Kompania amerikane Apple ka ndaluar shitjen online të iPhone dhe produkteve të tjera të saj në Turqi për shkak të zhvlerësimit që ka pësuar monedha turke Lira.
Shitja e produkteve online të Apple në Turqi nuk është mbyllur përfundimisht, por ky shërbim është pezulluar përkohësisht për shkak të paqëndrueshmërisë ekonomike.
Faqja online e Apple është e aksesueshme në Turqi dhe klientët vetëm mund të shikojnë këto produkte, por nuk mund të blejnë.
Lira turke është zhvlerësuar për shkak të disa politikave financiare të diskutueshme nga ana e Presidentit të vendit, Erdogan.
Vetëm të martën, Lira pësoi rënie me 15%. Gjatë këtij viti, monedha turke ka humbur 45% të vlerës së saj.
Nuk dihet saktësisht se cila do të jetë politika që do të ndjekë Apple lidhur me pezullimin e shitjeve online në Turqi të produkteve të saj dhe sa do të zgjasë ky vendim.
kështu është kur ekonominë e drejtojnë diktatorët,ata drejtojnë ushtrinë e arsimin,drejtojnë mjeksinë dhe turizmin!!
pra nga një orkestër që normalisht duhet të luaj në pjesë muzikore ne kemi vetëm një solist duduk me fyell!!
tipike e diktatorëve!
pas një periudhe të mirëqeverisje fillon kokëfortësia,fillon rënja deri në shkatërrim total!!
dhe gjithnjë është faji i të tjerëve!!
tek “të tjerët”përmblidhen
të huajt
të brëndëshmit
të afërmit
deri tek familiarët!!
kujtoni një herë historinë e diktatorëve të ndryshëm dhe do të shihni se janë të prerë nga e njëjta matricë!!
Iku per lesh edhe Turqia , kaq e pati . Ne te semes . I gezoheshit Greqise ? Hanit nje m.t tani .