Nga Bledi Lumani
Në gjithë këto vite, fabula e vetme e opozitës ka qenë Edi Rama: Ai ishte i korruptuari, hajduti i votave, njeriu i lidhur me krimin, që duhej rrëzuar një orë e më parë, në mënyrë që të vinin këta në pushtet dhe të na shpëtonin.
Por tani shohim se nuk qenka tamam kështu. Ose më saktë, sipas atyre që vetë thonë, këta qenkan edhe më keq se Edi Rama, se ia paskan pas me të futur edhe njëri-tjetrit, jo më neve!
Tani del Berisha dhe ata që e ndjekin nga pas dhe thonë se nuk është vetëm Rama i korruptuari dhe i keqi, por edhe Lulzim Basha, me të cilin kanë një 20 vite që ndajnë çdo gjë.
Vetëm se këta veç para nja dy muajsh e njohën që ai paska qenë jo vetëm i paaftë, që nuk ka fituar asnjë palë zgjedhje, por edhe hajdut që ndan lekët me Taulant Ballën, tradhtar se bashkëpunon me Sorosin kundër PD dhe Berishës, i marrë peng nga Rama, me të cilin paska marrëveshje të fshehtë, dhe gjithfarë poshtërsish të tjera, që ne nuk i dinim dhe po na i zbulon “Foltorja” ditë pas dite.
Nga ana tjetër del Lulzim Basha, që thotë pak a shumë të njëjtat akuza, këtë radhë për Berishën. Edhe ky nuk e paska njohur Berishën gjithë këto vite, se siç i ka thënë një plak i urtë para ca kohësh, që ta njohësh vërtet Berishën, duhet ta kesh përballë si kundërshtar.
Dhe tani që e ka përballë, Basha paska zbuluar se Berisha është i lidhur me krimin, se është palë me Tom Doshin, “Qifen” dhe këta të fortët e Elbasanit, madje edhe se bashkëpunon me vetë Ramën kundër tij, bashkë me Ilir Metën, të cilit deri para ca muajsh i shkonte në zyrë sa herë e thërriste, për të çuar para “revolucionin” e tyre, që iu mbeti rrugës.
Në fund pastaj del edhe Ilir Meta, që mesa duket i ka ardhur prapë goja pas shpullave që mori më 25 prill dhe na tregon si ka bërë gjithë këto sakrifica për ish-aleatin e tij Lulzim Basha, duke e përdorur Presidencën si zyrë të opozitës, por ky i fundit nuk e paska merituar gjithë këtë, se i tradhtoi dhe po mban anën e SHBA, kundër Doktorit dhe Metës.
I vetmi që nuk përmendet më në gjithë këtë histori, me akuza tradhtish, korrupsioni e lidhje me banda e kriminelë, është Edi Rama. I cili, tani na dalka më i ndershmi, ndryshe nga sa na thoshin këta, që tani po shqyejnë njëri-tjetrin.
Kuptohet, jo se kjo është e vërtetë, por kur dëgjon këta, i jep të drejtë Edi Ramës, që thotë se “nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne s’ka”.
Ndaj dhe jemi këtu ku jemi!
Ajo dihet por mesa duket askush nga keta sdo perfundoj ne burg. Spaku eshte duke fjetur. Mjere ky popull ne cfare duarsh kane rene.
Shume dakort me ty. SPAK po sillet si ai aktori i turpshem amator qe e di se cduhet te beje por nuk del ne skene nga turpi dhe frika. Sjellja e SPAK po demton gjithe Shqiperine.
Ndoshta ajo qe te gjithe nuk duam ta pranojme eshte qe mbi te gjithe (Berishen, Meten, Fevziun, Noizin, Moniken, Canin etj ) qendron injoranca therese e jona, pra e popullit Shqiitar. Dembelizmi yne i pashembullt per t’u civilizuar dhe veset tona arabo- anadollake jane nje semundje qe veshtire se mund te sherohet. Nese ne ne rruge, ne shtepi, ne bare a ne pune do te tallemi me shkencen, artin, muziken, librat dhe gjithsha qe ka te bej me arsyen, jo Spak por as spata nuk na ndreq. Nese ne qeshim me perlat e Nard Ndokes, mbrekullohemi kur njerzit tallen me gjuhen Shqipe ne pra e kemi hak te na trajtoj bota si katundare arab. Dhe sigurisht, kur te dale Edi ne trlevizor do te themi; “ky te pskten eshte shok i ngushte me Erdoganin “
Asdreni, respekte. Koment me vlera.
Problemi eshte se njerez si ty ne Shqiperi ka, por Jeni vetem nja 30%.
Nuk e mposhtni dot ate 70 perqindshin anadollak qe thua ti. Fol sa te duash ti. Ata, qe nga kafeneja e dembelizmit ku kalojnë diten, shprehin militantizmin e tyre me ato xhevahiret qe ti i di me mire nga mua.
o Bled…!!!! nuk thuhet me I ndershem per hajdutin…por…me pak hajdut….
Bledar Lumemadhi jo se Edi Rama na del por eshte me i ndershmi ne politikberrjen e 30 viteve!Kush ka vesh ta ndigjoje,kush ka sy ta shikoje e kush ka mendje ta kuptoje.E keqja e nje pjese te ketij kodosh populli eshte budallallepsur per rreth 20 vite nga mendimi feudal Berishist,nga mos morali i Metes dhe mendon se te gjithe jane njelloj kur dihet qe Edi Rama eshte vite drita larg mendimit te kesaj klase te ndyre politike qe fale nivelit shoqeror te ulet kane mundur te penetrojne e te rrojne ne keto vite!Per nje çasti beni nje analize te thjeshte dhe shkoni nga se rrethohet Edi Rama(nga kaceleria me e larte boterore) dhe shikoni respektivisht Saliun nga nje tufe injorantesh,shikoni Ilirin nga je tufe hajdutesh pa moral dhe Lulin nga nje mikser midis dy paleve te shoqerise hajduteve te Toto Likes dhe injoranteve te Sali Berishes.
Ndaj o Bledar mos na e ul piacen e mendimit deri ne kete pike sepse jo te gjithe ane ardhur nga fshati dhe jane gdhire qytetar hajdute ,por qytetar kane qene dhe si te tille do qendrojne deri ne frymen e fundit me shprese qe pas 30 vitesh ta shohin vendin me je shoqeri te emancipuar dhe te civilizuar duke u bere pjese e integruar ne familjen Europiane jo si mesjetare por si qytetar te denje moderne te kohes.
Bravo caci.Komenti me I mire.
Rama gjate qeverisjes nuk ka asnje skandal te tipit 230 milion Euro te zhdukura ne R. e Kombit, 26 te vrare ne Gerdec, 4 te vrare pa gjyq ne Bulevar me 21 Janar, 400 Euro te zhdukura ne casket dhe Islamin ne Kesh.
Sigurishte qe Rama s’ka. Pse? Ndoshta per shkak se eshte rob shteti dhe ka motive me civile ka mundur qe te kontraston me fshataret inferior nga Vucidoli dhe Skrapari! Fshataret kur bien ne ushqim jane te pangopur!
Po…eshte me i ndershmi…
Kjo shpjegon irritimin dhe urrejtjen e Sales dhe Baftiarit president..ata jane mbytur me krime e korrupsion
Sipas shkrimit ne brendesi, nuk del se Rama qenka me i ndershmi.
Sepse Berisha akuzon Bashen se eshte lidh me Ramen e po mban narkoshtetin Ramen.
Basha akuzon Berishen se ai po mban Ramen qeverine qe ai don ta shporri.
Meta po akuzon Lulin se ndihmoi Ramen me gabimet apo fajet e tij.( pra Ramen e keq)
Rama eshte mjeshtri i korupsionit, ai ka rritur borxhin frikshem keto vite te qeverisjes se tij. Gjithnje ka patur e do kete emigracion, por shifrat e ketyre viteve te qeverisjes se Rames jane te paimagjinushme dhe te padegjuara ndonjehere( ndonse Rama para se te vij ne pushte ka deklaruar me ze e figure, qe ne qeverisjen tone shume emigrante do kthehen).
Pra mos na beni per budallenj me tituj aspak te dale nga brendesia e artikullit.
Keto paskan qene palaço! Tamam ” aleanca e qelbesirave” qe thoshte kryeqelbesiri Berisha, pushtkomunisti qe ska njohur bota bota mbare.Fatkeqesisht la akoma2shume injorante dhe idiote qe I shkojne mbrapa!
PAJTOHEM PLOTESISHT ME KOMENTIN E “CACI” I KE THENE TE GJITHA . EDI RAMA ESHTE PREJ FISI JO PREJ LISI OSE PYLLI.
Zoterinj, edhe ketij (E.R.), si te tjereve, do t’i dalin te palarat kur te mos jete me ne pushtet. Edhe Sala sa ishte ne pushtet ishte me i miri per Ameriken.
O Bledi Lumëmadhi!
Deri në rreshtin e parafundit ishe në rregull.
Çdeshe që u përlyeve me reshtin e fundit. Që Rama të kishte vetëm një indicie apo përlyerje korupsioni diku ,në këta 8 vite, o nëne, o nëne si do të bëhej varg opozita në dyert e Spaku-t. Berisha, Meta, Basha treshja më agresive në këta 30 vjet ende nuk ju është dhënë asnjë shans. Shansi i tyre është që ndërsa përlyejnë njëritjetrin dhe këtu janë të vërtetë, futin dhe Ramën si Xholi- n e kuq. Nëse ke ndonjë indicie ti o lumëmadh drejtoju në spak, ndryshe tërhiqen atë rresht dreqi e martë.
Berisha ,Meta ,por edhe Luli qelbnin që në rini por interesaxhijtë ,qorrat dhe idiotët i kishin hundët e zëna edhe pse nuk ishte përhapur flama e covid 19 ,ata sot qelben si kërme plot me krimba dhe çuditem se si njerëzve u ka mbetur nuhatja zero kur ata po kutërbojne dynjanë