Profesor Agron Gjekmarkaj, që tashmë është edhe deputet, i ka shkruajtur një letër ministrit të Brendshëm dhe drejtorit të Policisë së Shtetit, i shqetësuar se në Lezhë po vidhen pulat dhe lopët.
Letra e Gjekmarkajt:
Zotni ministër, zotni kryepolic,
Do thoni me vete nuk jemi çobanër pulash, por mezja e yndyra e vendit! Jeni, more, jeni, posi! Madje, një si gaz do t’ju rrëshqasë mbi mjekër! Pula është pronë! Të ruash pulat e fshatarëve nuk do të ishit ministër dhe kryepolic fort të këqij. Po t’u ruash lopët edhe më të mirë.
Papaqët e kazanët e rakisë, këpucët pas dere ende më. Të ndalonit drogën e krimin ku e ku. Pulat kakarisin ditën se ato këndojnë për sukseset e Kryeministrit, të qeverisë, të tuajat personalisht, për reformat ekonomike, për rrogat e Policisë, por janë të trembura se hajdutët u janë lëshuar me tërbim dhe në vrap e sipër po lënë puplat gardhiqeve. Nuk po dëshmoheni mirënjohës për zërin e tyre.
Në fshatrat e Lezhës, megjithëse nuk kanë frekuentuar asnjë akademi, bracat e hajdutët janë mjaft të zotë. Nata është mbretëria e tyre. Policia nuk përballet me ta. Në Shënkoll, Tale, Rrile, Ishull Shëngjin, Zadrimë e tjerë po bëjnë kërdinë.
Natë për natë me kamionçina u afrohen shtëpive, stallave, bahçeve dhe marrin çfarë t’u bëjë Zoti nafakë. Policia, e lodhur nga betejat e humbura, është mbyllur në komisariat. Nisen ndonjëherë makina, u mbetet rrugëve dhe nuk është çudi që hajdutet e dhembsur t’u japin një dorë për ta shtyrë.
Pas masakrës elektorale bëtë atje ekspeditë ndëshkimore dhe hoqët më pak besnikët dhe çuat toptanbesnikët e Partisë se helbete nuk u treguan në lartësinë e grabitjes së votave. Një hierarki të paaftësh, një taraf rilindësish me uniformë qeveris Policinë në Qarkun e Lezhës.
Shënojeni këtë. Gromësijnë mejhaneve gjatë ditës dhe bëjnë gjumë qerratenjsh. Çdo natë thyhet një shtëpi. Qeverisë një lopë, një viç, ca dele e dhi, ca derrkucë, ca motorë papaqë e kile mjaltë e rakie, groshë e patate, djathë e të regjura, të vjedhura, i shërbejnë për subjekt barsolete për të argëtuar Kryeministrin, por për fshatarët pa asnjë të ardhur janë mjetet e ekzistencës. Toka të begata janë ato të Bregut të Mates, të Ishull Lezhës e Zejmenit, punëtorë janë njerëzit, por të vështirë e kanë jetën.
Po, po, atje i gëzohen shiut kur bie për grurin e misrin, u gëzohen vezëve, kecit e qengjit, shumë prej tyre jetojnë me to, me dinjitet me djersë, nuk i vjedhin kujt asgjë. Verën e pinë nga ajo e bahçes që e bëjnë vete, rakinë po ashtu, djathin gjithaq. Ministrit dhe Kryepolicit ajo verë mund t’u shkaktojë aciditet, djathi nuk është i përpunuar dhe ndikon te kolesteroli se ka yndyrë, ndaj zor t’ia kuptojnë vlerën.
Kjo është shakaja e hidhur e një realiteti që përkeqësohet në një vend ku sundon hajduti dhe fshihet polici, ku ka rënë ligji dhe është ngritur vjedhja, ku cenohet dinjiteti dhe forcohet frika, ku shtohet propaganda dhe zvogëlohet e vërteta në kurriz të njerëzve që nuk dalin në ekran.
Zotni ministër, zotni kryepolic, harxhojeni një ditë, shkoni në Lezhë, mblidhini ata dreq vartësish, merruni seriozisht me gjendjen, inkurajojini që të ruajnë pulat e lopët, të ruajnë pronën dhe sigurinë! Kaq e meritojnë njerëzit apo jo, qoftë edhe nga një qeveri karnavalesh?!
Qe kur i drejtohet zyrtarit – kryepolic, nuk vlente ta lexoje shkrimin. Bej pyetjen – cfare semundje e ka prekur nje deputet /politikan qe shprehet me nje gjuhe te tille ? Ore ne rregull, problemi qendron, po pse duhet te qelbesh letren me pislleqe te tilla provokuese. Yyyy qellbesire e qelbur, cfare te thuash me shume.
Qenke bere per psikiater.
“Te gjitha rruget ne Buqojevice te çoje!”- thoshte Ushtari i Mirw Shvejk, ne romanin e famshem te Jaroslav Hashek. Mua te gjitha rruget me çojne tek krye perbindshi Sali o Agron. Ai e mbolli kete fare te keqe qe diten qe mori pushtetin dhe me bemat e gjemat e tij dhe kriminelet qe rekrutoi beri rrush e kumbulla tere pasurine kombetare. Ja keshtu e nisi, me keto kusarite e pulave, vezeve e derkucave dhe perfundoi tek grabitja e shitja e tankeve, topave, avioneve, municioneve duke u pasuruar ai dhe oborri i tij famkeq.
Nuk i di ti keto ku e kane zanafillen. Tani qe ti bertet i trembur, nuk ka shejtan ta ribeje rregullin, zbatimin e ligjit…
Kanë mësuar nga shpellarët të vjedhin
Po te shpikesh masakra doemos qe ke rrjedhur nga trute. Si ka mundesi qe je profesor…? Sa turp!!! Je me poshr se Noc kaubojsi deputet. Edhe fleterrufeja per pulat te filmi kapedani eshte me goditur se pacavurja jote. Fatkeqesi per vjedhjet po ti je fatkeqesi qe nuk rregullohesh.
Trap komplet.
Nuk kame shume respect per Gjekmakane per disa arsye por ketu ka plotsishte te drejte… Se ne e dime se shumica e Trafikantve dhe mafjozet Jane te lidhure me njerzit me pushtet siqe jane Edi Rama Sali Berisha ilir Meta Lulzim Basha dhe ministrate… Dhe policet e thjeshte edhe po te dunane nuk kane bythe ti ndalone.. Por bile të pakten hajdute e pulave dhe ate që hyne e vjedhin neper shpija duhet ti ndjekune në çfote se ketyre hajdutve të vegjel policet e thjeshte dhe shefi i tyre nuk marrin lek nga keta hajdute të rendomet…. rrespekte per ket shkrime
Thash une ,disa Malok kane gene Serbi?
Gjekmarkaj ketu ka te drejte spese te ardhurat e popullsise ne fshat Jane ato qe prodhojne vet ,por mbas kesaj vjen nje pyetje : cila eshte aresyeja,jane vjedhes qe fukaralleku i madh ju humbet arsyen apo jane nga ata qe duan te bejne pasuri dhe ju ka plasur cipa duke marre shembull nga politikanet qe e rropen Shqiperine dhe shqiptaret. Qeveria dhe policia e kan per detyre ti mbrojne qytetaret,po nuk ja dolen dorezoni celsat.
O gjek markaj atje nga ju thon e nata e kthjellet e dita e vranet vith mirditasit e laj shkodranet a me thoni kush i vjedh shkodranet apo ja vjedhin njeri rjetri ruani vetse nuk u ka borxh as kush.
Jemi ne demokraci z. Gjekmarkaj, eshte e drejta e tjetrit te vjedhe dhe e drejta e pronarit ta mbroje pronen e vet. Jemi ne demokraci dhe ju kerkoni polici si te Enverit? Jo, policia nuk futet skutave te hajduteve apo te parandaloje vjedhjet dhe krimet. Aaa po, kur hajdutin e kap populli me presh ne dore, atehere po, policia i ve prangat ne vend, dhe keqbersi shkon ne komisariat.
Deshperim. Kujton se eshte intelektual, i ditur, i madh!!!
Komplet megalloman, i politizuar deri ne rrenjet e thinjave qe e turperojne me shume…
Krejt pa shprese PD – mjer e djathta Shqiptare.
Ore po nuk kane arme keto fshatra qe te mbrohen !!! Sa mire qellojne te jene te armatosur edhe ne mes bllokut dhe ikin pa ditur se ku !!! PO nji here te qellojne nga njera shtepi e te pergjigjen me krisma 3 komshinjte rrotull nuk ka hajdut qe hyne me ne fshat !!!
Derrkuci i kuq perc
Booo çfar niveli ka ky profesori deputet???
Me të lexu ty o Gjeke ësht humje kohe.Ofendim i inteligjencës personale me të kushtu vëmendje ty.
Vertet ke te drejte,sepse zona ku je ritur e ka zakon vjedhen(Mirdita dhe Laberia) qe ne kohet e Lashta ne mesjet dhe me tutje,bile edhe nuse nuk jepnin po nuk diti te vjedhe.
Po duhet ta ruajtur prona por nga kush ¿ nga krye polici na duhet qe te harojn punen policia dhe te kthehet ne rose shtepiash,Pulash kecash,bletesh.lepujsh,etj.etj.
Po te jepej kjo detyre (e krye policit) do ta paranoid dhe a do ta zgjidhje ti problemin.?
Kush mban meeker duhet te mbaj dhe kreher.
Po sikur te ish zgjidhur vjedhja,perseri do te kerkonin,tu pastroj edhe oborin nga bora,t’u hedh ushqim bagetis etj.
Ka nje zgjidhje qe vet fshati te ruaj me radhe shtigjet ku hyhet ne fshat dhe problemi zgjidhet ose fshati te paguaj policies private.
Dikur nje peson kur kritikoi drejtorin si te pa after dha dha edhe zgjidhjen “never ma besoni kete pune une e kryej me nder.Nuk pash Overton tende z.Profesor I kostatimit.
Shikoni me kujdes, ketij Burri nuk I Ka Rene qime floku, tregon se eshte shume I squt, “dhurate nga zoti I madh per Shqiperine ” !!?
O Gjekmarke, pulat dhe mjaltin po ja bejme hallall, po derrat nuk durojm dot me na i vjedh:)
Ky eshte idiot!Tipik provincial! Me komplekse inferioriteti dhe shperthime deliri…kujton se eshte ne parlament per hartime dhe lume epitetesh dhe metaforash…kete bejne te paditurit e te pamerituarit e karrikes se deputetit.
Ky Lezhjani te gajas.
Edhe pse ka eksperience me kotecet kerkon police per
ta.
Caktoni nje hajdut per hajdutet
Ky hyne ne kategorine e xhvatjes
se parave te te tjerve, si femijet, hajdutet, dhe politikanet.
Ne kohen e monizmit per tu ruajtur nga kaleci I deges I jepnin
raki derrit qe te mos bente zhurme.
Por sot profja me qe e ka te shenjte derrin dhe eshte I avancuar mund ti veri nje xhipies
thiut dhe e gjen te djali xhaes.
Po ky depyteti ka shkruar hartim per mesuesen qe ka dashnor nxenesin?! Pika Gjekmarkagjoni!