Protesta e fermerëve, Rama: Jeni keqinformuar, ja arsyeja pse e hoqëm rimbursimin 6%

21 Nëntor 2021, 11:31Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca, prezantuan përpara një grupi fermerësh pr/buxhetin e hartuar nga qeveria për bujqësinë për vitin 2022, ndërsa  është ndalur edhe tek protesta e fermerëve.

Sipas Ramës heqja e rimbursimit 6% është në të mirë të tyre. Këtë ai e ka shpjeguar duke thënë se fillimisht këtë rimbursim e kontrollonin grumbulluesit, ndërsa tashmë synohet që  ky 6% të bashkohet në buxhetin për fermerët që do u shpërndahet në mënyrë të barabartë. Rama ka theksuar se ky rimbursim 6% është përllogaritur 9 milion euro.

“Protesta janë legjitime, por besoj që ata që kanë marrë pjesë, janë të keq informuar. Është e thjeshtë në shifra. Dhe pse kemi vendosur të heqim rimburismin 6% dhe çfarë do të bëjmë me ata para? Se këto janë të nevojshme për të kuptuar. Është hedhur një hapa para dhe jo mbrapa. Me këtë skeme 6% ne synonim që përmes shfrytëzimit të kapacitetit të grumbulluesve të çojmë paratë tek fermeri.

Shifra në fund fare ka rezultuar shifër modeste, por një shifër e kontrolluar nga disa grumbullues të mëdhenj dhe jo domosdoshmërisht ka shkuar tek fermeri. Në këtë fazë sistemi i grumbullimit ka përfituar masivisht nga mbështetja e qeverisë. Ka rezultuar rreth 9 milion dollar.

Dhe të transferohet në buxhetin e bujqësisë dhe në vend të shpenzohet në sistem të pa qartë rimbursimi ku pjesa më e madhe kontrollohet nga grumbulluesit, kjo tani të shkojë për produktivitetin, por duke ju dhënë buxhetit. Presh shifrën e 1.3 miliard dollar, dhe sa mundtë impaktohet nga 9 milion euro. Në bëjmë shumë me këtë duke synuar produktivitetin. Është e rëndësishme të kuptohet.” tha Rama.

 

 

2 komente në “Protesta e fermerëve, Rama: Jeni keqinformuar, ja arsyeja pse e hoqëm rimbursimin 6%”

  1. Guximtari says:

    Tani e kuptove ti kete mbas 9 vitesh qeverisje o drogaxhi i degjeneruar???

    Qe subvencioni shkonte tek grumbulluesit???

    Ne teori ke 9 vite qe genjen.

  2. rexha 10 says:

    DUHET TE BESHE DALLIMIN NDERMJET GRUMBULLUSIT ,DHE ATIJE QE E PRODHON PRODUKTIN .MOSE FOLE PALLAVRA ,SEPSE KUPTOHET QE VEPRIMI I JUAJ EDHE ME KETE TIPE SKEME DONE QE RIMBORSIMI TI SHKOJE MATRAPAZEVE . KJO ESHTE FJALA ME E DREJTE SE SA GRUMBULLUSI ,OSE O L I G A R K U. SI MUNDE TE TALLENI ME DJERSEN E ATYRE FUKAREJEVE QE PO MUNDOHENI ME I LERE RRUGEVE ,DHE VRARE PO RRUGEVE. NDIHMAT NUKE PERCAKTOHET ME LIGJE TE RREGULLTE. PASTAJE LIGJI TE THOTE PER FERMERET ,DHE JO GRUMBULLUSIT. TURPE QE NJE KRYEMINISTER NUKE BENE DOTE DALLIMIN E TAGJISE ME GRURIN.JENI KTHYER NE HAJDUTER XHEPASH ,DHE JO VETEM HAJDUTA ME LIGJE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje