Magdalena Andersson, e cila ishte kryeministrja e parë femër që zgjidhej në Suedi, ka dhënë dorëheqjen vetëm pak orë pas marrjes së detyrës.
Gjatë ditës së sotme ajo u zgjodh si kryeministre e Suedisë, por disa orë më vonë ka dhënë dorëheqjen. Shkak është bërë partia tjetër e koalicionit, që u largua nga qeveria. Si rezultat, as buxheti nuk arriti të merrte votat e nevojshme në Parlament.
Në vend të projekt/buxhetit të qeverisë, Parlamenti votoi për buxhetin e hartuar nga opozita.
“Kryetarit të Parlamentit i komunikova dorëheqjen time”, u tha Andersson gazetarëve. “Ka një praktikë kushtetuese që një qeveria koaliconi duhet të dorëhiqet kur largohet njëra nga partitë. Nuk dua të drejtoj një qeveri legjitimiteti i së cilës do të vihet në dyshim”, u shpreh ajo.
Andersson deklaroi se shpreson që të bëhet sërish Kryeministre, por si udhëheqëse e vetme pa partner koalicioni.
Pas dorëheqjes së saj, kryetari i Partlamentit do të thërrasë në takime drejtuesit e partive.
Shembull i kopjuar nga zonja me keqardhje e them se me sa duket zonja ne fjale ka ndjekur shembullin e Flamur Nokes, Taulant Balles, Nard Ndokes, Edi Palokes etj etj….
Ju lutem o Suedez mos na kopjoni, faleminderit!!!
Kkoji, ngjitu pak me lart. Jemi ne, pa jeni ju. Basha, pas 4 humbjesh duhej te kish dhene doreheqjen. Vjen edhe nga Europa. Po si duket si ka hyre, ka dale. Trap. Po keshtu dhe Rama. Leri politizimet. Pushteti eshte sherbim. Mbi 40000o shqiptare pensioniste, rrojne ne kufirin e varferise. Mbi 400000 te tjere nga koka kembet, jetime neper bote. leri denglat. Uli kembet ne toke. Apo je njeri nga ata me diplome te blere, i paguar per te mos bere asgje, vetem te derdelisesh ketu.
Basha ka qene ne Europe,si shume te tjere.Ai vajti atje per tu shkolluar e kulturuarpor :”Vajti din por erdhi s’din” nga demokracia.