Hidhet shorti për çështjen ndaj Mediut, ish ministri kërkon prishjen e vendimit: S'kam lidhje me Gërdecin, është e padrejtë të hapni hetimet

24 Nëntor 2021, 11:08Politika TEMA

Gjykata e Lartë ka hedhur shortin për çështjen ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu.

Seanca e radhës do të shqyrtohet nga gjyqtarja Albana Boksi.

Përmes avokatit të tij mbrojtës Ardian Visha, ish-ministri Mediu ka ankimuar vendimin e Apelit të Posaçëm për rihapjen e hetimeve ndaj tij.

Rekursi është depozituar tre javë më parë. Ai ka kërkuar prishjen e vendimit që sipas tij është anti-kushtetues duke theksuar se në lidhje për këtë çështje është dhënë njëherë një vendim.

Një tjetër argument që është paraqitur nga pala mbrojtëse është është se vepra penale për të cilën ish ministri akuzohet është parashkruar.

Për sa i përket shortit avokati i Mediut pretendon se Boksi ka konflikt interesi për shkak se ka shqyrtuar disa kërkesa.

Burime bëjnë me dije se në rast se gjyqtarja nuk jep dorëheqjen do kërkojë përjashtimin e saj, për shqyrtimin  e kësaj çështjeje. 

8 komente në “Hidhet shorti për çështjen ndaj Mediut, ish ministri kërkon prishjen e vendimit: S’kam lidhje me Gërdecin, është e padrejtë të hapni hetimet”

  1. asd says:

    Ne Gerdec mezi po presin tia heqin stolin ketij kokoroshi te mafias.

    1. k says:

      A shkëtdhatë mburojë e krimit dhe mafjes. Kur të japin nja 20 vjet burg do shohim si do cicërosh si ai shoqeruesi I berishës që I erdhi goja dhe kujtesa.

  2. hasan says:

    Ti pleher dhe dhe ata qe te urdheruan a bashkepunuan me ty duhet te ishit varur ne mes te Tiranes me kohe. Babezia per pasuri qe vazhdoni te keni dhe patet perfundoi:
    -Vdekjen e pafajshme te 26 personave
    -Lendimin dhe plagosjen e shume te tjereve
    -Shakterrimin e banesave e bizneseve te zones, qe eshte nje tjeter dem qe e paguan te gjithe shqiptaret, nga taksat dhe kursimet familjare
    -Dem psikologjik per te gjithe familjaret e viktimave qe ka shkaktuar edhe viktima te tjera nga dhimbja.
    Varja ne litar per Ju shkaktaret eshte me e pakta per te lehtesuar sadopak dhimbjen dhe pasojat t kesaj tragjedie mbarekombetare.

  3. 1 says:

    Po nuk ke lidhje me Gerdecin cke qe merzitesh .Le te filloj hetimi dhe po dole i paster ,te lumte do tregosh qe je nje politikan i paster dhe do shtosh elektoratin tend.Kjo lufte qe ti ben te mos hapen hetimet bie ere dhe tregon qe je i kredhur koke e kembe brenda.Politikane qe jini pasuruar me parate tona behuni bura kur u kerkon ligji dhe mos qani se nuk lini shije te mire dhe te dashnoret

  4. Asd says:

    Po eshte dhene nje here vendim por vendimi eshte dhene kur kishte imunitet apo jo? Dhe hetimi mund te rihapet kur ka prova te reja. Qe seshte rastesi qe u hap me gjeneralin ne usa dhe berishen non gratta. Ka prova te reja o debil.

  5. isa boletini says:

    Per kete ceshtje duhet te perfshihen te gjithe avokatet,psikologet,gjykatesit e prokuroret me te mire ne vend per ti dhene hakun ketyre plehrave qe ne 30 vite e kane shkaterruar Shqiperine.Vetem nga lakmia e tyre dhe e familjareve te tyre per pushtet e pasuri, shqiptaret marrin rruget e botes dhe gjendja ekonomike per popullin eshte me e varfera ne Europe. Ndeshkimi duhet bere sa me pare dhe te gjithe ata qe e hetojne kete ceshtje duhet qe te betohen ne Zot dhe ti bejne shembull keta shemtira te veshtira

  6. "BOHOTINA" says:

    Kur nuk ke pune me Gerdecin, me ke ke pune ti me Eli Faren? Ah, qen bir qeni sa i ndyre je! Ne kemi levizur me makina ushtrie tesha e ushqipe dhe makina dilte ne urdher dite, pershkruhej rruga e levizjes ne ikje e ne kthim, koha e nisjes dhe e ardhjes, vendosnim me pergjegjesi shofer te ndergjegjshem dhe pergjegjes makine oficer ose nenoficer. Ti ke levizur municione pa asnje rregull dhe thua nuk kam pergjegjesi…

  7. Sul Koburja says:

    Çështja jote nuk eshte gjykuar ne themel dhe ti te jesh deklaruar i pafajshëm.Te shqyrtohet çështja ne themel,ky eshte gjykim i çështjes Fate,e kuptove.Parashkrimi per veprat e te gjithe ministrave e tjere eshte hequr me ligjet per reformën.Do hetohen te gjithe edhe Nano,cac angjeli etj,etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje