Ervin Salianji: Ka vetëm një Kuvend, ai i Berishës është miting

24 Nëntor 2021, 20:51Politika TEMA

Ervin Salianji, deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se në datën 18 dhjetor do të zhvillohet Kuvendi i vetëm i PD-së.

“Ka vetëm një Kuvend, pavarësisht se ka një tollovi të krijuar nga Sali Berisha për mitingun e tij. Në mitingje mund të shkojë kushdo që kërkon të bëjë betejë me SHBA-në për interes personal të Berishës, ndërkohë që Kryesia e PD-së ishte unanime në mbështetje të Kuvendit në 18 dhjetor”, tha Salianji.

Sipas tij, nuk është respektuar procedura e partisë për thirrjen e Kuvendit.

“Procedura është thelbësore: nëse unë kam 5200 firma dhe i depozitoj te dikush që i njoh, kjo nuk do të thotë asgjë. Duhet të kalojnë përmes procedurave.

Të mos kesh besim te institucioni, nuk do të thotë se nuk e njeh atë. Firmat duhet të verifikohen, pastaj kalojnë në Kryesi dhe në fund merret vendimi për një datë. Ndryshe, gjithësecili përcakton datën e vet. Data 11 është përcaktuar në mënyrë të njëanshme, me vullnet personal”, theksoi Salianji.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje