Dita e Alfabetit: Kur lindi gjuha Shqipe

22 Nëntor 2021, 11:22Kulturë TEMA

Këtë të hënë 22 nëntori shënohet dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili u njësua në Kongresin e Manastirit.

Në këtë ditë festa e paralajmëruar do të jetë tradicionale dhe të marrë jehonë në mbarë trevat shqiptare.

Alfabeti u njësua gjatë Kongresit të Manastirit mes datave 14 nëntor – 22 nëntor 1908 është mbajtur një konferencë akademike në qytetin e Manastirit, për standardizimin e alfabetit të gjuhës shqipe.

Përpara kongresit, gjuha shqipe përfaqësohej prej gjashtë ose më shumë alfabetesh, pa llogaritur nënvariantet. Kongresi u mbajt prej shoqërisë “Bashkimi” në shtëpinë e Fehim Zavalanit, ku ishte edhe selia e shoqërisë.

Pjesëmarrësit në kongres ishin figura të dalluara të jetës kulturore e politike mbarëshqiptare. U thirrën 50 delegatë, përfaqësues të njëzet e tre qyteteve të banuara nga shqiptarët, shoqërive kulturore e patriotike, tridhjetë e dy nga të cilët kishin të drejtë vote dhe tetëmbëdhjetë vëzhgues.

Ndër delegatët më të shquar qenë Gjergj Fishta, Mid’hat Frashëri, Sotir Peci, Ndre Mjeda, Shahin Kolonja, Bajo Topulli, Parashqevi Qiriazi, Fehim Zavalani. Delegat tjetër nga familja Zavalani ishte Izet Zavalani, përfaqësues i Follorinës. I zoti i shtëpisë, Fehim Zavalani, mbajti fjalën hyrëse.

3 komente në “Dita e Alfabetit: Kur lindi gjuha Shqipe”

  1. Ari says:

    Kjo historia jone (historianet) jane te cuditshem: si nuk kane thene nje fjale per Fehim Zavalanin dhe famijen e tij? Ai do te duhet te kishte memorial.

  2. Afishohini ne fb e kudo kto akte ,qe ti njohi Bota mbare ,
    cfar ka ber Kurva Plak pergjat Historise me shqiptare !
    Sot ky Krim e Gjenocid (Copetim te Trupit te Shqiperise ) nga Kriminelet e Egersirat e pashpirte te Kurves Plake
    duhet te Demaskohet Boterishte ,qe Opinioni Boterore ,te dije mir ,
    se kush jane Kriminelet e vertete dhe kush mban lart Flamurin e Padrejtesise Njerezore .
    Sy me sy , & dhemb per dhemb me Te verteten Historike .

  3. Fadil says:

    TË FESTOJMË?!

    Alfabetit té Gjuhés Shqipe

    Kaloi shekulli, té festojmé, kété dité.
    Ne Shqipot dhe Shqiponjat,
    i kemi, 36 plumba me drité.

    Jemi gati kurdoheré,
    Me dituri-triméri,
    Té qèndrojmè, të fitojmé,
    Mbi çdo bllokadé e prité!
    22 Néntor, 2020

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje