Mitro Çela zbulon sekretet e Koço Devoles: Kur u betua për Greqinë dhe një histori epike me falsifikimin e vendlindjes

15 Nëntor 2021, 10:33Kulturë TEMA

Nga Mitro Çela

-Në Kuçovë apo Çarçovë?-

-Alo…Koço! Kam bërë një ese.

-Ma dërgo! Kur të jem i lirë, do ta këndoj! -ma ktheu Koço.

-Pse edhe në karantinë nuk të del koha?!

-Unë, Koço Devolja, jam më i zënë tani pa punë, se sa kur bëja humor në skenë.

Eseja.

“Babai im? Me zanat qe shofer. Mamaja? Shumë pjellore. Kishte lindur 10 fëmijë.

Mes natë. Dialog:

Mamaja:-Kujdes! Përdor frenat! (Në atë motnuk kishte mbërritur në katund prezervativi.)

Babai: -Pa merak. Frenat i kam top…

Erdhi orgazma… U dëgjua një obobo… dhe një psherëtimë lezeti…

Kaluan 9 muaj. Dëda (gjyshja) dha sihariqin:-Djalë!…

Nga katoi u dëgjua zëri i babait…

-Lopa e bëri viçin…”

…Kaloi java. Takohem me Koçon e më thotë:

-Biri im! Është i bukur humori, kur e dëgjon, por i rëndë, i rëndë shumë kur e shkruan! Në atdheun tonë mama, ka qindra poetë e shkrimtarë, por numërohen me gisht ata që shkruajnë humor: Dritëro Agolli, Filip Çakuli, Pëllumb Kulla dhe më i madhi Qamil Buxheli! Mendimi im për esenë?Së pari, ti thua babai mballosi mamanë. Ku është humori këtu? Çiftet këtë zanat kanë: të mballosen sa kanë takat!

Së dyti, aksident! Me statistika 90 përqind e lindjeve vijnë nga aksidentet. Pa aksidente nuk do të gjenim asnjë kopil për be!Së treti, më gje një katund ku bagëtitë dhe gratë nuk lindin në një ditë!

-Po zotrote, me seks humori je gatuar?

-Jo, -tha Koço. -Humori im, lindi pasi dola nga mitra. Në atë mot jetonim në

Kuçovë. Ngamaterniteti në gjendjen civile.

-Po këtu ku është humori?!

-Duro, or i uruar! Kur më zunë sikletet, me letra doli se kisha lindur në Çarçovë.

Përmet!!

-E sajove për humor?

-E kam ruajtur pasaportën e vjetër. Bile e mbaj si hajmali ne xhep.

Hapi protofolin. Nxorri pasaportën. Ishte e vogël, me pak faqe, ngjyrë vishnje. E hapi.Vendlindja:Çarçovë?!

-Po ti paske lindur me këmishë! Ata që lindin në Çarçovë, plus mikun këtu, marrin pasaportë greke!

-Mos u tall!

-Ke besim te Mitroja?

-Si te Perëndia!

-Dëgjomë dhe besomë. Bile, të ndaloj të flasësh. Ti je i madh në skenë, por aguridh në skenën e jetës! Sikur të takon të jesh edhe shqipo edhe helen…Në

Çarçovë jetojnë minoritarë grekë. Unë kam mik kryetarin e komunës, Veli Mehmetin. Po e marr në telefon që tani:

-Alo! Si të kam Veli djali?Kur të vish në Tiranë, të presim për drekë teSky Toëer: Koço Devole, Filip Çakulidhe Lad Kosta…

-Bisedën e dua treshe, -tha Koçoja. -Nuk dua që Filipi të talli menderen.-Sa të takojmë Veliun, po të tregoj historinë si e zbulova vendlindjen.Ti e di që më arrestuan në Itali. Demek për drogë! Ka kaur aq trim, si puna ime, që të shesi e të blejë drogë?! Me traget mbërrita në Bari. Gjeta një makinë për nëMilano. Muhabet me shoferin. Në dorë mbaja si lodër një pult. Na ndaluan dy policë. Një mashkull e një femër. Mashkulli i tha shoferit:“Dokumentat!” Femra më tha mua: “Xhaxhi!

Ma jep pak pultin!”

Ia dhashë duke buzëqeshur.

Ajo shtypi dy sumbulla…Diçka kërciti dhe u hap një kuti.Ruajna Zot: mbushur me miell.

-Për petulla?!

-Jo. Për byrek!Pastaj skenari ishte i thjeshtë. Zgjatëm duart. Na vunë prangat. U futëm në rajonin e policisë.

-Ç’është kjo hata! -fola unë me nerv.-Një pepino i vë prangat për një pult humoristit më të madh të trojeve tona?! Unë mendoj që proçkën ta ka bërë Partia

Socialiste. Ti je demokrat i sahatëve të parë. Duke të burgosur ty, Koço Devole, për drogë dëmtohej imazhi i demokratëve!

-Duke ndenjur me mua, qenke bërë edhe humorist, Mitro xhani! Sa për kulturë.

Kur isha ne birucë, u bë një peticion i firmosur edhe nga Fatos Nano, Ilir Meta,

Berisha, Jozefina Topalli, Gramos Ruçi! Por mos më ndërhy, kur llafos, si Vasilika

Filipit, kur tregon barcaleta. Përfytyro një birucë. Në mes tavolina mbushur me shkresa. Hetusi i çoroditur pyeti: “Ku ke lindur?” Në Kuçovë!Polici zgurdulloi sytë, sikur kishte përpara qoftëlargun. “Kush merret me drogë, është edhe mashtrues. Zyrtarisht ke lindur në Çarçovë.” Ngrita supet. Hera e parë që e dëgjoja.

“Këtej do ta nisim hetimin,”-tha italiani.

Kaluan dy ditë. Më ftoi hetuesi. Jo në birucë, në zyrë. Duke qeshur më tregoi për gabimin e gjendjes civile në Kuçovë. Pastaj më pyeti: “Kaq i madh je ti, Koço

Devole, sa peticionin e kanë firmosur të gjithë politikanëtshqiptarë?! Në fakt politikanët qeshin, kur unë dal në skenë. Por më zgërdhihen, kur më paguajnë.

Çdo muaj marr 350 dollarë!

…Dhe u mbyll historia.Kaluan nja dy vjet. Do të shkoja në Amerikë. Duhej viza.

Në ambasadë më priti konsulli. “Nuk merr vizë pa e ndarë zyrtarisht ku ke lindur: në Kuçovë apo në Çarçovë?!”Pohalli? Përfundova në gjykatë. Bir, o Mina!

Duheshin dëshmimtarë. Të gjithë o të vdekur, o me një këmbë në varr! Pagova ca koqe leku. Falsifikova ca dëshmi. Gozhda me goxhdë. Gabimi në gjendjen civile u rregullua me falsifikim në gjykatë!…

Erdhi për drekë edhe Veli Muhameti. U ulëm për kafe.

-Do e rregullojmë. Zyrat në Çarçovë u bënë shkrumb e hi në vitin 1997. Ti nuk e di, por ke lindur në Biovishtë, fshat minoritar. Unë po flas me kryetarin e bashkisë në Konicë, qirje Prodromos (Maqi)Haxhifre. Jemi miq të vjetër…

Kaluan tre muaj. Në telefon Veliu.

-Çdo gjë ok. Bashkë me Koçon do të hani drekë në Burizanë, vend turistik afër

Konicës…

Kaluam kufirin te “Tri urat”. U ulëm në një bujtinë. Nga Konica kryetari kishte marrë një përkthyes. Veliu mungoi.

Na pyeti kryetari:

-Dini greqisht?

-Di vetëm fjalën”Lefta”.

-Mos shko më tej.

-Kuptoj shumë. Flas pak…

-Si quhen babai, mamaja, gjyshi, gjyshja, vjehrri dhe vjehrra?

