) quhet normale, dhe nje moment qe ndodh dicka e mbrapshte, e vulosim me marken shqiptare, sikur e vetmja gje qe na identifikon eshte e mbrapshta. Nuk dua te jem negativist por dhe kjo fryme denigruese per vendin me ze frymen. Mbase gazetari nga rrethanat e veta (ka derguar nje femije ne USA per srudime, nese nuk gaboj) ka prirjen ti mbushi mendjen te tjereve dhe vetes qe ky popull ne kete vend nuk ka shprese, por kjo nuk meriton te perhapet kaq shume ne media.
Po e mbyll me nje detaj domethenes – ne bisede me nje mikun tim qe jeton ne Kanada po flisnim per mediat, kriminalitetin etj. I bente pershtypje fakti qe ngjarjet kriminale dhe anet e pista te jetes zinin kaq hapesire ne median ketu – ne Kanada ndidhin plot, por nuk kane prirjen (me qellim) ti trumbetojne, se edhe mediatizimi i krimit buron depresion, lehteson kushtet per krim ne vijim, ul besimin e njerezve tek vendi dhe shteti, dhe dihet qe besimi eshte faktori kryesor ne nje shoqeri funksionale.
Krahasojeni pak me realitetin e medias ketu, (perfshire kete shkrim ku po komentojme)
Prsh. Gjergji Shaska. Ne SHBA duan te vine te gjithe ata qe jane te zot ne profesionet e tyre,
pse shteti amerikan nuk e pranon Doktor Mortjen?!
ky specialisti i baterive te makinave elektike rrjethka dhe nga familje e madhe dhe i arthka keq qe te medhenjte nuk braktisin dote vendin e tyre per te ndertuar nje vend tjeter ne fund te botes.Pra as qe e shkon nderment ky pinjoll i madhe se edhe vendi i tij ka nevoje per ndertim dhe zhvillim..Dhe flasim pastaj me superlativa per keto te ashtuquajtura familje te medha…ha ha!..
Sa mir do ishte qe ky term i perdorur random “Shqipetare qe na bejne krenar” kur punojne per vende te huaja te na benin krenare kur punonin ne radhe te pare ne vendin e tyre dhe per vendin e tyre…
aleko , si atdhetar i madh modern ne dalke , me avash , relaksou pak …..para se te shkruash keshtu be dhe nje kritike per pushtetaret qe me qeverisjen e tyre i ndjekin shqiptaret dhe nuk krijojne kushtet e domosdoshme qe dikush te krijoje , prodhoje , ose cfare do tjeter per interesin e atdheut, hapin e pare e ben vendi yt dhe imi dhe hapi tjeter eshte i personit …..nese ti si shtet je vari lesht , e cfaj te kam une ti ose tjetri qe do kerkojme ate qe ti si shtet nuk na e jep ……..nuk jane vetem shqiptert qe emigrojne , por kudo dhe nga do shkojen ku tu behet me mire , por natyra e njeriut eshte qe gjithmone te kerkoje me te miren per ate , familjen e tij , ska gje te komplikuar qe skuptohet …..be ti si shtet qe duhet bere , dhe pastaj ankou ….nese ti si shte je nje hap pas kerkesave te qytetareve , atehere te tilla histori do degjosh ti dhe une ….tung shoku dhe mos ma mer per keq ..
Aleko o Loqe! Ne Shqiperi Njrezit qe jane te Zgjuar, me Kultur,me Norma dhe qe mbartin Vlera, ka 30 Vjete qe Dhunohen, Perbuzen, nuk kane asnjeher te Drejte, nuk marrin asnjehere ate qe i takon dhe e Meritoin, sepse Injorantet Partiak dominoin Shoqerin Shqipetare, Administraten gjithe ashtu, qe i bie me Tonat o Bole: Njerezit qe mbartin Vlera kane dy mundesi. 1 – te Emigroin, 2- te qendroin dhe te marrin Virusin Injorante qe te ka prek edhe ty Aleko.
E para ky ben krenar veten e vet asnje tjeter, mjaft me kto folklorizmat patetik
E dyta ca do me thene ‘hamer’ o ariz fshatari?
Dhe e fundit, kjo eshte nje makine sh e shtrenjte qe se blen njeri, eshte ber thjesht per krenari, GM ka mbetur prapa ne teknologji, kush ka mend blen Tesla qe eshte nr 1 sot ne treg
na plasi k. te gjith shqiptaret qe punojne jashte vendit, pervec llumit qe meret me droge e trafik qeniesh njerzore, jane per tu duartrokitur se mbajne vendin me para dhe bilancin e pagesave ne ekuiliber, dhe po mos te kishin mar iniciativen per te ikur do kishte plas rremuj e madhe ne shqiperi
me se i sakte komenti yt qytetar i zakonshem
me se i sakte qytetar i zakonshem
Or komentues me pagese dhe partiak. Ky zateria bene krenar te gjithe, dhe si ky ka disa te shperdare ne disa vende te botes. Ju ne vend qe ti kerkoni logari kryeministrit pse keto talente nu ftohen te marrin pjese ne qeverine shqiptare ose te jene konsulente te jashtem te ministrive perkatese sipas profesionit filloni dhe beni llogarite personale.
.Franci asnjië shtet me sistm shtetëror kapitalist nuk të jep para për projekte,këte fshije nga koka ti dhe të gjithë që mendojnë si ti!Për projekte nëse ke ide për të realizuar financojnë pronarët e firmave në këtë rastG.M.Me siguri ke ndëgjuar për “luginën e silikonit-silicon walley”sa projekte relizohen e dështo
në në kuriz të firmave.Vetëm në shqipëri çdo gjë kërkohet nga shteti sikurse shteti i ka borxh.
shteti shteti shteti, ulerijne shqipot nga mengjezi ne darke.Shqipetaret duhet ti futen punes nese duan te ndertojne dhe vendin e tyre, ndryshe me nje kembe ne shqiperi dhe nje jashte nuk behet vendi …harroe!..Permua nese ske popull qe punon ne vendin e tij ska cben shteti ne sistemin qe jemi futur.Dikush tha qe nuk ikin vetem shqipetare.. Eshte e drejte por ne perqindje te popullsise shqipetaret po dalin kampion per braktisjen e vendit ( mbi 50 perqind e popullsise larguar dhe ende vazhdojne te largohen)..me kete mani e me kete trend edhe qeveria me e mire e botes te vije ketu nuk e ndalin dote hemoragjine e popullsise shqipetsre dhe shqiperia do katandiset sa nje katund..