E akuzon për shpifje, Basha shkon në Gjykatën e Posaçme për padinë ndaj Veliajt

24 Nëntor 2021, 10:41Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është paraqitur këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme për seancën e padisë së bërë kundrejt kryebashkiakut së Tiranës, Erion Veliaj për shpifje.

Dy palët refuzuan në seancat e kaluara pajtim. Basha ka shkuar në seancë për të shmangur pezullimin e çështjes pas ndryshimit të gjyqtares, duke treguar kështu sipas PD-së vullnetin për ta çuar deri në fund përballjen me Erion Veliaj.

4 muaj më parë, Gjykata e Lartë njoftoi se GJKKO është kompetente për shqyrtimin e të gjitha akuzave penale të ngritura ndaj një zyrtarëve të lartë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje