Ballistët: Berisha ka qenë komunist, në Foltore thotë do bëhem konservator

24 Nëntor 2021, 21:30Politika TEMA

I ftuar në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila në “Dritare TV”, kreu i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi ka folur rreth elektoratit të partisë së tij, të cilin nuk ka arritur ta ruajë për të qenë sadopak pjesëmarrës në zgjedhje dhe për këtë fakt ai shpjegoi edhe arsyet.

Roshi shprehet se në politikën shqiptare nuk vlerësohen më idetë politike dhe se ndryshojnë sipas interesave. Sipas tij në ditët e sotme Berisha që është komunist, në Foltoren e tij thotë do të bëhet konservator.

“Fuqia politike nuk është se ka fuqi mendimi, këtyre iu duket sikur e kanë monopol fuqinë e mendimit. Por historia është pika e mbështetjes.

Berisha që është komunist, sot thotë do të bëhem konservator, këtë e thotë në Foltoren e tij. Foltorja boshtin e ka te konservatorizmi. Nuk lidhje individi por për idetë politike dhe them që jemi në një pikë vulgariteti politik.”, u shpreh Artur Roshi.

Roshi ka komentuar edhe situatën aktuale në PD dhe luftën mes Berishës dhe Bashës për të pasur lidershipin e PD. Ai shprehet se ai është proamerikan dhe nuk mund të bëhet dot kundër SHBA.

“Kam ende kënaqësi nga bashkëpunimi me Berishën dhe me humor në PD thoja që nga gjithë komunistët ky është më i miri. Berisha më ka vendosur kandidat që në 2005.

Unë nuk bëhem dot kundër SHBA dhe për këtë shkak u futa edhe në parlament dhe u bëra deputet. E kemi parë SHBA si dritën në fund të tunelit. Unë nuk kam qenë i preferuari i Bashës. Unë në garën mes Bashës dhe Berishës, jam me SHBA” u shpreh Artur Roshi.

Sipas Roshit, Partia Demokratike i ka vjedhur sistematikisht votat e Ballit Kombëtar Demokratik.

“Votat tona Partia Demokratike na i ka vjedhur në mënyrë sistematike, gjithmonë dhe kjo dihet. Na i ka marrë votat dhe kam shumë fakte por nuk kemi fuqi ku t’i publikojmë. Kur vajta të bëj negociata me PD, shkova me program dhe pika të cilat do njësoheshin në programin e PD por në fund PD vetën na vodhi votat.

Jemi të pafuqishëm për ta ndaluar këtë gjë dhe nuk i thuhet hajdutit mos vidh. Hajduti kur të vjedh nuk ta di për nder, të thotë isha i zoti t’i vodha.”, u shpreh Artur Roshi.

4 komente në “Ballistët: Berisha ka qenë komunist, në Foltore thotë do bëhem konservator”

  1. Ç’faj ka Berisha se ju jeni hajdut pulash (si ç’ju ka dalë nami) , dhe jo hajdut votash ?!!!

  2. Studenti qe i ka Dhjere PD-se Fytyren says:

    Artur Roshi:Kur ti ishe Student ne Tirnae dhe banoje ne Godinen Nr.2 te Inxhinjerise se Ndertimit,dhe Haje Presha dhe supe,Sali Berisha ishte Sekretar Partie,dhe KOMUNIST I “Vendosur”..si i tille,ne se do te merrte veshe qe ti..une dhe shokete e tjere te Dhomes Ngroheshim ne Dimer me nje Rezistence te vendosur ne menyre Ilegale..Do te te Varte edhe ty Artur Roshi..per Shperdorimine e Prones Socjaliste….per te Tjerat i di vete….po a nuk e ke Kuptuar Artur Roshi se KOmunistet dhe Spiunet e UDB-s na Qeverisin ne Shqiperi???????C´fare ,PD-je thua??Alo eshte Seksjon i UDB-se ne Shqiperi..dhe si Berisha dhe Basha…Takohen Naten Fshehurazi dhe bejne Planet se si do tja “Fusin” Amerikes dhe Shqipetareve…akoma ke mbetur Student Naiv si me 1989-ten o Artur…loo

  3. Edi NYC/USA says:

    Artur Roshi mor lapanjoz që shite bythën tek Berisha kur ky i nxorri me dhunë të përsekutuarit nga greva e urisë. Ku ishe ti mor lapanjoz kur të përsekutuarit protestonin dhe i hodhën Berishës qesen me miell.
    Ti mor lapanjoz i shite interesat e Partisë së Ballit, e të përsekutuarve, dhe intelektualitetin tuaj të dobët i solle disfatë të madhe jo vetëm Ballit, por edhe Partive të tjera si Legalitetit, Zogiste, dhe të gjithë përsekutuarve që edhe pse 30 vjet kanë kaluar pas ndërrimit të kamufluar nga diktatura Enveriste/Alia në zagarët e tyre Berisha, Nano, Meta, Meksi, Topalli, Rama, e të tjerë. Sa të përaftër janë Berisha e Rama ndaj të përsekutuarve e tregon vetë fakti se të dy këta syreshë i kanë raportet e bërbashkëta në 8(tëtë) vite paguan vetëm 1(një) këst pagese familjes time. Unë nuk kam aspak nevojë për assistancën sociale të tyre pagesat me formule 8 vite = 1 këst pagesë. Kjo assistencë sociale nuk është aspak e barabatë me vuajtjet e babait në burgun e Gjirokastrës ku aji me doktor Nosi vinin të dy dyshekët njëri mbi tjetrin për ti shpëtuar lagështirës se madh e falë kujdesit të Doktorit që i shpëtoi jetën duke çarë mishim pa mjete mjekësore për së gjalli e i pastronte plagët nga infeksionin.
    Prandaj mor lapanjoz ti Artur Roshi je për mua i barabartë me Berishën dhe zorrollopët e tjerë.
    Artur Roshi shiti idealet Partiake për interesat e tijë përsonale…

  4. Asd says:

    Kjo vjen ngaqe votoni shtrember dhe doni rezultat te drejte ose e thene ndryshe votoni per interesa personale dhe kur deshtoni kujtoheni se cfare eshte e drejte ose jo. Ky eshte gabim i gjithe popullit shqiptar me te drejte votimi. Votoni per femijet tuaj dhe do te shikoni qe nuk gaboni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje