“Të lirë”, romani autobiografik i autores dhe akademikes Lea Ypi, botuar nga prestigjiozja e librave “Penguin Books” në Londër dhe pritur mjaft mirë nga kritika e shtypit elitar britanik, ka ardhur edhe në shqip nga shtëpia botuese “Dudaj”. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i pranishëm në inaugurimin e përkthimit që po botohet edhe në 15 gjuhë të ndryshme të botës, u shpreh se ky libër është një “must read” sidomos për të rinjtë e Tiranës për të njohur më mirë rrugëtimin që shoqëria përjetoi gjatë viteve të tranzicionit, ku të qenit “i lirë” merr një kuptimësi multidimensionale.
“Më në fund ka një testament për t’i treguar një brezi që, ndoshta kurrë nuk do kuptojë disa nga çudirat që bënim në atë kohë. Kështu që të faleminderit, ia ke arritur në një mënyrë të jashtëzakonshme! Dhe fakti që është përkthyer me mjeshtëri nga vetë Lea edhe në gjuhë të tjera meriton shumë mirënjohje. Do të doja që të gjithë ta kishin kuriozitetin për ta blerë librin dhe për ta ruajtur si testament të gjeneratës sonë,” u shpreh Veliaj.
Lea Ypi, profesore e Teorisë Politike në London School of Economics, përmes kësaj vepre sjell perceptimin prej fëmije të Shqipërisë së rrënuar në komunizëm dhe në përpjekjet e saj drejt lirisë në post-komunizëm. Në libër shpërfaqet jeta e autores nga fillimi i viteve 1980 e deri në vitin 1997, në vendin më të izoluar e më të varfër në Europë.
Natyrisht qè duhet lexuar ky libèr, veç tè tjerash autorja nè njè intervistè tek Dudushi tè imponon respekt. E thjeshtè e sinqertè, inteligjente, njè pasqyrè e vèrtetè e rinisè shqipètare tè kohès sè socializmit…..Mjaftè nga ata studentè kanè sakrifikuar shumè por, jo tè gjithè kanè njè vizion tè qartè pèr atè qè shqipèria ofronte me mundèsitè e saja….Kètu mund tè shtohet: -sikur Shqipèrinè ta drejtonte KY brez, parafytyroni se si do tè bèhej Atdheu Ynè. Brava Lea Ypi!
E kam njohur nga afer Lea Ypin ketu me Angli, per shkak te punës, dhe me te drejtë meriton respekt.
Nuk flas per librin. Edhe sikur të jete nje liber medioker kjo nuk ndryshon asgje per Lean.
E kam pare si flet, dhe inteligjenca, sinqeriteti, arritjet, dhe integriteti i Lea Ypit meriton respekt nga te gjithe shqipëtarët, sepse e ngre lart emrin e shqipetarit, duke thene qe jam shqipetare.