Spaho përplaset me Salianjin: Mitraloz pa fishekë, mirupafshim më 11 Dhjetor

21 Nëntor 2021, 16:29Politika TEMA

Deputetet e PD-së Edmond Spaho dhe Ervin Salianji janë përplasur lidhur me debatin që ka ndarë Partinë Demokratike në dy pjesë.

I deleguari politik i PD-së në Korçë, i cili i është bashkuar ‘Foltores’, ka reaguar pas deklaratës së sotme të kryesisë së PD-së së qytetit juglindor.

Spaho shkruan se ‘mitralozi’ ka tentuar të mbledhë kryesinë e PD-së në Korçë dhe në Maliq, por nuk ma mundur.

‘Kryesia e Degës së PD-së Korçë reagoi ndaj statusit tim të djeshëm me një fletë-rrufe të shkruar nga mitralozi, ku përpiqen të ‘hedhin’ poshtë të vërtetën që ju kam thënë që ata janë me keq se pakicë.

Unë disponoj fotot nga të dy takimet që mitralozi pa fishekë u përpoq të zhvillonte.

I bëj thirrje mitralozit të bëjë publike emrat e pjesëmarrësve në mbledhjet e Kryesive në Korçë e Maliq meqenëse paskan mbajtur edhe protokoll.

Në se nuk i kanë emrat jua jap unë.

Edhe një herë mirupafshim në 11 Dhjetor në Kuvendin e të ardhmes së PDSH, ku do shihni zjarrin e vërtetë të strukturave të PD të Qarkut Korçë’, shkruan Edmond Spaho.

5 komente në “Spaho përplaset me Salianjin: Mitraloz pa fishekë, mirupafshim më 11 Dhjetor”

  1. Life is game says:

    Mondi!
    Me duket se edhe me 11 te njejtin
    pergjigje do keshe! Daj Samiu ndoshta shkon pak me teper! Dmth ndonje non grata edhe per ty! Ku i dihet. Eshte hapur thesi!

  2. Fshatari says:

    U ka rënë zjarri në kokë dhe në…., po ju nuk ndjeni, nuk dëgjoni, nuk shikoni dhe nuk kuptoni!
    Ishit dhe mbetët e keqja e Shqipërisë! Ua ka marrë mendjen saliu dhe pasuri e pajustifikuar.
    Shqipëria dhe demokracia nuk ka qenë ndonjëherë në mendjen tuaj.
    Jeni antishqiptarë!

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Ai pa fisheke dhe ti pa vizjon=mendje.. Fiu-fiu. Fluturon gomari, fluturon.. Gjera te kalbura relike.. Dhe me daten 11 fluturojn fleterrufete nga Ambasada dhe putheni me Milon..

  4. Po ç’keni o DERZINJ që ziheni , në një lumë keni larë bythën ,këmbet ,keni pirë ujë , në “BABALE AKADEMI “keni studiuar , jeni DIPLLOMUAR , që të dy !!!
    Harove o profesor 2011-ën , që vetë u mbure ,që në mëngjes votove në Korçë , mbas dite në Tiranë që t’ë bënje Bashën kryetar , se pastaj LUPA e Doktorit …. !

  5. Franci says:

    E si katandisen njerezit , pse nuk i vuri Basha ne lista per deputet dhe u hodhen nga Saliu me shpresen se do u jepet shanci …..nuk duan tja dine se kush denohet nga USA , kujt i heqin te drjten te shkoje ne USA , kujt i bejne dem , vec evec te shikojne interesin personal dhe ne pidh te semes te tjerat ….plehra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje