Andi Bushati: Ambasada amerikane po sillet si zyrë e propagandës së Ramës, mbron të korruptuarit dhe ata që kanë kapur reformën në drejtësi

24 Nëntor 2021, 10:21Politika TEMA

Analisti Andi Bushati ka deklaruar se Ambasada amerikane në Tiranë po sillet si zyrë propagande e kryeministrit Rama.

Ai e bëri pohimin gjatë emisionit ‘Shock’ në Euronews teksa komentoi takimin e organizuar nga kjo Ambasadë me rastin e 5-vjetorit të nisjes së reformës në drejtësi. Sipas Bushatit, qeveria e ka në kontroll të plotë reformën në drejtësi.

“Shumica e protagonistëve që ishin atje janë eksponentë të njohur të së majtës, jo të majtës në fakt se s’ka të majtë këtu, vetëm rilindas, të cilët e kanë në kontroll të plotë reformën në drejtësi.

Edhe njëherë akoma, Ambasada amerikane nuk po bën gjë tjetër veç po sillet si zyra e propagandës së kryeministrit. T’i flasësh shqiptarëve për arritjet e mëdha të reformës në drejtësi pesë vjet më pas është të tallesh me ta.

Po marr një rast që ndodh sot. Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK-ut pushoi çështjen ndaj Dvoranit, që e kishte paditur presidenti Meta.

Sipas padisë, ky njeri ka dashur të zgjedhë dy socialistë në Gjykatën Kushtetuese, duke marrë dokumentin e KED-it, duke e fshehur poshtë sirtarit. Në mënyrë që Parlamenti të zgjidhte ata njerëz që Ambasada amerikane e përshëndeti si një hap përpara i reformës në drejtësi dhe Venecia tha kjo është shkelje e Kushtetutës” – tha Bushati.

Ai shtoi më tej se protagonistët e reformës në drejtësi janë shërbëtorë të kryeministrit Edi Rama.

Bushati solli si shembuj të kapjes së reformës në drejtësi nga kreu i qeverisë, çështjen ndaj Ardian Dvoranit, atë të patronazhistëve, koncesionet, tenderat e dosjet e zgjedhjeve në Durrës e Dibër.

“Edhe njëherë ne pamë që ajka e reformës në drejtësi, SPAK dhe Gjykata e Posaçme, janë thjesht shërbëtorë të regjimit.

Këta janë njerëzit që po mbron Yuri Kim me stafin e saj. E njësoj siç nxorrën të pastër Dvoranin, të njëjtin njeri që e ka shpallur Ambasada krenari të reformës në drejtësi, po ashtu kanë mbyllur çështjen e patronazhistëve, koncesionet e kësaj qeverie, tenderat, dosjet e vjedhjes së zgjedhjeve si ajo në Durrës e Dibër.

Pra kjo është reforma në drejtësi. Dhe tani vijmë pesë vjet më pas kur po diskutohet se edhe vetingu ka dështuar, se ka bërë vetëm gjysmën e punës në pesë vjet, ambasada prapë na lavdëron protagonistët e këtij procesi.

Kush janë këta protagonistë, shërbëtorët ekselentë të këtij regjimi. Ata që e kanë çuar drejtësinë komplet në duart e Edi Ramës” – mbylli deklaratën Bushati.

1 komente në “Andi Bushati: Ambasada amerikane po sillet si zyrë e propagandës së Ramës, mbron të korruptuarit dhe ata që kanë kapur reformën në drejtësi”

  1. Zeni biri i qenit says:

    Andush dihet qe reforma ne drejtesi do prekte kokat e krimit. Dhe kryekoka e krimit eshte Sali Bythefshiresi i jot ne France Berisha. Kuptohet qe kur drejtesia fillon te vendoset do kete dhe ka shume kundershtare. Lehesit si puna jote jane nje kategori e tyre, mitingashet e perjetshem debila t e Saliut kategoria tjeter,politikanet te cilet pa Saliun nuk kishin shanse te vinin ne politike (tipa si Mul Noka) ,kriminelet,te korruptuarit e drejtesise se plepave etj etj.
    Lista eshte e gjate dhe kundershtimi duket si revolucion. Por ne fakt per Ameriken eshte pak a shume (si nje e shurrosur ne MIssisipi lume ne Amerike)
    Keshtu jane dhe shkrimet e tua. Ato vetem i japin Saliut pak optimizem deri ne foltoren (nevojtoren ) e rradhes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje