Arrestimi i politikanëve të korruptuar, Yuri Kim: Ky është vetëm fillimi, pandëshkueshmëria po merr fund

24 Nëntor 2021, 10:28Politika TEMA

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim paralajmëroi se largimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe pastrimi i politikës nga elementët e korruptuar është vetëm fillimi.

Gjatë fjalës së saj, Kim theksoi se Shqipëria ka punuar në luftën kundër krimit, ndërsa shtoi se pandëshkueshmëria po merr fund.

“Mënyra më e mirë, e vetmja mënyrë për të luftuar krimin e organizuar, korrupsionin dhe ekstremizmin e dhunshëm është të kemi institucione të pavarura që mbështesin sundimin e ligjit. Policia, prokurorët, gjyqtarët dhe politikanët duhet t’i rezistojnë, të luftojnë kundër efekteve gërryese të kanosjes, parave, korrupsionit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Shqipëria ka arritur suksese të vërteta në vitin 2021. Që nga largimi i gjyqtarëve të korruptuar deri te dënimi i prokurorëve në nivele të larta, përfshirë një ish-Prokuror i Përgjithshëm deri tek arrestimet e politikanëve, policëve dhe kriminelëve të krimit të organizuar që kanë zënë titujt kryesor të lajmeve gjatë ditëve të fundit. Ky është vetëm fillimi.

Po fillojmë të shohim një epokë të re ky sistemi mund t’u shërbejë qytetarëve të tij dhe jo vetëm të fuqishmëve. Ekziston ndjesia që pandëshkushmëria mundet dhe po merr fund”, tha Kim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje