Një kënaqësi e veçantë për drejtuesit e bankës Credins të jenë prezent në inaugurimin e një vepre arti që simbolizon një vlerësim mjaft të madh për kontributin e femrës dhe rolin e jashtëzakonshëm të saj jo vetëm në punë e familje por mbi të gjitha në të gjithë shoqërinë shqiptare.
Skulptura titullohet: “Vajza me Lule”, dhe është realizuar me mjaft mjeshtëri nga artisti i popullit Mumtas Dhrami, një artist i cili është padyshim një shembull i jashtëzakonshëm talenti dhe dedikimi në fushën e artit dhe krijimtarisë duke lënë gjurmë në historinë shqiptare. Është cilësuar si artisti që skaliti historinë e kombit shqiptar dhe është dalluar për kreativitet si dhe origjinalitet duke marrë edhe titullin “Skulptor i Popullit” në vitin 1978, si dhe titullin “Nder i kombit”.
Skulptori Dhrami, ndër vite ka krijuar vepra të panumërta në bashkautorësi si: Monumentin e Kristoforidhit në Elbasan (1962), Monumentin e Pavarësisë në Vlorë (1970), Monumentin e “Nënës Shqipëri” në Tiranë (1971), Autor i monumentit në Drashovicë, Monumentin e Pezës, Obeliskun e Arsimit në Gjirokastër.
Gjithashtu është dhe autor i shumë veprave personale artistike si: Busti i Shkurte Pal Vatës, Busti i Liri Gegos dhe Portreti i Rugovasit në Galerinë e Arteve, Busti i Jani Vretos në Leskovik (1996), Portret i nënë Terezës, Monumenti i Ali Pashë Tepelenës, Monumenti i Lasgush Poradecit, Monumenti i Mitrush Kutelit. etj. Është nderuar me çmime nga të huajt ku mund të përmendim dekoratë nderi “Bene Merito” nga shteti i Polonisë, si dhe çmime e nderime të shumta nga shteti Shqiptar.
Banka Credins, inauguroi një vepër arti të titulluar: “Vajza me Lule”, e realizuar mjaft bukur artistikisht, duke sjellë thjesht dhe këndshëm figurën e femrës.
Vendosja e kësaj skulpture para drejtorisë qendrore të bankës Credins, simbolizon mbështetjen e vazhdueshme të këtij institucioni ndaj figurës së femrës, kontributit të saj të jashtëzakonshëm në ngritjen, zhvillimin dhe rritjen e bankës, po dhe vlerësimin maksimal që i bëhet sot rolit të femrës në Shqipëri dhe në botë.
Gjithashtu, çdo qytetar dhe klient i bankës, do të shijojë tashmë një vepër arti të realizuar bukur artistikisht.
Një falenderim i veçantë për skulptorin që me mjeshtërinë e tij na lë një trashëgimi të tillë artistike në ambientet tona dhe një falenderim për çdo femër që punon në bankën Credins.
Pse mos te thuhet: Perurimi i skulptures … .
Turp o majmuna me tru te sterilizuar.
.
Shkulini keto vepra Komuniste hipokrite dhe abstrakte dhe vendosni Permendoren e Adelina Sejdinit.
.
Vajzes Shqiptare qe u vetvra diten e djeshme pas nuk duroj me perdhunime, mashtrime, zhgenjme.
Kjo eshte simboli i mijra femrave te vuajtura Shqiptare, me nje jet te shkateruar, te rembyera, ndrydhura, te perdhunuara, te njollosura me ADN-n e perdhunuesit trafikant.
.
Ku zeri i tyre nuk u degjua asnjeher as nga te njejtat dhe as nga familjaret e tyre, sepse i friksohen turpit dhe hakmarjes se kriminelit, e kaperdijn dhimbjen dhe turpin ne heshtje.
.
Bashkoni dhe Mbeshtesni kete Ide … dhe lerini komentet e kota dhe torollake, ne Shqiperi jane qindra mijra prinder, qe ne vitet 1991-1997-1998 … u jane rembyer vajzat nga shtepit, shkollat dhe universitetet dhe nuk dihet a jetojn.
.
Jane prinder qe kane vdekur me marazin e femijes se rrembyer, te perdhunuar, shkatruar dhe zhdukur pergjithmon.
.
Mbeshtesni kete Ide qe ta degjoj dhe lexoj Erjon Veliaj, qe kujton se jeton ne Paris dhe Bruksel me keto vepra koti, abstrakte dhe pa asnje vler, realizmi dhe mesazh shoqeror.
Dakord me ty, qe duhet nje monument me mesazh shoqeror, ne ndertim e kujtese te te gjitha atyre vajzave fatkeqe.Ua kemi borxh.
ouuuu harruat ato te enver hoxhes!!!!, artist medioker dhe i trashe, ku ja gjetet talentin ketij skuthi komunist
Shko re debil , Mumtazi eshte nje mjeshter i vertete , kete nuk e them une por kritike dhe sculptore te vendeve me emer ne kete fushe, France, Itali Greqi .
Skutha komunist jane Saliu me Ramen.
Bobobobo!!!! Gje me te shemtuar ne peshtirosje as ne kohen e komunizmit nuk ka bere!! Ia kalon edhe gruas me draper e cekan dhe asaj qe mban ne njeren dore kazmen me tjetren pushken!!!!! Vendosja e skulpturave ne vende publike nuk mund t’i lihet ne dore pronareve te bizneseve. Eshte turp qe kryeqyteti te shfaqe shije kaq vulgare. Por s’mund te presesh me shume kur kryetari i bashkise vjen nga Ura Vajgurore ku vetem bajgat e lopeve ka pare
Akoma…?????? Si ka mundesi ,ky medioker…….???????!!!!!!
Ta zevendesojme me Ermal Mamaqin.
Me thuaj nje skulptor shqiptar ne aktivitet, jo medioker, meqe Mumtaz Dhrami qenkerka medioker! Ti qe… kuptokerke nga skulptura!
Per fat te keq Arben Bajo qe nderroi jete ose Kreshnik Xhiku.Dhe sa per plastike ne skulpture mjeshter ka qene Odise Paskali megjithese me disa mangesi ne permasa dhe Janaq Paco i padiskutushem ndaj te cileve Muntazi eshte larg.Por ti ske si ta dish mor djal.
Mire ata qe hanin ne kohen e komunizmit po keta qe hane ne ditet e sotme si kuptoj.Them per ate qe s’refehet! Sander
Ku e shihni vajzen me lule? Eshte gruaja me lule !!! bile me lule dielli. Tipologjia e skulptures eshte ajo e skulpturave te realizmit socialist, me femrat me tipare burri dhe ne nje pozicion si nje koperativiste qe kontrollon cilesine e bimes se lule diellit ne fushe.
Shkoni vereni ne ndonje kooperative po jo para nje banke.
Skulptor i mbetur pas ne kohe !!!
Me mire do t’i shkonte “Kooperstivistja me luledielli” skulpture tipike e realizmit socialist.Me siguri e ka pasur ne bodrumin e shtepise te fshehur dhe mbasi i ka hequr nje varak,sa tmer,na e paraqet di krijim te ri.
Për të qeshur dhe për të qarë.
(Është me rekomandim të Edvin Llapës thotë nën zë një punonjës I Credins).
Shume komentues nuk e pelqejne kete.Kerkojne qe ne vendin tone te vendosen vetem skulptura te veshura me tanka dhe me cica zbuluar.Vetem keshtu arrijme ne Europe.