Kryeministri Edi Rama ka përmbyllur fjalën e tij në konferencën online ku mori pjesë në kuadër të “Open Balkan”.
Në fund të fjalës së tij, moderatori i konferencës e quajti Ramën “kampioni i Open Balkan” dhe kjo ka sjellë duartrokitje në parlamentin e Beogradit.
Presidentit i Serbisë Aleksandër Vuçiç mungoi gjatë takimit, pasi ndodhet për një vizitë zyrtare në Moskë. Në vend të tij është kryeministrja Ana Brnabiç dhe zv.kryeministri i Serbisë.
Në konferëncë, Rama dhe përfaqësuesi i SHBA, Gabriel Escobar kanë marrë pjesë online. Escobar tha se që kjo nismë të kishte sukses duhet të merrte pjesë në “Open Balkan” secili prej 6 shteteve.
Rama kritikon BE
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin nismën e Ballkanit të Hapur, por me kushtin që asaj t’i bashkohen të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Kushti i Uashingtoni është shprehur gjatë takimit online në kuadër të Ballkanit të Hapur, mes zyrtarit të DASh, Gabriel Escobar dhe udhëheqësve të tre vendeve nismëtare, Shqipërisë, Serbi dhe Maqedonisë së Veriut.
“Mbështetja bëhet në bazë të kushteve që nisma të jetë hapur për të gjithë për anëtarësim të barabartë dhe jo të shërbejsë si shpërqendrim për rrugën europiane. Nisma nuk mund të ketë sukses pa të gjashta vendet”, deklaroi Escobar në takimin e zhvilluar online.
Shqipëria përfaqësohej në këtë takim nga Kryeministri Edi Rama, Maqedonia e Veriut nga zv.kryeministri Nikolla Dimitrov për shkak të dorëheqjes së Zoran Zaev dhe Serbia nga kryeministrja Ana Brnabiç, për shkak se Alexander Vuçiç ndodhej për një vizitë në Rusi për takim me Putin.
Në fjalën e tij, Rama i tha zyrtarit amerikan se e kanë të vështirë që të bindin tre vendet e tjera që të bëhen pjesë e nismës.
“Nuk është në dorën tonë që të bindim të tjerët. Ne duhet të ecim përpara. Secili ka marrë vendimet e veta. Ne thjesht po zbatojmë procesin e Berlinit”, tha ai.
Rama falenderoi SHBA për mbështetjen që ofron për këtë nismë, ndërsa Bashkimin Europian e kritikoi, pasi sipas tij nuk po inkurajon Kosovën, Bosnjen dhe Malin e Zi që t’i bashkohen “Ballkanit të Hapur”.
“BE bëhet problem kur thotë që duhet përfshirëse. Në vend që të thuhet kjo, le të inkurajojnë të tjerët të bashkohen. Me këtë qëndrim, BE është duke u dhënë të tjerëve alibinë që Europa është kundër, Gjermania është kundër Ballkanit të Hapur”, u shpreh ai.
Kryeministrja serbe e cilësoi Ballkanin e Hapur një mundësi më shumë për qytetarët e rajonit. Ajo tha se nisma do të rrisë mirëqënie e tyre në të gjitha vendet anëtare, ndërsa dështimin e saj e cilësoi një kthim pas dhe rrezik për rajonin.
Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov e vuri theksin te nevoja që vendet e rajonit të heqin kufijtë me njëri-tjetrin.
Pjesemarrja e Kosoves ne “Open Ballkan” do forconte faktorin shqiptar,do ishim dy shtete e gjysem megjithe Maqedonin,refuzimi I Kurtit eshte per motive personale, ai e urren kryeministrin e Shqiperise Edit Rama,kete e verteton dhe pjesemarrja ne fushaten elektorale te 25 Prillit.
100% sakte!
O.B eshte nje farse per te shtyre B.E te antarsoj vendet e Ballkanit. K.M palla me ne fund doli bllof se O.B nuk eshte ide e B.E por e Moskes.
Putin do ta dekoroje Ramen me urdherin kampion I sllavizmit
Serbia do “Open Ballkan” , Ballkan pa kufij.
Serbija pretendon se midis asaj dhe Kosoves nuk ka kufij, Kosova eshte e saja.
Kosova pretendon qe Serbija te njohe njehere kufirin me Kosoven dhe pastaj OK “Open Ballkan”.
Rama kujt i sherben me “Open Ballkan” dhe qe duartrokitet ne parlamentin serb?
Kaq e thjeshte eshte.
per Kris 1 dhe tjetrin me poshte tij-
Se pari; ne kete konference mori pjese perfaqesuesi i SHBA-se dhe jo i Rusise, prandaj boll fole gomarlleqe. Mbrapa Open Ballkan” eshte SHBA-ja dhe Gjermania (Merkel).
Se dyti; Kosova ka interes qe te anetaresohet ne cdo nisme nderkombetare ku merr pjese edhe Serbia, pasi, pranimi i anetaresimit te Kosoves ne keto nisma si entitet i vecuar prej Serbise eshte nje njohje “de fatto” e saj prej Serbise.
Nese ceshtja e njohjes se Kosoves prej Serbise do te perfundonte nje dite ne nje Gjykate Nderkombetare, Serbia do ta humbte davane, pikerisht prej pranimit te saj qe te anetaresohen ne nisma e organizata nderkombetare si entitete te vecuara. Ceshtja e kufinjve qe permendni juve me lart eshte non sense, pasi edhe ne rast se te dyja shtetet pranohen ne BE, kufinjte do te jene ne te njejtin status sic do jene ne rast se Kosova futet ne “Open Ballkan”.
Kokefortesia e Kurtit per te kuptuar kaq pak gje eshte e pakuptueshme dhe e demshme per Kosoven.
Pavaresia e Kosoves e kaloi testin në Gjykaten e Hages në 2010 por kjo se pengoi Serbine të mosnjohe Kosoven.
Keto perralla se gjoja Serbia do të njohe Kosoven de fakto shko tregoja ndonje tjetri shoku patronazhist.
Rama kishte rastin të bashkonte forcat me Kurtin e ti kerkonte Serbise të respektoje sovranitetin e Kosoves dhe jo të sjelle tanket e avionet kur qeveria e Kosoves kerkon reciprocitet ne nje gje elementare sic jane targat e makinave.
Në vend qe të bashkohet me Albinin ai i bashkua me Vucicin.
Sa per dijeni nuk eshte vetem qeveria e Kosoves qe eshte kunder Opan Balkan por gjithe speltri politik.
100000000000000000% SAKTË! SHKURT. BUKUR. DREJT. NUL MUMD T’I HIQET ASNJE PRESJE KETIJ KOMENTI.
FALEMNDERIT!
Jeni gabim sepse O.B eshte nje vegel qe perdoret per te kercenuar B.E per spejtuar antarsamin.
Po, pse, ne shqiptaret nuk e duam pa kufij? Te tille mes Shqiperise, Kosoves, Maqedonise dhe M. Zi dmth gjithe bota shqiptare komunikon e leviz lirshem.
Bravo Edi Rama! Gjigand i politikes!
Hehee sa domethenese..Rama eshte komplet I deshtuar ne Shqiperi dhe na shfaqet si nje vizionar tek serbet..Ballkani I hapur eshte nje kthim mbrapa per Kosoven dhe Rama e di shume mire,habitem ku e gjen gjithe ate kurajo dhe kembengulje per ti ngulur nje thike mbas shpine Kosoves?
Duartrokitjet e serbeve qe vazhdojne te mbajne nje qendrim diskriminues ndaj Kosoves, pra shqiptareve, per Ramen , tregojne sa thelle eshte zhytur ne kenete ky antishqiptar ( pro serb ) qe per fat te keq na perfaqeson.
E njejta gje mund te thuhet edhe per opoziten tone e cila per kete rast duhet te ulerinte dhe te ngrinte popullin ne kembe.
Kunder Ballkanit te Hapur nuk eshte vetem Gjermania dhe Europa, por edhe ShBA, kur Eskobar e thote qarte : ” Mbeshtetja behet ne baze te kushteve qe nisma te jete hapur per te gjithe per anetaresim te barabarte dhe jo te sherbeje si shperqendrim per rrugen europiane. Nisma nuk mund te kete sukses pa te gjashta vendet “.
Me kete fjali Eskobar ka permbledhur qendrimin kunder Ballkanit te Hapur sa kohe qe Serbia e diskriminon Kosoven, vazhdon lidhjet me Rusine e Kinen dhe marrin pjese vetem 3 vende ne te.
Pra Ballkani I Hapur eshte I destinuar te deshtoje, por kjo mbulon me turp klasen politike ne Shqiperi si te perpunuar nga Serbia gje qe tregon vazhdimesine e politikes se Partise se Punes, pjelle e se ciles eshte kjo klase.
kjo gjella serrbe do i mbetet rames ne fyt …….
Serbet dhe naqedonet ramen e konsiderojne te tyre,vlle ose grek dhe jo me kombesi shqiptare dhe pastaj qe eshr ktyesorja orthodoks.
E habitshme! Si ka mundesi gjithe kjo vardisje e Shqiperise formale ndaj Serbise. Gjithe kjo vardisje e peshtire!
C’eshte gjithe kjo?
Keshtu mund te jeni sjell edhe me shqiptaret qe mbeten andej kufirit me Greqin.
E mjera Shqiperi londineze, andej lufte mes veti, fyt per fyti mes veti. E kendej me serbin gjithe kjo dashuri me mbeturinat cetnike gjenocidiale sic jane Aleksander Vucicet gjitheandej ne Serbi.
Kujdes popull vella shqiptar andej gardhit, ujdes kur shkjau duartroket ne Beograd cilindo udheheqes tuajin atje!
Vetem Serbise i intereson Open Ballkan. Dalje ne det pa tarifa dhe dominim te tregut me produkte serbe pa tarifa.
Ta qifsha pragun Edvin qe kerkon ti hedhesh hi syve shqiptareve.
Ne politiken jashteme EDI te pjek arrat,
po ce do se ekonomine e brendeshme
e ka per toke ! Bashkohem me komen-
tuesit e mesiperm se ne kete takim merrte
pjese SHBA-BE dhe jo PUTINI RUS ! Kaq te
thjeshe jane gjerat be politike : Kush e mbeshtet
procesin ?! Amerika e Europa apo Kina e Russia ?!
Po ne Shqiperi te gjithe sot me politike :Edhe “Beromi
i Xhafes qe dikur s’dinte te lidhte ushkuret e brekeve
sot vazhdon te Jetoje ne kasolle i gjemon goja ne politike
duke i thene fshateve te tij se nje dite pasi ishte bere
thumb me raki moreje ne Nate para ishte gdhire Demokrat
i thekur dhe ishte gati te dilte ne me kkallashin e fshehur
per te mbrojtur “heroin” e tij Bacen Sali nga Vicidoli …..!!!!!
Kjo eshte njelloj si Raishtagu gjerman te duartrokiste Stalinin, ose si Dhoma e Sovjeteve e ish BRSS te duartrokiste Hitlerin, pastaj ç’i qi t’emen se do te vriteshin ne lufte me njeri tjetrin.
Ç’kërkoni o njerzë të futet Kosova në Ballkanin e hapur si pjesë e Serbisë ashtu siq e trajton Serbija por fatkeqësisht edhe Edi Rama.Shumë gjak ka derdh Kosova për të mos qenë pjesë e një Serbie të madhe.Nuk është për t’u habit me Ramën se edhe gjatë historisë ka pas shqiptarë të till të shitur.Nuk do dhkoi shumë larg në histori por shumë afër në Kosovë Rrahman Morina me gjithë wenjen punonte për Serbinë.por populli i Kosovës u distancua nga ai tradhtar ndersa në Shqipëri po i duartrokitet tradhtisë.Këso veprimesh përkatësisht eksperimentesh ka bër me Jugosllavinë.edhe Enver Hoxha por i doli gabim.hesapi dhe morri doditje të rend politika por edhe ekonomia shqiptare.Nuk.është aspak kontestuese se pas pak vitesh do e paguan Shqipëria dhe populli i saj faturën e rend por do jet von e me pasoja.Një eksperiment të till e keni provuar edhe në të ashtu quajtura kohë e demokracisë me firmat piramidale pa çka që në.pushtet ka qenë Salihu.Si dukët populli shqiptarë është i prir të bënë eksperimente qofshin ato edhe në dëm të tij.
Nuk eshte hera e pare qe udheheqesit e shqiperise ia kan fut thiken mbas shpine Kosoves dhe asnjeher qeveritar shqiptar nuk kan shikuar interesin shqiptar dhe cdoher kan qene te shitur. Kete iu ka lene trashigimi diktatori Hoxha qe mos me i prish punet me vllaznit sllav dhe prej demokracise udheheqes te shitur kemi pasur ne shqiperi cdoher dhe po mos te ishte Shba keta politikanj do ta benin Serbi teritoret shqiptare. Por kjo ska per te ndodhur.
Hahaha, thike pas shpine kosoves. Fati kosoves eshte vendosur me arme. Keni ngelur te ura o qyqar. Trembeni ju qe zhgerryheshit neper dyert e ambasadave dhe tani levizni lirshem. Serbet dhe tani levizin neper kosove. Neser do levizin lirshem. Ku eshte rreziku? Te mendja juaj e ndryshkur.
Gjithmone kam pasur dhe do te kem deshiren e mire per ndryshimet pozitive qe ndodhin ne Shqiperi. Kjo lloj nisme me ka sjelle trishtim kur e degjova per here te pare , te dyte , te trete dhe te disaten here me sjell nje ndjenje trishtimi . Dhe besoj se kjo vjen nga qe di se thelle , shume thelle ne zemren e Serbe ve prej qindra vjetesh eshte mbjelle urrejtje per popullin shqiptar . (kete nuk e kam vetem me te thene e te degjuar por edhe me te provuar) .Kjo nuk ka ndodhur as ne Serbi dhe as ne Shqiperi por ne nje vend te trete shume demokratik . Pasi e ndihmova si klient dhe mbeti shume i kenaqur sa nuk dinte me si te me faleneronte me pyeti : Nga jeni ju ? Shqiptare u pergjigja Une . Kaq ju desh Serbit dhe u largua me koken ulur pa thene asnje fjale . Ja keta jane serbet ,Urrejtja qe kane eshte pjelle e mendjes se tyre kundra shqiptareve dhe sa do qe te themi dhe te bejme ne dhe te mendojme se duke u sjelle mire me ta ata do vene doren ne Zemer te ndryshojne , Fatkeqesisht JO.Shikojini sa vrane dhe prene ne Kosove dhe nuk denjojne te thone Na Falni se GABUAM >.Me ta duhet te kete vetem RECIPROCITET bile Une do tu vija dhe Sanksione deri sa ata ta njihnin Kosoven . Zoti Rama ketu po i humbni pike vetes .