-Lefter, Anastasi, Jorgo, Penelope…

-Ti qenke më grek se sa unë. Do mbushësh ca formularë. Do vish në Konicë dhe

do të betohesh, siç betohen helenët! Hajt gëzuar…

U ndamë. Rrugës për në Tiranë i rraha krahët:

-Urime pali-kari!

-Po u betova për Greqinë, -tha Koçoja, -fshihet “pali” dhe mbetet K… me gërmë të madhe! Do dukem si angjent i asfalisë…

…Le ta harrojmë këtë histori.

11 komente në “Mitro Çela zbulon sekretet e Koço Devoles: Kur u betua për Greqinë dhe një histori epike me falsifikimin e vendlindjes”

  1. Cudia says:

    Dergoja Gone Llakes kete histori o Mitro te kuptoje pse I mungojne dekoratat Kocos. Ama edhe ti o Mitro nuk mund te ftohesh ne tavoline se te gazeta do perfundojne te gjitha muhabetet. Mendon se duke qene I pacipe dukesh interesant….

    1. Rush says:

      Mjaft e lavderuat trafikantin e qelbur te droges Koco Devole.
      Kombi kriminelesh.

    2. Theatre and Drama says:

      hahahaha dini greqisht,di vetem fjalen lefta

  2. Beno says:

    Sahani eshte shume i madh dhe ka vend per shume lëpires

  3. Permetari says:

    Mos e denigro humorin brilant te te ndjerit Koço Devole me banalitetit tende vulgare prej fshatari te trashe. Akoma nuk te eshte larguar zgjyra e parlamentit kur te mbante per gaztorin e tavolinës maloku i Vuçidolit.

  4. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Bravo Mitro !
    Më në fund arrite në destinacion.

  5. zgalem says:

    Ky nuk eshte as humor , as lakror . Mendoj qe duhet pasur kujdes , per shkrimet z. Mero . Ky shkrim vetem ca fjale ordinere te mirekuptuar dhe kaq . Humor ben vete Mero , tek “Antena ” . Te tjeret nxijne leter . Mitrua perpiqet te provoi veten . Nuk ka qene ndonjehere humorist . Ka qene nje puthadores i Berishes dhe nje elemtnt kryesor , qe kontrabantonte nafte , per MIloshevicin , ne interes te Saliut. NUk mbulohet dielli me shoshe . Zgalem

  6. Shaqo says:

    O Mitro, po paske qene nen nivelin medioker, si ke punuar tek ZP?
    Mandej, vetem ata te nivelit tend kaluan me PD, kush kishte dy pare mend nuk iu bashkua politikes, ose kaloi ne identitet.
    Nuk ke as humor, as satire, je nje hic. Iu qase ZP vetem nga biografia, por ke turperuar dhe vellezrit me te mencur se ty.

  7. Student Horr i dhjetorit says:

    Po te lumte o Mitro xhani (me xh te vogel se me te madhe na ruaj zot e na del Hero i Popullit). Po pergatit terrenin per ndonje dekorate “Flamuri Kombetar” apo “Gjergj Kastriot Skenderbeu” per te ndjerin. I kthen ne humoristike veprimet e pergjegjeshme. Boll o Mitro xhani, u ngopem me idhuj pa krena por me buke jo. Do ti besh nje nder ketij populli? Bej nje studim per :a.personat emrin e te cileve mbajne rruget ne gjithe Republiken, b. Personat qe kane marre titullin qytetar apo katundare nderi ne shkalle republike. c. Personat qe kane marre tituj dhe dekorata nderi te tjera po ne shkalle republike. NE FUND NA SPJEGO CFARE KANE BERE KETO PERSONA PER KETE VEND TE MJERE, APO E KANE SHKATERRUAR ?

  8. specialisti says:

    Koco i madh.
    Kam ndejt disa here ne tavoline me Kocon, e me dukej se isha ne estrade.
    U prehte ne paqe.
    Artist i madh.

  9. Elena says:

    Mitro me mire mos shkruaj me se asnje nuk te pelqen, vulgar dhe pakuptim ky shkrim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje