Ndërron jetë në moshën 90-vjeçare dramaturgu Fadil Kraja

18 Nëntor 2021, 08:35Kulturë TEMA

Ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare dramaturgu i njohur Fadil Kraja.

Ai lindi në Shkodër në vitin 1931. Pas shkollës së mesme në Shkodër, Kraja, i kreu studimet e larta në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Gjuhë-Letërsisë.

Ai e nisi punën si mësues në zonën e Shkodrës e pedagog në Universitetin e Shkodrës.

Krijimtaria e Krajës përfshin poezi e prozë por pjesa dërrmuese e punës përfshin një numët të madh dramash, ndër të cilët përmenden ‘Fisheku në pajë’, ‘Baca i Gjetajve’, ‘Gjaku i Arbërit’, ‘Rozafa’ etj.

9 komente në “Ndërron jetë në moshën 90-vjeçare dramaturgu Fadil Kraja”

  1. Guximtari says:

    Po ikin gjithe te Medhenjte qe bene epoke ne Shqiperi dhe lane nje trashegimi te jashtezakonshme, mbi te gjitha shembuj te medhenj per tu ndjekur ne te ardhmen .

    Dhe kjo eshte fatkeqesia me e madhe , sepse keto shembuj nuk po ndiqen nga kjo politike anti Shqiptare e vene ne krye nga cifutet e Amerikes.

    U prefsh ne paqe Fadil Kraja.

    Zoti qofte me ty.

    Zoti i dhente force familjes, miqeve te tu dhe gjithe Shqiptareve.

  2. "BOHOTINA" says:

    Ngushullime familjes. Iku nje tjeter ikone e letersise shqiptare…

  3. MAJAKOVSKI says:

    Faleminderit dramaturgu i madh shqiptar Fadil KRAJA. U prehsh ne paqe.

  4. Ilirjan says:

    Lajm i hidhur per familjen, per Shkodren – ne vecanti per trupen e Teatrit te Shkodres. Lajm i hidhur per te gjithe Shqiperine.
    Perulje perpara jetes dhe vepres se dramaturgut te mrekullueshem Fadil Kraja !
    Te medhenjte e Artit dhe Kultures sone Kombetare po largohen nga jeta, duke lene pas nje pasuri qe domosdoshmerisht duhet t’i trashegojme ne brezat.
    Intervistat mbi krijimtarine dhe veprat qe pata fatin t’i shikoj nuk kam per t’i harruar kurre !
    Faleminderit per gjithcka me dhe ne kete jete, i miri dhe i madhi Fadil Kraja !

  5. Gostivar says:

    TË NDRISTË SHPIRTI, KLASIKU ARBNOR!

  6. Xhahil Bilbili says:

    Faleminderit qe u linde,faleminderit qe jetove,shume keq qe ike.A do mund te gjej prap nje te tille.Nje optimist i tepruar do thoshte po ,po,ndersa une mendoj realisti, them si ty FADIL KRAJA nuk kam per te gjetur me.Te ndrite shpirti aty ku vajte,ashtu si te ndriti mendja ketu ku ishe.

  7. vjeshta says:

    I prehsh në paqe o monument!

  8. Xhahil Bilbili says:

    Faleminderit qe u linde,faleminderit qe jetove,shume keq qe ike.Ku te gjej une nje si ty.Me optimisti do thosh se prap do vije nje i tille,ndersa une realisti po them ,si ty nuk vjen me.Nuk perseritet KRAJA.Te ndrite shpirti aty ku vajte,ashtu si te ndriti mendja ketu ku ishe.

  9. Ksamili says:

    Te ndrite shpirti aty ku vajte, ashtu si te ndriti mendja ketu ku ishe, o gjaku i paster arberor

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje