Vetëvrasja e Adelina Sejdinit, ose ndryshe Adelina 113 siç njihet për drejtësinë Italiane shkaktoi zhurmë të madhe në media dhe drejtoi vëmendjen nga vajzat e prostituuara. Adelina lindi në vitin 1974, në Durrës dhe në moshën 22 vjeç u nis drejt Italisë vetëm me ëndrrat e saj të inkurajuara nga çfarë kishte parë në televizion. Mbërriti me gomone në vendin e ëndrrave të saj që shumë shpejt u kthye i maktheve nga burrat që i dhanë asaj shumë premtime të rreme.
Pasi kaloi 4 vite tmerri në Itali, Adelina vendosi të mos abuzohej më nga askush dhe tregoi të vërtetën. Ajo bashkëpunoi me karabinierët dhe policinë dhe nga dëshmitë e saj u arrestuan 40 trafikante shqiptarë. Duke u bërë kështu një shembull për dhjetëra gra të cilat u rebeluan kundër prostitucionit.
Adelina është një nga gratë shqiptare te prostituuara prej burrave shqiptarë. Ato janë flijuar në themelet e fillimit të kapitalizmit shqiptar, duke u shndërruar në sakrificën tonë më të madhe njerëzore të këtyre 30 viteve.
Ismail Kadare: Prostitutat shqiptare, që mbeten “Urës së
Ja si i trajton prostitutat shqiptare shkrimtari i madh Ismail Kadare në një intervistë me gazetaren e njohur, Rudina Xhunga, duke sjellë në vëmendje këtë dramë të madhe edhe në poezinë e tij.
Dritare.net e sjell të plotë këtë fragment intervistë;
Ismail Kadare: Prostitutat shqiptare, që mbeten “Urës së
“Gjithmonë ka qenë një barre që gratë shqiptare dhe vajzat e kanë mbajtur në heshtje, për të nuk flitet me zë. Unë prandaj edhe kam shkruar atë version, të “Këngës së Urës së Qabesë”. Unë nuk kam turp ta them, prostitutat, nuk kam ndërmend të ruaj nderin e kombit, duke mos e thënë me zë të lartë këtë fjalë. Madje në një tregim për Dante Aligierin unë e kam mbyllur me një prostitutë shqiptare me emrin Beatriçe. Duket një paradoks i madh, figurën më të hyjnueshme të letërsisë botërore, një klient italian me një prostitutë shqiptare që e pyet si e ke emrin dhe ajo i përgjigjet Beatriçe. Dhe ai e pyet; E di ç’do të thotë? Po-i thotë ajo e di. Sepse ai kujton se ajo e ka pseudonim, se nuk mund ta marre me mend qe ajo ka kulture, ndaj e pyet :-Ku e di? Ajo i thotë: E kam mësuar në shkollë.
Duket kuriozitet, është një tragjedi, është një dramë dhe tregon një ndriçim të brendshëm të një populli. Ndaj e kam bërë atë poezi, atë motërzim femëror të Këngës së Urës së Qabesë. Ia kam kushtuar atyre. Prostitutave tona.
Nga Ismail Kadare
…Mbeta, moj vajza, kësaj ane
Në trotuare, n’Itali.
Në Western Union merrni dollarët
Se unë vetë nuk do vij.
Në pyetë nëna, ç’fat më doli,
I thoni se një burrë kam marrë.
Im atë në pyettë, i tregoni
Se u martova me një varr.
Në pyettë shoku i shkollës, Bledi,
Nga klasa fqinje, “E treta B”,
I thoni se një peng më mbeti,
Që nuk u putha dot me të…(dritare.net)
Ndonjë fjalë për “trimat e çartur”shqiptare që skllavëruan motrat e tyre rrugëve të Europës,hiç fare e.
Mos ki frikë se ata nuk lexojne librat ne pergjithesi dhe tuajt ne veçanti.
K-se Kjo poezi,nuk te mjafton.Per cilin ”vella ”qe shiti matren te fliste?Tu kendonte dhe atyre poezi?????
Kafshate qe s’kaperdihet eshte or vlla mergimi, … .
Interesant ketij i ka mbetur ora te fjala prostitute, tek grate me probleme etj. Duket sikur nuk ka njohur ne jeten e tij nje grual Ndryshe. Mund edhe te shkruaje dicka te dhimbshme per kete fenomen boteror tragjik, po aman jo me imitime te krijimeve te te tjereve. Percudnove Dorontinen ne incest, filozofon te ura me tre harqe qe po ngrihej kapitalizmi e tani , si njeri pa origjinalitet e imagjinate i bije ne qafe Kenges se Qabese. Si s’ke nje miligram dhimbje ne krijimet e tua, po vetem cinizem dhe ligesi deri ne peshtirosje!
Oj “drita bashaj”. Pashe zotin, a merr vesh nga “ura e Qabese”? Me sa kuptoj, ti je nji analfabete funksionale, qi nuk din nga bie, jo vetem Kadareja, por as letersia.
Arsyetim i sakte dhe i mprehte. Kendveshtrimi juaj eshte realist i pa infektuar nga asnje paragjykim. Jam dakort me ju.
Drita jam me ty. Durrsaku të mbajë kar…atë!
Drita=vjeshta=truthare&shperlare+pa shtyllekurrizor==injorante
Poshterimi qe u eshte bere motrave tona Shqiptare duke i shfytezuar per prostitucjon nga disa kriminel do te mbetet ne histori si pjesa ma e erret e nje populli te lashte. Nuk gjej dot absolutisht asnje arsye per kete turp qe fatkeqsisht na duhet ta mbajm te gjithe. Shpresoj qe drejtesija te veproj pa meshire kundra ketyre banditve.
Ngado ta rutullojme kriminelet e pare per keto ngjarje makabre te popullit SHQIPTARE jane politikanet SHqiptare ,te dytet vijne qelbesirat SHqiptare sidomos djemte e BERATIT DHE FIERIT , keta te fundit nuk lane me sakat SHqiptare pa nxjere ne kryqezimet e EUROPES , keto veprime jane sinonim te mizerjes mendore e ekonomike te personave egoista, mergimi eshte semundje boterore problemi eshte pse do asorboshe per fitim kriminalitetin.
Ti durrsaku je 24 karat ligesi dhe injorance. Prostitucioni i detyruar qe pesoi femra shqiptare, viktima me e madhe shqiptare eshte per te vene kujen si popull dhe jo per t’u tallur a ironizuar. Vazhdoni te beni gallate e te mbani fjalime, apo te botoni pseudopoezi deri sa t’ju shembet nenkembe ajo bote tragjikisht e degjeneruar ne te cilen ndjeheni mire dhe qe gabimisht e quani jete. Ate letersine dhe artin tregoja s’ateme, jo mua. Ushtari i rekrutuar, qe i la kockat ne shkretetirat e Perandorise u morr me perdhune nga i huaji, kurse femra e perdhunuar shqiptare u masakruar nga vellai shqiptar! Ku eshte ngjashmeria ketu. Ironia Kadarejane duhet t’i faturohej VELLAIT DHE JO VIKTIMES, qe as qe kishte pse te linte amanetin t’i gjenin koleget e saj te mjera parate ne Western Union. Cilat para, ato qe s’i mori kurre, qe i hengri “VELLAI I SAJ”. PO JU KENI NGRENE JO VETEM TURPIN ME BUKE , SIC THOTE POPULLI, PO SHQIPERINE DHE MADJE EDHE PRINDERIT TUAJ ME BUKE E ME DROGE.
Gjithmone shkrimet e Kadarese ketu tek Tema I bllokon komentet. Sot I lejon per cudi. Ky eshte komplet lajm I rrem. Pjesa e pare e artikullit , pra historia e vajzes ne Itali, me pjesen e dyte qe eshte intervista gjoja e Kadarese ska ligje fare. Kete e kupton cdo njeri. Kush eshte Kadare kejo eshte me e rendesishme. Vendosa te lexoj Gjeneralit si gjoja ‘’kryeveper’’ e tij. Personazhet e tij jane njerez pa emer si, gjenerali, prifti, kamarieri, shoferi, vajza, djali etj… natyra eshte, shi, balte, uje , gjethet rane … dhe keto te perseritura pa fund. Sigurisht ka nje fund te shkurter sepse smund te quhet as roman me 240 faqe te vogela qe sipas deklarates se tij ju desh 4 vite(1962-1966) ta pefundonte kete”kryeveper”. Nga ana tjeter nqs psh merr Dostojevskin 100 vite me pare cdo 2 vite bente nje kryeveper me 1500 faqe sa te Kadarese. Por harroni se keta shkruan me qirinj ne ate kohe. Shiko gjithashtu ne artikullin e mesiperm gjoja poezine e tij. Kadareja eshte banalitet, eshte falloco dhe mund edhe te mos jete shqiptar i vertete. Par disa kohesh kur drejtova nje pyetje te tille per Enverin nje komentues hodhi iden se shume Gjirokastrite jane cifute te kamufluar. Keshtu ishte edhe Ataturku me Venizelon( Beni-Zelo) dhe kete e di gjithe bota. Maska ketij pseodo shkrimtari duhet ti hiqet.
urrejtje , urrejtje , kejo eshte kenga monotone e psiqikes se sotme te shqipetareve.Edhe nje bshkrimtare te degjuar qe , nxorri duan ta bejme cifut…Ske ci ben , keta jemi dhe keshtu do jemi…thjesht vetshkaterrues!…
Te paskan lënë “mushkat” shēndene o Fshatar!
Se kupton akoma se e di pergjigjen tuaj perpara se te ma thuash. Kur jeton ne erresire dhe nje qiri te te vene perpara syve te verbon.
Ti Fshatar, nga koka te kembet, rritur neper humbetira pas bishtit te mushkes, nuk kupton e as komendon dot letersi. Arti i madh nuk eshte per kedo.