“Open Ballkan”, Rama: Nuk mund të bindim të tjerët t’i bashkohen nismës, duhet të ecim përpara

24 Nëntor 2021, 15:53Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë online në konferencën e radhës të “Open Balkan”, e cila po zhvillohet në Beograd. Në fjalën e tij, Rama tha se kjo nismë nuk është perfekte, por inkurajon vendet e tjera që të marrin pjesë.

Megjithëse “Open Ballkan” është i hapur, kryeministri theksoi se nuk mund të bindin dot të tjerët që t’i bashkohen kësaj nisme.

“Duhet të ecim përpara, nuk mund të presim. Nuk them që nisma është përfekte, por inkurajojmë që vendet e tjera të marrin pjesë. Nuk varet nga  ne që të bindim dikë që nisma është e hapur. Ne po zbatojmë procesin e Berlinit, gjithkush merr vendimet e veta. Vendet e tjera do të kenë nevojë për kohë”, u shpreh Rama.

Kujtojmë se në takimin e fundit mes kryeministrit Edi Rama, Aleksandër Vuçiç dhe zv.kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov u tha se në fund të Dhjetorit do të zhvillohet një takim edhe në Tiranë.

1 komente në ““Open Ballkan”, Rama: Nuk mund të bindim të tjerët t’i bashkohen nismës, duhet të ecim përpara”

  1. GOSTIVARI says:

    EC, or RAMË, EC.
    Edhe TITUA NISI, mbeti Shqipëria bosh dhe kur i ra ndër mend se ku e shpiente “DASHURIA e VERBËR”, nisi vallja e DHAMPIRËVE.
    OPEN, PO. DIKTO ti KUSHTET, nëse ke ekspertë për një plan të tillë.
    Mos zi krushqi me ata që ta bëjnë gropën – parajsë.
    Pse nuk e parakushtëzon hyrjen e zbritjen në gropë me njohjen e Kosovës…
    Do hysh në OPEN GROPË, me nacionalshovenistat serbë!
    Kësaj i thonë – THELPRA dhe KORBI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje